08/06/2007
Blogosfera turke është pak a shumë unanime rreth të drejtës së vendit për të mbrojtur veten nga PKK , por disa vënë në pikëpyetje në se një inkursion ushtarak në Irak do të ishte opsioni më i mirë.
Nga Ajden Ileri për Southeast European Times në Ankara – 08/06/07
![]() Ushtarët turq mbajnë një stërvitje ushtarake këtë javë në qytetin Cizre, 10 km nga kufiri turk-iraken. [Getty Images] |
Pas shpërthimit të fundit të bombës në një nga zonat më të dendura të biznesit të Ankarasë, blogerët turq po debatojnë në se qeveria duhet të nisë një fushatë ushtarake kundër terroristëve të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK) me baza në Irakun e veriut.
Blogerët janë pothuajse unanimë në thirrjen për veprim për të shpërndarë kërcinimin dhe për të ndaluar veprimet e ardhshme terroriste. Megjithatë, disa janë të kujdesshëm për një zgjidhje ushtarake. Një fushatë në Irakun e veriut, argumentojnë ata, mund të shpinte në paqëndrueshmëri politike e ekonomike në Turqi, po të mos plotësohet me masa ekonomike e politike.
Turqia "edhe një herë u përgjegj në mënyrën më të mirë të mundshme" duke organizuar mitingje e protesta për të demonstruar unitetin kombëtar, shkruan Saydin. "PKK nuk do t'ja dalë të dobësojë forcën e kombit turk."
Përndryshe, paralajmëron ai, "Turqia do të zvarritet në një rrëmujë të vërtetë në Irak, luftë e vazhdueshme dhe paqëndrueshmëri e përhershme."
Sipas Onurxt, Turqia është tashmë në luftë. Ai argumenton se qeveria ka aftësinë të nisë një fushatë ushtarake në Irakun e veriut por ndeshet me vështirësi të mëdha kur është fjala për një fushatë të përmasave të tilla.
"Objektivi i fundit janë terroristët në Irakun e veriut dhe qëllimi i një fushate ushtarake do të ishte të shkatërroheshin ata," shkruan Onurxtl. "Problemi real është të përcaktohet ekzakt se ku të bombardohet." Përveç sulmit ndaj bazave malore, pyet ai, do të përpiqej ushtria turke të hynte në zyrat e PKK për të kapur krerët e saj?
"Turqia ka një të drejtë të nisë fushata ushtarake jashtë kufijve të vet, sipas ligjit ndërkombëtar," këmbëngul H. Vendi, shkruan ai, nuk duhet ta humbë këtë të drejtë megjithë paralajmërimet e efekteve potenciale të pavolitshme në lidhjet Turqi-SHBA.
Megjithatë, përfundon H, "Lufta duhet të jetë mjeti i fundit."
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes