11/04/2008
Blogerët përshëndesin vendimin e Aleancës si një piketë për vendin ballkanik ndërsa vënë në dukje se vështirësitë janë përpara.
Nga Klodjan Seferaj për Southeast European Times – 11/04/08
![]() [Getty Images] |
Të takuar në Bukuresht javën e shkuar, anëtarët e NATO-s vendosën t'u japin ftesa dy vendeve të Evropës Juglindore, Shqipërisë dhe Kroacisë. Për Shqipërinë që ende s'e ka marrë veten nga një shpërthim municioni jashtë kryeqytetit, lajmi ishte një shtysë e madhe morale.
Zbutja e sensit të triumfit megjithatë, është një dijeni për sfidat që shtrihen përpara. Duke shkruar në blogun shekulli, Arben vë në dukje se ftesa vjen me kërkesa të posaçme dhe të pashmangëshme.
"Shqipëria duhet të përmbushë të gjitha detyrimet e veta me qëllim që të fitojë anëtarësimin e plotë në NATO sa më parë të jetë e mundur," shkruan Arben. Përveç kësaj, shton ai, vendi duhet "të kryejë të gjitha reformat e rëndësishme që përshpejtojnë hyrjen në BE. Vendi ynë duhte t'u kthehet të gjitha këtyre problemeve."
Gjovalin Hasani është dakord mbi nevojën për veprim. "Ne duhet të mendojmë se si ta bëjmë Shqipërinë më të bukur e më të sigurtë dhe si të tërheqim investimin e huaj. Nuk mund të humbim kohë duke mos bërë asgjë. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE dhe NATO [do të jetë] fitorja jonë më e madhe pas asaj të 28 nëntorit 1912."
Një nga çështjet më serioze që ndesh Shqipëria është zhvillimi ekonomik. Duke shkruar në peshkupaujë këtë javë, Gre diskuton përfundimet e një grupi ekspertësh kryesuar nga ekonomisti Hernando de Soto dhe Instituri i tij për Liri e Demokraci.
Komisionuar nga administrata e Berishës, raporti i grupit të de Soto tha se deri në 90% e bisnesit dhe pronave në Shqipëri janë "jashtëligjore", duke formuar pjesë të ekonomisë së zezë apo gri.
Si rezultat, shumë shqiptarë e gjejnë veten jashtë sistemit ligjor dhe nuk janë në gjendje të marrin kredi, të blenë siguracione apo të zgjerojnë veprimtarinë e bizneseve të tyre përtej një rrjeti të kufizuar të kontakteve personale.
"Shumica e shqiptarëve i kanë pronat dhe bizneset vendosur në pronën e qeverisë," vë në dukje Gre. "Rreth 92% e shqiptarëve e konsiderojnë veten pronarë por pronat e tyre janë të paligjëshme, që do të thotë se ato janë të paidentifikuara dhe u mungon përfaqësimi i duhur. Vetëm 19.6% e shqiptarëve kanë të drejta ndaj pronave të tyre. Shtëpitë e vlerësuar në 17.1 miliard $ mbeten të pafrutëshme, kapital i vdekur."
Finish komenton: "Pronat janë të PAINDENTIFIKUARA? Jo, jo, pronat janë të identifikuara por qeveria nuk do t'ua japë ato pronarëve të mëparshëm. Ato i mori më i forti. Këtu unë përfshij politikanët, që morën pronat nga ish pronarët."
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes