Pluto, ne mezi të njohim

25/08/2006

Njerëzit e kanë aftësinë të modifikojnë perceprimet mbi botën ndërsa shtojnë njohuritë, shkruan një bloger në Beograd. Gjithashtu këtë javë: pushimet në Malin e Zi, pyjet e zhdukura të Shqipërisë dhe problemi që duket i pandryshueshëm i rrushfetit në shkollë.

Nga Balkanblogs për Southeast European Times – 25/08/06

photo

Anëtarë të Bashkimit Ndërkombëtar Astronomik votojnë mbi përcaktimin e një planeti të enjten (24 gusht) gjatë ceremonisë së mbylljes të asamblesë së përgjithshme të 26-të të organizatës, në Pragë. [Getty Images]

Marko në Reluctant Dragon mediton mbi rihartografimin e fundit të sistemit diellor. Është e sigurt se janë nëntë planetë? Dhe njëri nga ta quhet Pluto? Pa mendo prapë. Edhe ai që e quajmë fakt i fortë mund të ndryshojë brenda një dite, duke i bërë menjëherë të vjetëruara dhjetra vite të teksteve shkollore.

"Natyrisht teoricienët e komploteve (jo mungesa e tyre) mund të arsyetonin se ky ndryshim i fundit qe financuar nga një lob ndërkombëtar botuesish, që ndërkohë fërkojnë duart e lëpijnë buzët duke menduar rreth fitimit nga shtypja e teksteve të reja, fjalorëve dhe enciklopedive, por unë mendoj se nuk ka asgjë me qëllim të mprapshtë në këtë.

"Kjo vetëm provon se shkenca është e gjallë dhe godet, o ja lumsha. Dhe ajo mundet ende ta ndryshojë botën tonë."

Ndonëse ligjet e natyrës janë përtej kontrollit tonë, ne mundemi dhe modifikojmë perceptimet tona për gjithësinë ndërkohë që fitojmë njohuri, vazhdon Marko. "Dhe kjo është gjë e mrekullueshme. Ajo na tregon ne se asnjë sistem i krijuar nga njeriu nuk është i përjetshëm dhe i pandikueshëm nga ndryshimet pavarësisht se jemi mësuar me të. Shpejt apo vonë ne mësojmë diçka të re, rrethanat ndryshojnë, realiteti na godet dhe ne duhet ta pranojmë atë dhe të lëvizim përpara."

Harta e Evropës ka ndryshuar në intervale, në mënyrë drastike në vitet 1990, me fundin e Bashkimit Sovjetik dhe shpërbërjen e Jugosllavisë. Këtë vit, Mali i Zi u bë shteti më i ri i kontinentit. Blogeri me bazë në Prishtinë Kushtrim Xhakli vendosi të bëjë një udhëtim tokësor atje, vizita e parë e tij në një dhjetvjeçar.

"Përshtypjet e para më shpunë dhjetë vjet më parë kur së pari pashë kufirin në Malin e Zi, policia e kufirit nuk na kontrolloi fare dhe na la të vazhdonim udhën. Pra asgjë nuk ndryshoi! Hah!," shkruan ai.

Nga ana tjetër, është tuneli i ri i Malit të Zi, 4260 metra i gjatë dhe ndërtuar me standardet e Evropës Perëndimore me një kosto prej rreth 70 milion euro. Ai është "vërtet impresioniant" dhe gjithashtu kursen kohë të konsiderueshme.

Por turizmi në rritje sjell disa ndryshime jo të mirëpritura: hungurimat e trafikut, rrugët e mbingarkuara dhe sipërmarrësit e plazhit "që përpiqen të nxjerrin para duke fotografuar fëmijët me gjarpërinj të mëdhej apo kafshë të tjera", shkruan Xhakli.

Në Shqipëri, ndërkohë, Flori merakoset rreth ndryshimeve mjedisore, veçanërisht humbjes së pyjeve. "Përdorimi për përfitim personal dhe ndërtimi i shumë godinave pa leje apo studim mjedisor po shpie në zhdukjen e drurëve dhe pyjeve që më parë rrethonin Tiranën," shkruan ai, duke përmendur të dhëna nga Agjensia Kombëtare e Mjedisit.

Dështimi nga autoritetet lokale dhe mjedisore për të mbrojtur pyjet po kontribuon për këtë problem," shton Flori.

Duke shkruar në peshkupauje, Banago Zemërshqiptarit do t'i pëlqente të shihte një ndryshim të rëndësishëm në sitemin shkollor: një ndalim të praktikës së shumëpërhapur të mitës. Në përfundim të çdo viti akademik, sugjeron ai, disa nxënës dalin me mendje të plotë dhe ca të tjerë me xhepat bosh.

"Si është e mundur që edhe pas 16 vjetësh sistemi nuk ka ndryshuar, dhe vazhdojnë skandalet e korrupsionit?" shkruan një komentator. "Asgjë nuk ka ndryshuar, as tani me ardhjen në pushtet të një qeverie të re."

Gufimi e stabiliteti, përparimi e fortifikimi: kjo është bota ku rrojmë. Bashkohuni me ne të premten tjetër për një sërë blogjesh dhe çështjesh të ndryshme.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading