04/08/2006
Një bloger kroat pyet: është akoma parajsë në se gjysma e planetit është atje me ty? Po ashtu këtë javë: festivali mesjetar i Sigishoarës, dekreti i ndalimit të pirjes së duhanit në vendet publike në Shqipëri dhe ngatërresat e doganave gjatë kufirit serbo-malazez.
Nga Balkanblogs për Southeast European Times – 04/08/06
![]() Është më mirë në vjeshtë? [Getty Images] |
Në gusht, shumica e njerëzve janë në plazh ose dëshirojnë të jenë në plazh. Blogeri kroat Runngun, thotë se ai, sidoqoftë, do të preferonte të ishte në vendet malore. "Unë pëlqej ajrin e pastër në Gorski Kotar, kullotat e tij të arta dhe vendet e shkreta," shkruan ai. Bregdeti adriatik dhe ishujt, në pikëpamjen e tij, i preferon në fillim të vjeshtës, sepse atje ka shumë turistë gjatë verës.
Kroacia po heq të gjitha pengesat për të rritur turizmin në Adriatik, por kaq shumë dhe kaq shpejt mund të jetë katastrofë, sipas Runngun. "Një valë e madhe mysafirësh mund të dëmtojë turizmin, së shpejti ose më vonë. Jo në sensin financiar, sigurisht, por mund të cënojnë bukurinë dhe atë ndjenjën romantike të bregdetit tonë -- dhe për të cilën vendi ynë -- është i famshëm. Çdo gjë ka kapacitetin e saj, apo jo? Në se për shembull, kërkesa për ujë tejkalon kapacitetin e sistemit të furnizimit me ujë, mund ta imagjinoni se çfarë mund të ndodhë më pas. E njëjta gjë është me turizmin."
"Duhet të ketë gjithmonë vend të çlodhemi në një mjedis të bukur, duke mos pasur frikë nga ndonjë njeri që mund të eci mbi ne," shkruan ai.
Në qoftë se Kroacia ka bregdetin dhe ishujt e saj, Rumania ka kështjellat dhe foklorin e saj. Një nga ngjarjet më tërheqëse të verës në vend, festivali mesjetar i Sigishoarës, u zhvillua në fund të korrikut. Gabi Nistorian thotë se atmosfera në festivalin tre-ditor është e pakrahasueshme -- një "shpirt unik që çdo njeri duhet ta përjetojë njëherë në vit!" Por përse, pyet veten ai, ishin ato banderolat e kompanive të telefonisë së lëvizshme duke zbukuruar ndërtesat mesjetare? Duhet të fotografojmë Vlad Tepes duke bërë një pushim gjatë masakrës për të shtypur një SMS?
Gabit po ashtu nuk është i pëlqejnë masa energjike gjatë festivalit kundër pirjes në publik. "Mbas koncerteve turistët mblidheshin në rrugë ose vende kampimi dhe këndonin. Në këtë atmosferë nuk e kuptoj rolin e xhandarëve dhe gjobave të tyre për ata që pijnë birrë. Nuk është ideja që njerëzit të kalojnë një kohë të bukur?"
Ndërkohë, pirja e duhanit në vendet publike, nuk tolerohet më në Shqipëri, pasi qeveria po përpiqet të rregullojë normën e konsumit të duhanit -- midis më të lartave në Evropë. Lokalet, që do të dështojnë në përshtatjen me dekretin e ndalimit mund të paguajnë gjoba të barabarta me qindra euro. Siç tregojnë diskutimet tek peshkupauje , opinionet janë të përzjera.
Një nga komentatorët e cilëson atë "një inciativë shumë të mirë" dhe sugjeron një hap tjetër: ngritjen e taksave të cigareve si një masë ndaluese. Një tjetër kundërshton. "Ju nuk mund të ndaloni njerëzit të pijnë duhan. Është e drejta e tyre. Ju mund ta ndaloni në vendet publike etj. por jo ndalimin e plotë të tij," shkruan ajo.
Tjetërkund:
Ish bashkimi i Serbisë-Malit të Zi është pjesë e historisë, por tregoja këtë disa zyrtarëve të kontrollit në kufi. Duke udhëtuar nga Serbia, Mark Pullen deklaron se nuk mund të gjejë asnjë që të vulosi pasaportën e tij ndërsa hyn ose del nga shteti i ri i pavarur Republika e Malit të Zi. Një oficer i doganave "që dukej i hutuar" i tha atij se nuk mund t'ja vuloste sepse ai nuk ishte larguar nga ndonjë vend.
"Ju nuk keni dalë jashtë shtetit tani. Ju vetëm po kaloni në bregdet," i tha zyrtari atij.
Por a nuk do të thoshte kjo kalim i një kufiri ndërkombëtar?
"Harroje atë. Ajo nuk do të thotë asgjë. Ju nuk keni qenë jashë. Lamtumirë," insistoi zyrtari, duke i dhënë atij mbrapsht pasaportën dhe duke e dërguar atë në rrugën e tij.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes