07/03/2008
Një eksorcizëm i pocaqisur në një kuvend në Rumani ka ndezur një debat të nxehtë rreth rolit të kishës në shoqërinë bashkëkohore.
Nga Paul Kiokoiu për Southeast European Times në Bukuresht – 07/03/08
![]() At Daniel Petru Korogeanu, 31 vjeç, u dënua në gjyq me shtatë vjet burg për shkak të vdekjes së një murgeshe gjatë ekzorcizmit. Irina Korniçi, 23 vjeç vdiq në qershor 2005 në një manastir të veçuar në fshatin Tanaku të Rumanisë verilindore. [Getty Images] |
Vdekja e murgeshës së re Irina Korniçi gjatë një ritual ekzorcizmi në verën e vitit 2005 bëri bujë për muaj të tërë në Rumani. Dy kampe të mprehtë të kundërt, njëri që dënonte kishën për praktikat mesjetare dhe tjetri që mbronte ritualet e lashta kristiane, u përleshën në intervistat e medias, bisedat në TV dhe blogjet e internetit.
Më parë këtë vit, Gjykata e Lartë e Drejtësisë dhe Kasacionit dha verdiktet për rastin. At Daniel Korogeanu u dënua me shtatë vjet burg. Kryemurgesha dhe murgesha të tjera në manastirin ku Korniçi gjeti vdekjen morën dënime nga pesë në gjashtë vjet.
Dënimi ka rindezur debatin. Në një article, të fundit, At Iustin Parvu, një njeri i njohur si "prifti rrëfyes i Rumanisë", akuzon median dhe shoqërinë laike për përdorimin e rastit për të sulmuar kishën ortodokse.
"Të gjithë ata gazetarë që hedhin gurë ndaj tij nuk janë të interesuar në Atin personalisht, por në atë për të cilën ata murgj falen dhe që nuk duhet ta bëjnë më," shkruan Parvu. "Të gjithë ata gazetarë nuk kani ide se çdo të thotë një ekzistencë kristiane, morale dhe teologjike... Ata përpiqen të godasin sa më fort munden traditën ortodokse, atë që ka ka mbetur në këto anë."
Duke komentuar në tanacu.blog.com, Darius vë në pikëpyetje këtë linjë argmenti. "Eshtë absurde ta trajtosh situatën si një sulm të orkestruar të medias. At Danieli bëri një gabim dhe kjo është arsyeja pse duhet të paguajë; këto janë ligjet që nga fillimi i kohës dhe kisha duhet ta pranojë këtë situatë të papëlqyer. Ai që mendon se koha duhet të matet me kishën dhe jo me mënyra të tjera rreth e rrotull e ka gabim dhe është injorant."
Një tjetër komentues, Socrate, gjithashtu dyshon se çështja e vërtetë këtu është sulmi ndaj kishës. "Në qoftë se dikush preku At Daniel Korogeanu, ai nuk e bëri për të shkatërruar ortodoksinë por për shkak se [murgu] është një njeri dhe si çdo njeri tjetër, është i ekspozuar ndaj gabimeve dhe mëkatit të krenarisë."
Komentuesi Silvian merr anën e At Danielit. " Kisha është një botë paralele në të cilën ne gjejmë veten shpirtërisht. Ajo është një vendstrehim. Kjo është pse At Danieli duhet të gjykohet nga klerikët jo nga njerëzit e ligjit."
"Pse nuk shkojmë ne te gjykatësi për të na falur mëkatet tona atëhere? Sepse jemi të gjithë të ndërgjegjshëm se duke shkuar në kishë ne hyjmë në një botë të ndryshme dhe e lëmë tjetrën pas," përfundon ai.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes