16/05/2008
Futbolli rumun ka qenë në qendër të shumë skandaleve financiare që rezultojnë që rezultojnë në asgjë më shumë se vendime formale, por këtë herë një valixhe me 1.7 milion euro duket se ka nisur një hetim të vërtetë nga Departamenti Kombëtar i Anti-korrupsionit. Ose mbase jo, lënë të kuptohet blogerët.
Nga Paul Kiokoiu për Southeast European Times në Bukuresht – 16/05/08
![]() Prokurorët e korrupsionit po hetojnë presidentin e Steaua të Bukureshtit, Xhixhi Bekali. [PNG] |
Steaua e Bukureshtit, ekipi më i njohur rumun i futbollit, ishte vetëm një pikë pas CFR të Kluzhit në renditjen e turneut kombëtar. Ekipi i Kluzhit do të ndeshej me një tjetër ekip lokal, Universitatea e Kluzhit, në lojën e vet të fundit të këtij sezoni. Në qoftëse CFR Kluzh fitonte, ai bëhej për herë të parë kampion kombëtar i futbollit. Objektivi qe i lartë dhe menazherët e Steaua e dinin këtë.
Ditën e ndeshjes, prokurorët e Departamentit Kombëtar të Anti-korrupsionit (DNA) mësynë një kafene në qendër të Kluzhit ku gjetën përfaqësuesit e Steaua me një çantë që mbante 1.7 milion euro, të dyshuara se qenë taksur për lojtarët e Universitatea të Kluzhit në qoftë se mundnin CFR të Kluzhit dhe siguronte kështu titullin kampion për ekipin e Bukureshtit, ndeshja finale e të cilit ishte thjeshtë një formalitet. CFR e mundi U Kluzh dhe mori titullin por prokurorët e DNA nisën një hetim ndaj presidentit të Steaua të Bukureshtit, Xhixhi Bekali.
Nën titullin "Paralajmërimi i fundit", Katalin Tolontan, kryeredaktor i gazetës së përditëshme me qarkullim të gjerë Gazeta Sporturilor, shkruan në blog-un e tij se hetimi i DNA, "ndonse i rrezikshëm për reputacionin e tij, është një sinjal për futbollin". "Çfardo fundi që mund të ketë, ky është paralajmërimi i fundit," thotë analisti sportiv. "Është koha që paratë të ndalohen të vendosin kampionatin...ky është shansi i fundit përpara se futbolli të shkojë te kazinot," tha ai.
"Pse Federata Rumune e Futbollit (FRF) përfshin në rregulloren e saj ndalimin kundër ekipeve të motivuara me qëllim që të luajnë ndershëm për sa kohë kjo lejohet në kampionate të tjera?" shkruan Perfect Stranger. "Ishte vërtet e nevojshme për U Kluzh një valixhe me para për të nxjerrë jashtë loje CFR?"
10Cris përqesh operacionin e DNA. "Nuk u bë ndonjë shkelje...DNA duhej të priste për dikë nga U Kluzh që të merrte paratë. Ato nuk u morën. Kjo është vetëm një bujë për t'u treguar njerëzve se sa të fuqishme dhe të dendura janë përpjekjet tona anti-korrupsion," përfundonte ai.
Suporter fotbal (përkrahësi i futbollit) bën thirrje për drejtësi. "Unë shpresoj se, në momentin e fundit, drejtësia do të bëhet në Rumani. Steaua duhet të dërgohet në kategorinë e dytë dhe pronari i saj të futet në burg," shkruan ai.
"Veprimi i DNA është vetëm një dredhi gjatë fushatës zgjedhore," shkruan JacK. "Në qoftë se drejtësia rumune do të funksiononte me të vërtetë, ne do të kishim patur deri tani të paktën një politikan apo një biznesmen në burg. Por dënimet janë boshe apo nuk lëshohen kurrë."