15/02/2008
Blogerët vlerësojnë perspektivat e vendit për marrjen e një ftese për t'u bashkuar me NATO në samitin e Bukureshtit në prill.
Nga Klodjan Seferaj për Southeast European Times -- 15/02/08
![]() Shqipëria priti vitin e kaluar një operacion të përbashkët reagimi ndaj një krize detare, nga NATO dhe vendet partnere. [NATO] |
Shqipëria ka një shans të mirë për të marrë një ftesë për t'u bashkuar me NATO në një të ardhme të afërt, megjithëse procesi i refomës së saj nuk ka qenë aq i shpejtë sa çdo të donte Aleanca, besojnë blogerët lokalë.
Udhëheqësit e vendit e kanë përshkruar integrimin në NATO si një përparësi të lartë të vendit, duke u zotuar të mos lënë gur pa luajtur në përpjekjet për të përmbushur kërkesat. Megjithatë, luftrat partizane midis koalicionit qeverisës të kryeministrit Sali Berisha dhe partive opozitare e kanë ngadalësuar ritmin dhe zyrtarët e NATO-s, duke përfshirë sekretarin e përgjithshëm Jaap de Hoop Schefer, kanë paralajmëruar se vendi ka ende punë për të bërë.
Duke shkruar në peshkupauje, Ll parashikon se Shqipëria do të bashkohet megjithatë me NATO shumë shpejt. Edhe pse "asgjë nuk është zyrtare" ende, vendi ka shumë gjasa të marrë një ftesë gjatë samitit të prillit të Aleancës, beson ai.
Perspektivat e Shqipërisë, ashtu si dhe ato të bashkëanëtares në Kartën e Adriatikut, Maqedonisë, janë nxitur nga nevoja për të garantuar sigurimin rajonal, sugjerojnë blogerët.
"Shqipëria dhe Maqedonia do të marrin ftesën vetëm për shkak të KOSOVËS, me qëllim që të krijojnë një rajon të qëndrueshëm dhe të sigurtë," shkruan Bledi.
"Unë jam pro anëtarësimit në NATO, pa dyshim. Edhe në qoftë se ato janë nën standardet e NATO-s, është e domosdoshme për to të bashkohen me Aleancën për hir të sigurimit rajonal," vazhdon ai.
"Anëtarësia në NATO-s është si vendim politik dhe teknik," sugjeron L1. "Në rastin e Shqipërisë, shqetësimet janë më shumë politike sepse teknikisht ne nuk kemi asnjë gjë për të mos u shtuar në Aleancë."
Blogerët shqiptarë kanë debatuar gjithashtu mbi një mori çështjesh të vendit. Një nga to është privatizimi i arsimit, në veçanti, vala në institucionet komerciale të arsimit të lartë.
Hap televizorin apo një gazetë dhe ka mundësi të shohësh një reklamë për një apo më shumë nga këto shkolla të sapongritura. Prirja ka nxitur zemërimin e disave që shqetësohen se arsimi po komercializohet, vë re Adri.
Ka patur "mijra reklama për universitete të ndryshme që janë hapur kohët e fundit në Shqipëri," shkruan ai. "Fakti që të gjitha ato janë pranuar nga publiku ka shkaktuar që shumë tifozë të sistemit publik arsimor të zemërohen dhe të protestojnë kundër arsimit privat."
"Ndoshta është mirë për këtë sektor të analizohet dhe të krahasohet me sisteme të tjera evropiane," vazhdon Adri. "Një analizë e thjeshtë dhe logjike e situatës shqiptare (dhe një interpretim i informacionit që vjen nga Evropa Perëndimore e Lindore) do t'ju bëjnë të kuptoni menjëherë se paniku ndaj sistemit të arsimit privat në Shqipëri është i pajustifikuar dhe duhet një bazë e fortë për diskutimet e ardhshme lidhur me këtë çështje."