PSD nxjerr "lepurin nga kapelja"?

25/04/2008

Gara për guvernatorin e Bukureshtit ndizet ndërsa kandidatët rivalë kuftojnë për propozimet e partive të tyre.

Nga Paul Kiokoiu për Southeast European Times në Bukuresht – 25/04/08

photo

Kristian Xhakonesku i PSD. [Gabriel Petresku]

Rumania do të mbajë zgjedhjet lokale në 1 qershor. Në Bukuresht, gara për kryetar bashkie po jep dramë të konsiderueshme. Me kryesuesit e saj fillestarë sfiduar nga mbrojtësit e tyre për propozimin, Partisë Social Demokratike (PSD) ju desh gati një muaj të vendosë për një kandidat.

Sorin Opresku, një kirurg i shquar i cili më parë bëri dy fushata të pasuksesëshme, gëzonte një reputacion të gjerë si asi në mëngë i PSD. Pengesë ai pati megjithatë kryebashkiakun e Distriktit 5, Ovidiu Vanghelie që i detyrohet shumë Opreskut për karierën e tij politike.

Një luftë e brendëshme, e zgjatur me javë, pa rradhët e partisë të ndara qartazi midis dy rivalëve. Më së fundi PSD vendosi për një kandidat kompromisi, ish ministrin e drejtësisë dhe zëdhënësin e tanishëm të PSD Kristian Xhakonesku. Vëzhguesit e shohin atë si një politikan të pazakontë që demonstron takt e sofistikim. Ndërkohë, Opresku u largua nga partia dhe ju bashkua garës si i pavarur.

Midis blogerëve, zgjedhja e Xhakoneskut mori si brohorima dhe përqeshje. Propozimi është "para së gjithash një lloj fitoreje për Bukureshtin...dhe së dyti për PSD," shkruan Doc. "Qyteti meriton një konkurrencë të shtrënguar për kryetarin e bashkisë dhe banorët meritojnë kandidatë të vlefshëm nga të cilët të zgjedhin."

Duke komentuar në postimin e Doc, Camil merr gjithashtu një qëndrim pozitiv. "Jam i kënaqur rreth kandidaturës së Xhakoneskut sepse edhe unë gjithashtu mendoj se ai do të rritë nivelin e debatit gjatë fushatës," komenton ai. Në të njëjtën kohë, ai dyshon se Xhakonesku do të mundë kandidatin Liberal Demokratik, ish ministrin e brendshëm Vasile Blaga. "Ndjenja me rrënjë të thella anti-PSD e bukureshtasve, nxitur nga zhvillimet politike të një viti e gjysmë të shkuar, është tepër e fortë për t'u kundërbalancuar thjeshtë për shkak se PSD del me një kandidat të nderuar," përfundon Camil.

Itinerant dyshon se reputacioni i kandidatit virtuoz do të pësojë disa goditje serioze. "Nuk do të shkojë shumë deri sa klishetë rreth 'diplomacisë' dhe 'elegancës' së zotit Xhakonesku do të shpërthejnë ," parashikon ai. "Për më tepër, vetë partia do të ndikojë sjelljen e tij përfundimisht gjatë fushatës, kështu që ne do ta shohim atë në situata të populizmit të bezdisshëm."

"Unë për vete mendoj se propozimi i Xhakoneskut është një gabim i madh," përsiat Partizanu. "Bukureshtasit nuk duan dikë me kostum të ngrirë por dikë me sens të përbashkët, një person industrialist, që përfaqëson mënyrën se si sheh sot Bukureshti. Bukureshtasit do ta marrin atë si një zgjidhje kompromisi për PSD dhe unë dyshoj se ata do të votojnë për të, kryesisht nga që shumica janë të pakënaqur rreth heqjes nga gara të Opreskut."

"Xhakonesku mund të përfaqësojë një opsion zgjedhor në një qytet kulture por jo në një kryeqytet mbytur nga trafiku i tij," përfundon Partizanu.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading