Trajtim i posaçëm për Gllavas të Kroacisë?

03/11/2006

Vonesa në arrestimin e një figure të fuqishme politike është një provë se jo të gjithë shtetasit shihen si të barabartë përpara ligjit, ka idenë një bloger kroat.

Nga Balkanblogs për Southeast European Times – 03/11/06

photo

Branimir Glavas. [Getty Images]

Blogerët kroatë kanë patur shumë për të thënë rreth polemikës që rrethon Branimir Gllavas, një ish deputet i HDZ i cili është nën hetim në lidhje me krime të luftës në qytetin Osijek. Gllavas komandoi mbrojtjen e Osijekut gjatë konfliktit 1991-1995 dhe autoritetet duan të gjejnë në se ai është përfshirë në torturën dhe vrasjen e civilëve serbë.

Edhe pasi prokurori i shtetit kërkoi që Gllavas të mbahej në paraburgim, kjo kërkoi disa kohë. Një gjykatës hetues në Osijek, Mario Kovaç, vendosi se rasti nuk ishte brenda autoritetit të tij. Gllvas më së fundi u arrestua në fund të tetorit dhe menjëherë nisi një grevë urie për të protestuar ndaj arrestimit.

Për disa, vonesa do të thoshte trajtim i posaçëm ndaj një figure politike ndikuese në rajon.

"Gjithshka që ata bënë deri tani, ishte të transferonin përgjegjësinë nga një gjykatë te një tjetër", shkruan Croatian.Nauseous.News. "Pa edhe diskutim të mëtejshëm në se Gllavas është ose jo fajtor, ne jemi në gjendje të shohim se krahasuar me cilindo qytetar në vend, Gllavas ka trajtim të ndryshëm gjyqësor për ditë."

Ndërkohë, opinioiuris shpreh shqetësim se zhurma që shoqëron procedimin penal kundër Gllavas mund të pengonte përpjekjet e Kroacisë për të treguar se është e aftë të trajtojë rastet e krimeve të luftës.

Gjykata e OKB-së në Hagë do që të transferojë raste të tilla në Kroaci si pjesë e strategjisë së saj dalëse. Por dhelpëritë ligjore e politike që rrethojnë Gllavas janë pak për të treguar se Kroacia është gati për këtë, shkruan ai.

"Në qoftë se rasti i Gllavas përfaqëson një shembull që publiku kroat mund të presë në gjykimet kundër individëve që kryen krime kundër serbëve, atëhere edhe kërkesat bazë për transferimin e rasteve nga Haga, pavarësia e gjyqësorit dhe e drejta për një gjykim të ndershëm, duket të jetë seriozisht e kërcënuar," përfundon opiniorusis.

RAGE, megjithatë mendon se kjo është më tepër një çështje e shpagimit politik.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Që nga prilli i kaluar, kur Gllvas la HDZ, ka vazhduar një fushatë negative si edhe nxirëse e konspirative ndaj lojtarit të fuqishëm të Osijekut," shkruan ai. "Këto zhvillime provojnë se lojrat parazgjedhore kanë marrë vrull dhe gjithkush përpiqet të përfitojë."

Gjithashtu në Kroaci:

Runngun shqetësohet se shumë anglicizma dhe terma të huaj po ngjiten në gjuhën kroate. Njerëzit gjithnjë e më tepër përdorin këto terma të importuara edhe kur kuptimi i tyre mund të shprehej me një fjalë kroate më qartë dhe më saktë. Për të shëruar gjendjen, shkruan ai, një revistë kroate po bën një konkurim për Fjala më e Mirë Kroate.

"Ata duan të frymëzojnë njerëzit të ndalojnë përdorimin e anglicizmave dhe të përdorin shprehje kroate në vend të fjalëve të huaja. Ata bile ofrojnë shpërblime që shkojnë nga 1,000 deri në 2,000 kuna për propozimet më të mira. Në qoftë se mendoni për diçka, kjo do të ishte një mënyrë e lehtë për të bërë para."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment