Lufta për presidencën turke

04/05/2007

Blogerët diskutojnë rëndësinë e ofertës së ministrit të jashtëm turk Abdullah Gul për t'u bërë kreu i ardhshëm i shtetit.

Nga Ajdin Ileri për Southeast European Times – 04/05/07

photo

Demonstatat e organizuara nga OJQ-të nxorrën qindra mijra në mbështetje të sekularizmit turk. [Getty Images]

Një krizë politike rreth asaj se kush do ta pasojë presidentin ekzistues Ahmet Nexhdet Sezer, ka pushtruar Turqinë. Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan qe pritur gjerësisht të bënte një ofertë për postin por ai ndeshi kundërshtim të fuqishëm nga opozita nga sekularistët e ushtria. Në vend të kësaj, Partie e tij qeverisëse për Drejtësi e Zhvillim (AKP), propozoi ministrin e jashtëm Abdullah Gul menduar si më i moderuar, por zhurma vazhdoi.

Ushtria doli me një deklaratë të fortë që linte të kuptohej ndërhyrja e mundëshme, protesta të mëdha u mbajtën në qytetet kryesore dhe Partia Popullore Republikane ngriti një padi në Gjykatën Kushtetuese duke akuzuar se votimi i raundit të parë për kandidaturën e Gul ishte i pavlefshëm. Gjykata ra dakord dhe Erdogan u përgjegj duke lëvizur datën për zgjedhjet parlamentare.

"Është i propozuari për president i zgjedhur nga AKP zgjedhja e drejtë për Turqinë?" pyet canlicasper. "Është shqetësimi kryesor rreth personalitetit dhe misionit të Z. Abdullah Gul apo faktit se e shoqaja e tij mban shami koke?"

Sa mundet Gul "të kontribuojë për stabilitetin e Republikës?" shton ai.

Kemaloncu ka një vështrim ironik, duke shkruar se Gul sigurisht do të ndihmojë që Turqia "të tregtojë më mirë veten në botën perëndimore". Gjithsesi, a nuk ngriti dikur padi nga e shoqja e tij në Gjykatën Evropiane të të Drejtave Njerëzore rreth shamisë së kokës? Polemika si këto është e sigurtë se e mbajnë Turqinë në krye të gazetave ndërkombëtare, sugjeron ai.

Vendi "nuk mund ta tregtojë veten më mirë edhe po të paguajë miliona dollarë", përfundon Kemaloncu.

Halifie mbështet Gul për president duke këmbëngulur se parimet bazë të Republikës, duke përfshirë sekularizmin, nuk janë në rrezik. "Nuk është e mundur të sillet sheriati në Turqi. Turqia nuk do ta lejonte këtë," shkruan ajo. "Pavarësisht nga shamia e kokës e gruas së tij, Gul do ta qeverisë me ndershmëri vendin."

Përveç kësaj, vazhdon Halifie, ata që përpiqen të bllokojnë kandidaturën duhet të mendojnë rreth kuptimit të demokracisë . Një "demokraci e vërtetë" nuk është ajo ku e njëjta ideologji fiton kurdoherë.

Përfaqëson Gul një zë më të moderuar brenda AKP? Sizmirk nuk mendon kështu. "I vetmi ndryshim midis Erdogan dhe Gul është tek emrat e tyre," argumenton ai. "Gul dhe Erdogan ndjekin të njëjtën kauzë, të njëjtin opinion, të njëjtat mendime."

Sipas Sizmirk, sekularistët duhet të shqyrtojnë vetë rolin e tyre në sjelljen e gjendje aktuale. "Ata nuk përmahen nga lufta e brendëshme për pushtet," shkruan ai. "Ata nuk vënë interesat e vendit të tyre mbi synimet për pushtet politik dhe e nxjerin veten jashtë gare duke qenë të përfshirë në polemika."

Perspektiva e mbizotërimit të AKP është një zile zgjimi dhe zgjedhjet e ardhëshme do të tregojnë në qoftë se partitë sekulariste e kanë dëgjuar atë, përfundon Simzirk.

Më së fundi, Sophia fajëson median turke "për dhënien e zgjedhjeve jo të duhura dhe për mbulimin e çështjeve kryesore dhe përqëndrimin vetëm në emrin e kandidatit sikur do të bënte ndonjë ndryshim në qoftë se kandidati ishte Gul, Çubukçu apo Ajdin".

E rëndësishmja është "se kandidati duhet të jetë një mbrojtës besnik i parimeve të Ataturk, sekularizmit dhe republikës", shkruan ajo.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading