20/06/2008
Shumë blogerë shkruajnë se me nënshkrimin e fundit të SAA, BiH ka gjithashtu shumë për të parë përpara. Të tjerë janë më të matur, duke paralajmëruar se ndryshimet pozitive do të duan kohë.
Nga Zheljana Grubishiç për Southeast European Times -- 20/06/08
![]() "Varet nga ne për ta bërë të punojë këtë marrëveshje, si çdo gjë tjetër lidhur me politikën e jashtme të BiH," shkruan anëtari i presidencës së BiH Zheljko Komsiç në bllogun e vet. [Getty Images] |
Më parë këtë javë në një ceremoni në Luksemburg, Bosnje dhe Herzegovina (BiH) nënshkroi marrëveshjen e pritur gjatë të stabilizimit dhe shoqërimit (SAA) me BE. Futur në veprim në 1 korrik, marrëveshja do të zbatojë tarifat e kuotat e reja të doganës ndënse anëtarësimi në fakt në BE mund të jetë i largët për BiH. Blogerët reflektojnë mbi realitetin e ri të vendit të tyre.
Anëtari i presidencës së BiH, Zeljko Komsic, në blogun e tij përpunon pasojat e akordit të ri për BiH. Komsiç thekson se SAA është së pari një marrëveshje ekonomike që do të bëjë të nevojshme gjithashtu reformat politike.
"Marrëveshja ka 1,000 faqe. Rreth 10% e kësaj janë rregullimet tekstuale e normative. Pjesa tjetër është më së shumti një listë e saktë e prodhimeve të importuara nga BE, pagesat e të cilave do të bien me 50% sapo SAA të hyjë në veprim, ose do të hiqen fare nga 2009 apo 2010."
Komsiç tregon anën pozitive. "BiH do të jetë në gjendje të eksportojë mallra në BE ndonse ato duhet të përmbushin standardet... e prodhimeve në tregun e BE. "Varet nga ne për ta bërë të punojë këtë marrëveshje, si çdo gjë tjetër lidhur me politikën e jashtme të BiH."
Në ndryshim nga kjo, Haler paralajmëron se "Të gjitha partitë politike dhe institucionet e BiH duhet...të bëjnë një përpjekje me qëllim që të përmbushin kërkesat e BE." Ai sugjeron se "retorika ndezëse midis partive politike që shpie në urrejtjen dhe ndarjen e BiH, duhet të rreshtë...Ne na duhet një kushtetutë e re."
"Unë si konsumator duhet të jem i lumtur. Por pse? Unë punoj në një nga ato kompani që ndeshin një luftë të ashpër me kompanitë [e huaja]," përfundon me keqardhje edona.
Megjithatë muskoz pasqyron shpresë duke pohuar: "Le të jemi gati të gjithë të veprojmë dhe të jemi të duruar, rezultatet e mira do të pasojnë."
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes