06/10/2006
Nervozizmat janë të natyrshme, por si anëtarët e BE ashtu dhe anëtarët e rinj ballkanas do ta kuptojnë këtë kur të shkojnë së bashku, shkruan një bloger bullgar.
Nga Balkanblogs për Southeast European Times – 06/10/06
![]() Një statujë e kohës së komunizmit konkuron për vëmendje me një grafiti të ditëve moderne, në Sofje. Ish vendet e bllokut lindor, Bullgaria e Rumania do të bashkohen me BE në janar. [Getty Images] |
Pritja mori fund. Javën e shkuar Komisioni Evropian më së fundi doli dhe e tha: Bullgaria dhe Rumania do të mirëpriten në familjen e BE në 1 janar 2007 ndonse lidhur me rripa. Duke shkruar për lajmin, Krasitta ka përmbledhur situatën.
"Ne po na thuhet sot se do të jemi në gjendje të bashkohemi me BE në qoftë se, natyrisht, përmbushim një numër kushtesh si rregullimin e kushtetutës dhe gjyqësorit tonë, trajtimin e korrupsionit dhe sëmundjet e ndryshme që prekin derrat. Të gjitha këto gjëra, po s'u ndreqën siç duhet, do t'i vënë një njollë BE përndryshe të përsosur. Është një fakt, megjithatë, se ne na duhet të merremi me njëmijë gjëra të tjera që evropianët e gjorë nuk i kanë dëgjuar dhe me shpresë nuk do t'i dëgjojnë kurrë."
Nuk është lajm që njerëzit në BE nuk janë njëzëri të kënaqur rreth procesit të zgjerimi, thotë Krasitta, duke shtuar se "edhe unë nuk i dua disa nga ta."
Megjithatë, përfundon ajo, gjithkush duhet të mësojë të merret vesh në një frymë të re të tolerancës së ndërsjelltë.
Në Rumani, Boo mendon se mund të jetë e dobishme në qoftë se perëndimorët kanë mësuar rreth disa karakteristikave të vendit anëtar të ardhshëm të BE. Për shembull:
"Fakti që rrjeti i metrosë nuk mbulon as edhe gjysmën e kryeqytetit. Trafikun kaotik e të paimagjinueshëm, për të thënë së paku, parkingun. Mungesën e pemëve dhe faktin se në vend të mbillen të reja, i presim dhe ato që kemi."
Një tjetër bloger rumun, Feneka, nuk është e sigurtë në se gjithëshka po shkon në një drejtim demokratik.
"Parlamenti është gati të votojë një ligj që kufizon seriozisht të drejtat bazë: lirinë e fjalës dhe lirinë e mendimit," shkruan ajo. Legjislacioni do të ndalonte çdo formë, mjet, vepra apo veprime për përfolje apo urrejtje fetare si edhe fyerjet publike ndaj simboleve fetare.
Kjo do të thotë "disa koncerte roku, libra, filma apo pjesë teatrale ka mundësi të ndalohen apo censurohen në Rumani," argumenton Feneka.
Tjetërkund në rajon:
Sipas Umornikonj, mund të thuash kurdoherë se kur është koha e zgjedhjeve në Bosnje dhe Herzegovinë, sepse përnjëherësh rrugët nisin të rishtrohen.
"Po të kishim zgjedhje çdo vit dhe jo çdo dy vjet, ne mund të kishim patur rrugët më të mira se në Gjermani. Ata vënë dhe konet gjatë gjithë rrugës dhe ti nget makinën sikur luan një lojë video," shkruhet atje.
"Sa për numrin e partive politike ...ne jemi shumë të përparuar në këtë fushë. Afërsisht çdo qytetar ka një parti. Ajo që mund t'u them është se ne kemi dy parti HDZ. Jo një, por dy. Të renë dhe të vjetrën, ka diçka për të gjithë."
Duke shkruar te Shekulliblog, Elisabeta Ilnica preokupohet rreth një prirjeje të re në biznesin shqiptar: firmat janë çmendur për të marrë në punë bukuroshe. Pamja tërheqëse mund t'i mbulojë difektet në jetëshkrimin tënd por jo domosdoshmërisht shkon për mbarë.
"Nuk jam kundër së bukurës, përkundrazi, veç ajo çfarë më vjen në mendje është pyetja: Thua që këto femra janë të zgjuara, po aq sa edhe të bukura?!"
Duke komentuar mbi postimin, Gur thotë se janë dy kushte për të gjetur një punë në Shqipëri: "të jesh i lidhur me pushtetarët, kur bëhet fjala për punë në administratë ose të jesh e bukur." Nuk është çudi që vendi vuan nga "ikja e trurit", përfundon ai.