Të pish apo mos pish duhan?

02/02/2007

Duhanxhinjtë rumunë janë tepër të zemëruar rreth kufizimeve të frymëzuara nga BE. Disa bloger bile bëjnë thirrje për ngritjen e një OJQ-je për t'i mbrojtur ata nga diskriminimi.

Nga Paul Ciocoiu për Southeast European Times në Bukuresht – 02/02/07

photo

Pirja e duhanit është ndaluar në shumë vende publike në Rumani për shkak të rregullave të BE. [Getty Images]

Me ndalimin e duhanit në trena, spitale dhe klinika, perspektivat nuk duken të mira për ata që e kanë këtë zakon. Zërat e fundit të shtypit se duhanxhinjtë mund ta kishin të vështirë të gjenin punë në të ardhmen e afërt, kanë ndezur më tej debatin.

"Unë jam dakord që të pirët duhan është i dëmshëm për shëndetin tim dhe ata rreth meje (mesazhi në paketat e sotme të cigareve) dhe rrjedhimisht jam dakord që duhanxhinjtë të rrinë larg atyre që nuk pinë. Pikë." thotë The Simple Woman.

"Jam i gëzuar që ju e keni lënë duhanin dhe ju uroj. Mirë edhe për orvatjet që po bëni për të infrmuar të tjerët rreth rreziqeve të duhanpirjes. Është një gjë e lavdërueshme të jesh përfshirë në krijimin e një bote më të mirë dhe të ndash përvojën tënde me njerëz të tjerë. 'Mos pi duhan pranë meje' është një kërkesë e përligjur nga ana e një që s'pi duhan."

"Por le të kemi të qartë një gjë, këtu përfundon mandati juaj. Kur ju hyni dhe më thoni mua 'Lëre duhanin!' ke shkelur në zonën time personale. Kjo është një këshillë e pakërkuar dhe ndërhyrëse," përfundon ajo, duke kërkuar ngritjen e një OJQ-je të duhanpirësve.

"Unë kam këtë teori rreth 'ortodoksisë së re'," komenton Ilinca. "E gjithë kjo nisi me korrektesë politike dhe do të përfundojë për fat të keq me një 'diktaturë' të bëj dhe mos bëj. Në 3 deri 5 vjet, ne do të jemi të flakurit e shoqërisë për shkak se pijmë duhan. Të skajuar, të anatemizuar, si ata që nuk ushtrohen rregullisht apo lexojnë revistat luksoze të modës. Unë them se ne duhet të formojmë një OJQ përderi sa gjykata ende na lejon ta bëjmë këtë."

"Të pish apo mos pish duhan, kjo është çështja," e përmbledh Partizanu’ (Partizani). "Unë zgjedh variantin e parë. Lojrat e reja perëndimore tradicionalisht janë kopjuar e futur në Rumani. Kam një mik që është menazher HR në një kompani shumëkombëshe dhe ai tashmë ka dhënë udhëzime të mos pajtojnë në punë më duhanxhij."

"Kush bëhet merak se dikush shkon pas fabrikës që është jashtë Bukureshtit dhe pi një cigare? Gjithsesi, ky është Ballkan," shkruan ai.

“Të mos pajtosh dikë mbi këtë bazë është vërtet absurde; kjo i hap derën një mase tjetër të ngjashme, të mos marrësh në punë ata që janë shumë të shëndoshë apo shumë të dobët, për të mos përmenduar konsumatorët e E (përbërësit kimikët të ushqimit). Pastaj vjen alkooli, kafeja dhe pse kjo, konsumatorët e mishit," parashikon Irina.

Ajo pranon, megjithatë se ndalimi i duhanit në vendet publike shkurajon dhe redukton gjasat që brezi i ri të shkojë te zakoni helmues.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading