22/02/2008
Shpallja e pavarësisë së Kosovës mbizotëroi lajmet në Ballkan këtë javë. Në pjesën e parë të një serie dy-pjesëshe, vështrohen reagimet midis blogeve kosovare.
Nga Balkanblogs për Southeast European Times - 22/02/08
![]() [Getty Images] |
Blogerët anembanë Ballkanit kishin shumë për të thënë rreth shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe së ardhmes së shtetit të vetëshpallur. Midis blogeve të Kosovës, ashtu si midis shumë të tillëve në Shqipëri dhe diasporën ndërkombëtare, gjendja shirtërore ishte tepër e ngazëllyer.
Disa japin lista të vendeve anembanë botës që kanë ofruar njohjen. Të tjerë përshkruajnë festimet masive që u bënë përpara dhe pasi Hashim Thaçi lexoi me zë proklamatën e pavarësisë.
Kushtrim Xhakli, i cili shkruan rreth medias dhe teknologjisë së internetit, është një nga blogerët më të njohur të Kosovës. "Ne patëm një festë të madhe mbrëmë," tregon ai në një koment postuar në krye në France 24 Observers. "Njerëzit nuk pushonin së kënduari. Shumë qanin nga gëzimi, duke menduar për gjithëshka që humbëm në luftë. Ne kemi luftuar shumë për këtë pavarësi dhe ne e meritojmë atë."
"Natyrisht, ekonomia e Kosovës nuk shkëlqen në këtë çast. Por unë kam besim në të ardhmen sepse ne kemi shumë njerëz të rinj; mbi 50% e vendit është nën 35 vjeç," shkruan Xhakli. "Ata përgjithësisht flasin anglisht, sepse ne kemi jetuar tetë vjet nën mandatin e OKB dhe ata janë të mirëtrainuar në fushën e teknologjive të reja dhe të internetit: 23% e shqiptarëve kanë akses interneti dhe zhvillimi është i shpejtë. Kështu që Shqipëria është një vend ideal që industritë të përdorin disa nga këto aktivitete. Kjo është ajo që ndodh në Estoni, e cila u bë tepër e fuqishme në fushën e teknologjisë së re pas pavarësisë. Ne mund ta bëjmë këtë gjithashtu."
"Media e huaj merakoset mjaft se mos serbët në Kosovë persekutohen, por nuk ka shans që kjo të ndodhë," vazhdon ai. " Së pari, për shkak se ne nuk jemi naivë. Ne nuk kemi pritur gjithë këtë kohë për pavarësinë që ta flakim atë gjithsesi tani, veçanërisht kur pakica serbe nuk përbën as edhe një problem. Së dyti, ne nënshkruam marrëveshjen e Ahtisaarit."
Në afat të shkurtër, republika e re ndesh probleme të mëdha e të vogla, që nga lëshimi i pasaportave e deri në fitimin e njohjes ndërkombëtare.
"Paçi fat në përpjekjen që gjithkush në botë të shkruajë 'Kosova'. Kjo do kohë," komenton GK. Ndërsa deklarata e pavarësisë i referohet "Kosova", agjensitë e lajmeve dhe krerët ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe ata që kanë dhënë njohjen, vazhdojnë të përdorin formën më të përhapur të emrit.
Javën tjetër: pikpamja nga Beogradi.