Blog: një revolucion i shtypit?

11/08/2006

Disa nuk i "kuptojnë" ato, ndërsa të tjerët i shikojnë si potencial. Po ashtu këtë javë: varësia nga interneti, Shqipëria dhe procesi i integrimit në BE dhe përpjekjet anti-korrupsion në Bullgari.

Nga Balkanblogs për Southeast European Times – 11/08/06

photo

[Getty Images]

A sjellin blogët një erë të re në gazetari, apo janë një formë tjetër varësie e internetit? Kohët e fundit BiHnet drejtoi një debat mbi këtë pyetje dhe përgjigjet ishin të përzjera.

"Janë shumë talente të rinj në sferën e blogut," deklaroi një komentues, ndërsa shpreh zhgënjimin mbi përpjekjet në blog të gazetarëve dhe shkrimtarëve të mirënjohur. Një tjetër thotë se ai ka akoma nevojë të gjejë një blog vendas që ti tërheqë vëmendjen më shumë se për pak rreshta.

"Disa personave u është dhënë një mundësi ti mërzisin njerëzit me një mënyrë më shumë... harxhim kot i trafikut!" shkruan ai.

Lelli tek Buduca novinarka mendon se blogët janë të nevojshëm, por favorizojnë ata që kanë një komunikim personal. "Ka disa blogë që i lexoj rregullisht, ku njerëzit thjesht shkruajnë mbi veten e tyre. Unë kam blogun tim, por unë më shumë shkruaj për gjërat që më mërzisin mua ... është thjesht një vend i vogël që unë e vizitoj shpesh."

Ndërkohë, duke shkruar nga Serbia Ivana përcakton diagnozën që tingëllon si një rast i rëndë i varësisë nga interneti.

"Ishta i tmerruar kur realizova se isha një e droguar," shkruan ajo. "Unë nuk jam pijanece, duhanpirëse ose e varur nga droga -- unë jam e droguar me internetin. Unë ulem këtu dhe në vend të pij kafe e qetë dhe të shkruaj diçka që unë dua të shkruaj, vetëm hap dhe mbyll Firefox çdo 15 minuta ... ndjehem sikur koka ime po dridhet si rezultat i një nervozizmi të panevojshëm.

"Edhe kur unë shkoj në shtrat më duhet të hap telefonin tim celular dhe të shtyp një shkronjë të vogël blu i dhe të shikoj e-meilet, lajmet, blogun tim, llogarinë time bankare -- vlerën e saj negative.... pasi diçka e rëndësishme mund të ketë ndodhur në një ose dy orët e fundit, ose që nga hera e fundit që u lidha.

"Po mendoj gjithnjë e më pak për pushimet e mia në nëntor dhe gjithjnë e më shumë mbi blerjen e një leptopi të ri ... Njerëz, ekziston ndonjë mënyrë për ta trajtuar këtë?" pyet Ivana.

Tjetërkund:

Shqiptarët duhet të harxhojnë më shumë kohë duke diskutuar mbi procesin e integrimit në BE, shkruan Mento Beqa tek shekulli. Në vend të kësaj, sa herë që hapet ky subjekt, debati mbyllet, a thua se ai është një term transhendental -- i padiskutueshëm, dhe një e mirë e dërguar nga “Zoti” për Shqipërinë. Duke komentuar, Ilir Avdiaj bie dakort se drejtuesit politikë dhe publiku i gjerë duhet të ndryshojnë sjelljen e tyre mbi subjektin. "Integrimi nuk mund të jetë qëllimi në vetvete. Qëllimi është zhvillimi i vendit dhe në këtë drejtim politikanët tanë duhet të mëshojnë më shumë."

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Por Bledar Zani ka besim se kjo do të ndodhë kur të vazhdojë Procesi i Stabilizim Asociimit. "Ndërgjegjësimi i njerëzve do të bëhet më i rëndësishëm në fazën e dytë," shkruan ai.

Në Bullgari, Boycho Kamenov mbron çështjen e kërkesës së Kryeministrit Sergej Stanishev se është në dorë të popullit bullgar të zhdukë korrupsionin. "Kjo është e vërtetë por jo plotësisht. Kryeministri ka të drejtë se është në dorën tonë të ndalojmë korrupsionin, por për ne do të jetë e vështirë ta arrijmë atë për shkak të strukturës së qeverisë. Terreni për korrupsionin ngelet akoma i favorshëm së pari për shkak se qeverisja nuk është e organizuar mirë, të paktën sa për të thënë. Nuk ka nevojë të përmendim prokurimet e posaçme dhe konçesionet e qeverisë me të cilat shteti aktualisht legalizon korrupsionin."

"Në qoftë se kryeministri e thotë, ne do të jemi të suksesshëm në luftën kundër korrupsionit, por ne më parë duhet të hedhim sytë në sistemin e pamanovrueshëm të qeverisjes dhe ti vihet fund miratimit të dekreteteve që praktikisht legalizojnë korrupsionin," shkruan Kamenov.

Kjo mbyll turneun e kësaj jave në sferën Ballkanike të blogëve. Ejani këtu të premten tjetër për të parë pasqyrën e ardhshme dhe dërgoni komentetet tuaja në info@setimes.com.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment