29/09/2006
Me byrotë e lajmeve dhe shkrimet 'online' që kapin të njëjtat histori dhe i transmetojnë ato anembanë botës, keqinformimi përhapet shpejt, siç zbuluan disa bloger serbë.
Nga Balkanblogs për Southeast European Times – 29/09/06
![]() Një kafene e hapur në qendër të Beogradit. Një histori mashtruese rreth një kafeneje që thuhet se ka emrin e terroristit më të kërkuar të botës, Osama Bin Laden, u raportua si e vërtetë nga disa degë të medias. [Fotografia për SETimes nga Robert Hershbaç] |
Interneti është një burim lajmesh dhe informacioni. Ai është veçanërisht i mirë gjithashtu për përcjelljen e thashethemeve, insinuatave, alarmeve fallco dhe mashtrimeve. Ndoshta joshja e aksesit të lehtë ndaj ngjarjeve të botës na bën ne më leshko apo ndoshta thjeshtë nuk ka sa ç'duhet fakte-kontrollues që t'ja dalin përrenjve të të dhënave.
Të etur për të provuar se sa e lehtë është të turbullosh sajber-hapësirën me lajme sensacionale, një çift blogesh serbë postuan me qëllim këtë muaj raporte fallco, vetëm për të parë se çfarë do të ndodhte.
Ilegalni poslasticari filluan të flasin rreth një "Kafe Osama" të dyshuar në Beograd. Lokalit (imagjinar) u tha se ju bë presion të ndërronte emrin nga autoritetet dhe diplomatët e fyer. Media anembanë botës e qarkulloi lajmin e çmuar, duke ofruar secila perspektivën e vet. Sa keq, pakë çanë kokë të kontrollonin në se historia ishte e vërtetë.
Disa ditë më pas, Mirror B92 postoi një tjetër fabrikim, rreth një teneqexhiu të Beogradit që i kishte hyrë një biznesi fitimprurës për prodhimin e targave fallco kroate të makinave, për serbët që planifikonin të shkonin me pushime në vendin fqinjë.
Mediat boshnjake, kroate e sllovene e hapën historinë e cila bëri që ligjbërësit të bënin thirrje për targa më të sigurta regjistrimi që nuk do të ishte e lehtë të fallsifikoheshin.
Në intervistat me Vreme dhe TV B92, rrengshorët n[ Ilegalni poslasticari thanë se ata vetëm qenë përpjekur të tregonin se organizatat e medias, pavarësisht sa serioze apo me reputacion qenë, nuk do të botonin pothuajse asgjë në qoftë se nuk dukej sa ç'duhej interesante e provokative.
Ndonëse historia e "Kafe Osama" ishte e lehtë, ajo demonstron forcën që ka media për të ndikuar perceptimet rreth çështjeve më serioze, argumentuan ata.
Nga lajmet imagjinare kthehemi në realitetin televiziv. Një tjetër çështje e nxehtë këtë javë në blogosferën serbe ishte "Vëllai i Madh", versioni lokal i shfaqjes popullore ndërkombëtare "Big Brother".
"Vëllai i Madh ka pushtuar Serbinë!" shkruan lonelyrider. "Ky është vetëm një eksperiment i thjeshtë psikologjik: mbyll 13 vetë për tre muaj, bëji ata të rrojnë bashkë e ta duan a ta urrejnë njeri tjetrin! Kur sheh majmunët në zoopark, ata sillen tamam kështu por nuk shoh që të kënaqen nga kjo!"
Armagedon është i prekur. "Vëllai i Madh na mëson ne të bëhemi voajerë dhe eksibicionistë, njerëz për të cilët asgjë nuk është e shenjtë, dhe të shesim gjithshka për para...kjo është pornografi sociologjike e psikologjike," kundërshton ai.
"Hajde Vëlla i madh, na trego çfarë di ti tjetër. Ne duam të njohim këtë mazokizmin tonë, duam ta shohim, të qeshim se sa poshtë mund të shkojmë e si zvarritemi, sa lirë e shesim veten dhe si tregojmë dobësitë tona. Ne do të duatrokasim çdo dëshirën tënde, sepse ti na paguan dhe pastaj na i përdredh kokat dhe ne nuk qahemi sepse jemi bërë zombi që i kanë shitur shpirtrat e tyre për 100,000 euro."
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes