Kërkohet drejtësi për zgjedhjen e ministrit të ri të kabinetit rumun

25/01/2008

Blogerët rumunë diskutojnë zhvillimet e fundit në luftën e gjatë për pushtet midis presidentit dhe kryeministrit, këtë herë që përfshin zgjedhjen për ministren e re të drejtësisë.

Nga Paul Kiokoiu për Southeast European Times në Bukuresht - 25/01/08

photo

[Ilustrim i SE Times]

Më parë këtë muaj, kryeministri Kalin Popesku Tarikeanu propozoi Norica Nikolai, një senatore liberale për të pasuar Tudor Kiauriu si ministre e drejtësisë. Presidenti Tarian Bashesku vuri veton ndaj propozimit duke cituar qëndrimin e diskutueshëm në detyrë të Nikolai dhe imazhin e saj të varfër publik. Bashesku pastaj ngarkoi ministrin e mbrojtjes Teodor Meleskanu të shërbente si ministër i përkohshëm i drejtësisë.

Nikolai u përgjegj duke thirrur një konferencë shtypi dhe duke u zotuar të vazhdonte të luftonte për postin.

Blogerët thonë se në qoftë se ajo synonte që fjalimi i saj të ishte prekës, nuk kishte qëlluar në shenjë. "Sfiduese [dhe] reaktive, kandidatja liberale për ministre e drejtësisë përdori një frazë që donte të merrte shenjë drejt e në zemrat e shikuesve dhe një tjetër në të cilën ajo shtroi qëndrimin e saj ndaj demokracisë," Cristian Patrasconiu, një gazetar i së përditëshmes Cotidianul, thoshte në blogun e tij.

Nikolai gjithashtu tha se Bashesku kishte ndërmend të dëmtonte "cilësinë e saj morale si grua dhe si njeri", "por në këtë rast presidenti nuk ofendoi fare gruan Norica Nikolai" duke përdorur gjuhën e ulët të qartë, thotë Patrasconiu. Ai përmend një tjetër pjesë të fjalës së Nikolait ku ajo thotë se ajo ka luftuar për demokraci gjatë 17 vjetëve të fundit. Patrasconiu e përshkruan këtë si "thellësisht të debatueshme".

Patrasconiu thotë se Nikolai ishte kundër ligjit të pastrimit, vendosjes së Departamentit Anti-Korrupsion dhe Të Agjensisë Kombëtare të Integrimit. "Nuk duhet të perifrazojmë ne tani: në se Norica Nikolai ka luftuar për së paku 17 vjet që demokracia origjinale të bëhej një realitet?"

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Skandali ka piketa të larta, zotni," thotë Dante, duke u bashkuar me debatinin. "Ky është një vit i zgjedhjeve , kur politikanët nxjerrin shpatat e tyre ...dhe sakrifikojnë gjithëshka për ambicjet e tyre. Norica mund të mos jetë krejtësisht pa të meta, por kështu nuk ishte as [ministrja e mëparshme e drejtësisë] Monika Makovei," që presidenti e përkrahte me pasion. "Bashesku është përsëri në mënyrë të pajustifikueshme gabim që kapet nga ca gjëra që mund t'i vishen Noricës po ashtu dhe Monikës."

Sarbu S. i turret Nikolait. "Pse vazhdon të flasë ajo për kompetencën profesionale? Ne kemi parë këtë: kompetenca në prishjen e orvatjeve drejt demokratizimit"... "Paturpësia e saj është manifetuar kurdoherë nëpërmjet agresivitetit verbal. Mjaft!" thotë ai.

"Ajo nuk ishte as në gjendje të jepte prova në mbrojtjen e saj, me përjashtim të gënjeshtrave të saj të paturpshme dhe skemave si të Sekuritate. Prisja që ajo të hishte poshtë të gjitha akuzat pikë për pikë," thotë Steluta.

Mando, megjithatë mbështet Nikolain. "Integritet moral? Do Bashesku dikë të papërlyer në ministrinë e drejtësisë? Ne kishim një ministër të ri, një mbështetës të brezit të ri pas-revolucionar dhe as ai nuk ishte i mirë sa ç'duhet. Për fat të keq, ky atribut nuk aplikohet ndaj politikanëve të tanishëm."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment