Poshtë burokracia!

16/03/2007

Shtatëmbëdhjetë vjet pas fundit të komunizmit, blogerët rumunë thonë se vendi ende ngatërrohet në burokraci të panevojëshme.

Nga Paul Kiokoiu për Southeast European Times në Bukuresht – 16/03/07

photo

Format e postuara do të ndihmonin eleminimin e rradhëve sugjeron një bloger rumun. [Getty Images]

Gjatë regjimit komunist, rradhët e gjata qenë të zakonshme në Rumani pasi ushqimi ishte subjekt i "racionimit". Por ndërsa mungesat e mallrave bazë mund të jenë një gjë e së kaluarës, burokracia nuk është kështu. Krahasuar me pjesën tjetër të Evropës, rumunët ndeshin ende më tepër se ç'duhet burokraci, grindje dhe vonesa.

"Epërsitë e reduktimit të burokracisë për fat të keq nuk janë në axhendën publike," shkruan Maxim në blogun e etikës së biznesit zi de zi. Si rezultat, sugjeron ai, Rumania po humbet një sërë të mirash: rendimentin e lartë, më pak përdredhje trafiku, më pak ndotje si dhe shpenzime dhe taksa të reduktuara administrative.

Lejimi i përtëritjes së patentave të makinave me postë, për shembull, do të ndihmonte eleminimin e rradhëve të gjata. "Të mbushësh formën, të vësh fotografinë dhe ta dërgosh zarfin në selinë e policisë dhe pas pakë javësh të gjesh patentën e re në shtëpi ndërsa je ende në punë? Fantashkencë? Jo. kjo është si ndodh në të gjithë botën e qytetëruar, në Angli dhe edhe në Itali. Përveç se në Rumani...." psherëtin Maxim.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Fjala burokraci është praktikisht sinonim me Rumani, pranon Straight. "Nëpunës të mërzitur e të inatosur që nuk bëjnë asgjë veçse i bëjnë gjërat më të vështira për taksa-paguesit... Duket sikur, për fat të keq, ne nuk kemi zhvilluar ende kultin e kohës së çmuar. Por në një shoqëri moderne, demokratike siç mendojmë të jemi, do apo s'do, si pjesë e BE, efektiviteti është një natyrë e dytë."

"Mos e thuaj më!" kumbon Visatoru' . "Më lini t'u them diçka për shërbimin e pasaportës: pra, unë u ngrita në pesë të mëngjesit për të ndëjtur në rradhë dhe zyra u mbyll para se të vinte rradha ime? Mijra ankesa nga shtetasit janë shpërfillur haptazi. Është koha e duhur që të shkojmë përtej këtij modeli të çarë trashëguar nga komunistët dhe të tregojmë se mund të lëvizim lirisht jashtë këtyre pengesave administrative që janë të lidhura më së shumti me mentalitetin."

Anya, megjithatë sjell një notë optimizmi në diskutim. "Për një gjë mendoj se gjërat kanë ndryshuar. Ne tani mund të paguajmë faturat online apo nëpërmjet ATM-ve. Është një hap i vogël, por një fillim. Unë mendoj se gjërat do të ndryshojnë siç ka ndryshuar shumë në përgjithësi, në Rumani."

"Është roli ynë si të rinj t'i bëjmë gjërat të lëvizin. Nuk mund të mbështetemi më në politikanët: e dimë këtë prej 17 vjetësh. Ne, ata që zgjodhëm të rrimë këtu dhe ata që janë gati të kthehen nga jashtë, do të sjellim një frymë të re dhe të heqim me kohë të gjitha këto praktika të skaduara dhe joprodhuese," parashikon ajo.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

Ushtritë në Ballkan tregojnë bashkëpunim në situatat e krizësUshtritë në Ballkan tregojnë bashkëpunim në situatat e krizës

Ekspertët dhe zyrtarët janë dakord se bashkëpunimi i demonstruar nga forcat e armatosura provohet i vlefshëm në menaxhimin e fatkeqësive natyrore.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Ushtritë në Evropën Juglindore po bashkëpunojnë për të ndihmuar qytetarët në vendet fqinje gjatë emergjencave dhe fatkeqësive. A e përkrahni trajnimin e mëtejshëm bashkëpunues në mbështetje të këtij misioni?

Po
Jo
Nuk e di