Mure "ciklopik" zbulohen në veriun e Shqipërisë

24/08/2007

Një ekip studiuesish që po kërkon rrënojat e kohës osmane gjeti diçka më të vjetër.

Nga Klodjan Seferaj për Southeast European Times -- 24/08/07

photo

Pjesa malore e Shqipërisë është një nga pjesët më të largëta të Evropës. [Shala Valley Project]

Arkeologët duke kërkuar malet e pjesës veriore të Shqipërisë për gjurmë të të arratisurve të kohës së epokës osmane u çuditën kur gjetën diçka shumë më të vjetër: gërmadhat e një fortese të Epokës së Bronxit, që daton rreth 800 vjet Para Krishtit. Muret ishin bërë nga gur të lidhur me çimento, duke përdorur teknikën "ciklopike" të gjetur në mbretërinë e lashtë greke të Mikenës.

Sipas Michael Galati, studiuesi amerikan që drejtoi ekspeditën, zona, një nga më të largëta në Evropë, është përdorur mijëra vite përpara. Në kohën kur u ndërtua fortesa, mbretëritë ilire ishin aktive gjatë bregdetit Adriatik, ndërsa Greqia po dilte nga Epokat e Errëta të lashta. Ekipi i Galati deklaroi se nuk është akoma e qartë kush mund të ketë jetuar atje.

Duke shkruar për peshkupauje, Krasta sugjeron se ka shumë për të zbuluar. "Shumë interesante me të vërtetë" shkruan ai. "Kur ata të gërmojnë në pjesët malore të veriut të Shqipërisë do të gjejnë thesare të vërteta. Të paktën në fund të fundit ata treguan se ne kemi një civilizim po aq të vjetër sa edhe mikenasit.

"Unë mendoj se shumë teori që dukeshi si shaka deri tani mbi orgjinën e lashtë të Shqipërisë do të fillojnë të trajtohen seriozisht" shtoi Krasta."

Berti komenton: "Ky zbulim nuk është aspak i çuditshëm. Është i rallë vetëm në tokat shqiptare, por qytetet ilire të këtij lloji nga kjo periudhë kohe ekzistojnë në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë. Qytetet e para ilire të ndërtuara në këtë stil në Kroaci datojnë nga shekulli i 12 para Krishtit. "

"Në territorin shqiptar gërmadhat më të vjetëra datojnë nga shekulli i 6 para Krishtit," shtoi ai.

Pjer beson se Iliria e lashtë "përparoi në të njëjtën mënyrë me vendet rreth saj, për të mos thënë se ata kishin një nivel më të lartë".

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Mbi të gjitha, romakët ishin ata që dërgonin djemtë e tyre për të studiuar në Iliri (Durrës/Durrah). Kjo ishte dëshmia e shkrimtarëve romakë nga ajo periudhë kohe -- 2,000 vjet më parë.

Një shënim tjetër në blogun e Xhulieta flet mbi eksperiencën e turistëve të huaj që vizitojnë Shqipërinë.

"Në Sarandë, një nga qytetet turistike më të famshme shqiptare, ju mund të gjeni shumë turistë të huaj. Ata janë njerëz që kthehen çdo vit për të kaluar pushimet e tyre në Shqipëri. Një turist thotë: "Në Shqipëri kam gjetur vende që mund të vizitohen me të vërtetë, që mund ti krahasosh me vende të tjera në botë. Ata kanë qytete karakteristike dhe ne kemi vizituar pak qytete të vjetëra që janë me të vërtetë madhështorë."

"Në shtypin e huaj, ka shumë informacion të keq mbi Shqipërinë. Kjo është një nga arsyet pse të huajt dyshojnë nëse Shqipëria është një vend i bukur dhe nëse ka njerëz të mirë," konkludoi ajo.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Rajoni, Turqia, optimistë lidhur me krerët e rinj të BERajoni, Turqia, optimistë lidhur me krerët e rinj të BE

Zyrtarët rajonalë thonë se ndryshimet më të fundit të personelit në BE do të kenë një ndikim pozitiv në marrëdhëniet me Brukselin.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A duhet Greqia të ndryshojë trajtimin e imigrantëve ilegalë?

Po
Jo
Nuk e di