Me zgjedhjet serbe të mbaruara, fillojnë pazaret

26/01/2007

Blogerët vlerësojnë përfundimin e votimit të 21 janarit dhe përsiatin rreth skenarit të mundshëm për një qeveri të re.

Nga Balkanblogs për Southeast European Times – 26/01/07

photo

Ruzhica Gjingjiç, e veja e kryeministrit serb të vrarë Zoran Gjingjiç dhe presidenti serb Boris Tadiç përshëndesin turmën në një tubim përpara zgjedhjeve parlamentare serbe të 21 janarit. Partia Demokratike (DS) e Tadiç shpreson të formojë një koalicion qeveritar me Bozhidar Djeliç si kryeministër. [Getty Images]

Siç mund të pritej, blogerët në Serbi kanë mjaft për të thënë rreth zgjedhjeve parlamentare dhe mundësive për formimin e një qeverie koalicioni.

"Duket se gjithsekush i ka fituar këto zgjedhje. Gjithkush po feston për diçka," shkruan Reluctant Dragon. "Vendet më të shumta në parlament, rezultati më i mirë ndonjëherë, jo rezultati më i keq ndonjëherë, hyrja në parlament, pozita e fortë negociuese, fushata më e suksesëshme, buzëqeshja më e bukur. Disa festuan gjithë natën për lajmin e fitores së radikalëve ndërsa të tjerë u bashkuan me triumfin e bllokut demokratik."

"E pra, unë nuk festoj, nuk jam i kënaqur me rezultatet. Ato janë larg atyre që prisja, por unë shpresoja, në një farë mënyre për një mrekulli."

Është e trishtueshme që njerëzit janë aq të trashë që të blenë retorikën radikale, e çuditëshme që socialistët e Millosheviçit mund t'ja dalin ende të jenë në parlament dhe zhgënjyese që demokratët reformistë dhe liberalët nuk morën më shumë vota, shkruan ai. Sa për bllokun demokratik, propaganduar si fitues i së dielës, ky është thjesht "një mit".

Belgrade 2.0 ndjehet më pak i zymtë. Gjithsesi, pati të papritura si pozitive ashtu dhe negative këtë herë. Ndoshta Liberalët Demokratë meritonin më shumë vota, por të paktën ata janë në parlament për herë të parë. Tani Serbia po pret të shohë në se Koshtunica dhe DSS e tij duke synuar të mbajnë postin e kryeministrit, do të nxjerrin një të papritur të tyre duke u bashkuar me radikalët.

Ndoshta jo, shkruan ai. "Kjo do të ishte vetëbvrasje politike për ta."

Rezultatet e zgjedhjeve janë "asgjë veçse të qarta," shkruan James Lyon. "Ka një shans të rëndësishëm që një qeveri mund të mos formohet brenda afatit kushtetues të 90 ditëve dhe të shkaktohen kësisoj zgjedhje të reja. Në qoftë se një qeveri formohet, ajo do të jetë një qeveri pakice me një kryeministër nga DS (ndoshta Djeliç) në koalicion me G17+ dhe LDP. Është krejtësisht e mundëshme që partitë e pakicave të hyjnë në koalicion me këdo që të formojë një qeveri. Tani partitë thjeshtë po nisin të vlerësojnë pozitat e tyre fillestare dhe rezultatet pas-zgjedhore dhe thashethemet po gëlojnë."

Lyon sheh një ndryshim të vlefshëm këtë herë: për herë të parë DS doli dobët në fortesën e tyre tradicionale, Beogradin, duke u renditur pas Radikalëve.

"A e kupton ndokush në DS sa serioze është kjo?" pyet ai.

Sipas Branislav Kovac, votimi konfirmoi se blloku nacionalist mbetet një bazë e fortë mbështetjeje ndërsa ata që favorizojnë reformën dhe modernizimin janë ende në skaj.

Pavarësisht nga kjo, shkruan ai, Evropa dhe pjesa tjetër e botës do t'i shohin me gjasë zgjedhjet si një shenjë se Serbia po shkon më mirë. Gjithsesi, "pati relativisht pak parregullsi...media ishte relativisht e ndershme, krahasuar me atë që duronim në kohën e Millosheviçit."

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Serbët mund të presin tani pazaret e zgjatura midis Koshtunicës dhe Tadiç me komunitetin ndërkombëtar "që ushtron presion të madh ndaj tyre për të arritur një marrëveshje dhe për të shmangur zgjedhje të reja", parashikon ai.

Dhe së fundi, pakë nostalgji, me mirësi të anegdote.

"Në zgjedhjet e para të fshehta në Jugosllavi, thotë historia, një burrë shkoi në qendrën e tij të votimit të hidhte votën. Ai mori nga komisioni një zarf të vulosur. Kur kërkoi të dinte në se mund ta hapte zarfin, të shihte për cilin po votonte, mori përgjigje negative."

Gjithsesi, ai ishte një votim i fshehtë!

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment