13/06/2008
Një sulm i fundit ndaj një gazetari ndez reagimet e blogerëve lidhur me lirinë e shtypit, shprehjen e lirë, sistemin gjyqësor dhe aparatit policor në Kroaci.
Nga Davor Konjikushiç për Southeast European Times në Zagreb -- 13/06/08
![]() Një lexues kroat lexon Jutarnji list. [Getty Images] |
Dushan Miljus, për një kohë të gjatë një gazetar kroat i gazetarisë së krimi u rrah egërsisht në 2 qershor në Zagreb. Sulmuesit, me shkopa metalikë ju turrën Miljus i cili hetonte krimin dhe korrupsionin për të përditëshmen kroate utarnji list, përpara shtëpisë së tij. Ai mbetet në spital me plagë që përfshijnë një tronditje truri dhe një dorë të thyer.
"Sulmet e rrugës, rrahja dhe goditja me thikë e njerëzve që flasin dialekte të ndryshme po shkatërrojnë të gjithë manierat e mira të Zagrebit, me një "modë të zezë" të pazakontë që po ndodh në rrugët dhe që duket se po na shpie ne drejt një të ardhmeje të errët," shkruan Aida në uebsajtin e Jutarnji list.
"Unë jam dakord me kritikën e Komisionit Evropian për sulmin," vazhdon ajo. "Jam gjithashtu dakord me kërkesën e tij se shteti duhet të gjejë keqbërësit...Sulmi ndaj Miljus është një sulm mbi lirinë e shprehjes, pra është gjithashtu një sulm ndaj lirisë sime personale."
Si një shprehje solidariteti, gazetarët kroatë protestuan përpara një godine qeveritare duke kërkuar arrestimin e bosëve të mafias dhe atyre që sulmojnë anëtarët e shtypit. Gazetarët e gjetën veçanërisht fyes reagimin e ministrit të brendshëm kroat që thjesht pyeti: "Kush është Dushko Miljus?"
"Në vend që të dalim në rrugë me shkopa bejsbolli, siç propozuan disa nga përfqaqësuesit e Shoqatës së Gazetarëve Kroatë, unë përkrah idenë e grevës së përgjithëshme të gazetarëve," shkruan Zheljko Peratoviç, gjithashtu një gazetar gjurmues, në bllogun e tij 45 lines. "Mafiozët për të cilët shkruante Miljus e kanë pasurinë e tyre nga kontrabanda e armëve, drogës dhe njerëzve," shton ai.
Mracni blog mjaft popullor në Kroaci, ja kushton një seksion të tërë incidentit nën titullin "Pena është më e fortë se një shpatë, në qoftë se shpata është e shkurtër dhe pena mjaft e mprehtë."
Duke lavdëruar Miljus si "një nga njerëzit e rrallë që ka vendosmërinë të shkruajë rreth veprimtarive kriminale dhe efekteve të tyre në vendin tonë", bllogu qahet se hakmarrja prej bosëve të mafies është gjithashtu e rëndomtë. "Disa kohë më parë, gjatë kohës së Igor Radjenoviç, drejtori i kompanisë Zagreb Roads u rrah ndërsa qe gati të hetonte marrëveshjet e fshehta brenda kompanisë së tij."
Miljus, shton bllogu, ndjeu gjithashtu "pushtetin e shkopit", duke provuar se ai duhet të ishte një gjemb në anën e dikujt.
"Deri sa shteti dhe institucionet të zënë të punojnë siç duhet, deri sa gjykatat të zënë të punojnë ndershmërisht dhe deri sa pasojat e veprimtarisë kriminale të jenë të ashpra mjaft për të shkurajuar ata që i shohin ato, të gjithë ata që duan të jetojnë në një shoqëri diç më të mirë e më të bukur, do të rrihen," përfundon Mracni blog.