Shkarkuesit gratis të softuereve duhet të paguajnë ...ose të përdorin Linux

21/07/2006

Po bëhet më e vështirë të mbështetesh në softueret pirate shkruan një bloger bullgar. Gjithashtu në bloget e kësaj jave: Shtrëmbërim rregullash në vendet rumune të punës; çështje të përkthimit në industrinë e turizmit dhe kërkesa e një vullnetari të OXFAM për të ngritur një urë në një fshat të braktisur shqiptar.

Nga Balkanblogs për Southeast European Times – 21/01/07

photo

Punonjësit bullgarë të doganës me kuti me softuere pirate, DVD dhe CD, para se t'i shkatërrojnë ato. [Getty Images]

Tani që kompanitë e softuereve kanë më tepër mundësi për të goditur piraterinë, disa njerëz shohin se duhet të bëjnë zgjedhje të ashpra, sipas Grigor Gatchev. Pothuajse çdo ditë në Bullgari, shkruan ai, ekspertët e kompjuterave kanë biseda që ngjajnë të tilla:

"Grigor, ke dëgjuar për ndonjë mënyrë të re për regjistrimin e Windows XP?

"Çfarë ke provuar deri tani?"

"E pra, fillimisht unë përdora komandat e Java po ata e mbyllën këtë vrimë. Pastaj provova duke hequr Genuine Advantage Add-on nëpërmjet 'Manage Add-ons'. E mbyllën këtë vrimë gjithashtu. Pastaj dikush më tregoi një truk që përdor 'politikën e grupit' por as ky nuk punon më..."

"Dëgjo, mund të sugjeroj diçka që do të t'i zgjidhte problemet e regjistrimit një herë e përgjithmonë."

"Do të thuash të blej Windows? Ëndrra!"

Nga që i njohuri i tij e gjen idenë indinjuese, Grigor sugjeron një alternativë: Linux. "Ai nuk kushton asnjë grosh," thotë ai. Por as kjo nuk shkon siç duhet.

"Si mund të presësh të braktis Windows dhe të shtyp komanda ekzotike si ato që përdornim me DOS? Ti e di kur do të ndodhë kjo, apo jo?"

"Në fakt, e di," përgjigjet Grigori. "Do të ndodhë tamam 24 orë pasi Windows i yti do të pushojë së punuari deri sa ti të paguash për të." Biseda përfundon me sharje që nuk shkruhen.

Duke shkruar nga Rumania, Opinii dëshëron që autoritetet të bënin më shumë për të goditur prishjen e rregullave në tregun e punës.

"Shkova në 5 intervista. Pas testeve të zakonshme erdhëm te negocimi për pagën. Kërkova një farë sasie dhe ata ranë dakord. Për fat, i pyeta në se pagesa do të bëhej ligjërisht (në se e tërë shuma do të ishte në kontratën time). Gjeta të njëjtën përgjigje në të pesë vendet: Jo. U thashë se nuk mund të punoj për një kompani që nuk luan sipas rregullave. Të gjithë qenë shumë të habitur nga qëndrimi im.

"Për fat të keq kjo është një situatë e rëndomtë me kompanitë rumune," shkruan ai, duke sugjeruar se pak biznesmenë e shohin bindjen ndaj ligjit si një vlerë thelbësore.

Në industrinë e turizmit, ndërkaq, zakonisht është konsideruar me vlerë të dish një gjuhë të huaj. Por jo gjithmonë. Siç vë re Bytyqis në Southeast Europe Online , të dish një gjuhë pjesërisht do të thotë problem.

Si shembull, ai poston një foto të një reklame bërë nga një malazes, shkruar në shqip dhe që me sa duket synon turistët e Kosovës.

Por për shkak të një gabimi, reklama reklamon diçka tjetër nga dhomat. "Në vend të 'dhoma'...ai apo ajo ka shkruar 'loma' që në shqip mund të kuptohet 'pisllëk'. Ne i përgëzojmë ata megjithatë për nismën!"

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Tjetërkund:

Vullnetarja e OXFAM Rashel De Feliçe po përpiqet të mbledhë para për të ndërtuar një urë të re në fshatin e vogël Urë e Shtrenjtë, në Shqipërinë e veriut, raporton peshkupauje. Përrenjtë malorë kanë prishur urën e vjetër disa vjet më parë duke e ndarë fshatin. Jo vetëm që gjysma e fshatit nuk është në gjendje të shkojë te mjeku apo në shkollë, por e vetmja rrugë për në fshat është në njërën anë të grykës. Për ironi, emri i fshatit fjalë për fjalë është Urë e Shtrenjtë.

Optmizmu, blogeri boshnjak Treshnja u hedh një sy me habi çmimeve të larta të konsumit, që po e shpien koston e jetesës së një familjeje përtej arritjes së shumë të rinjve. "Norma e lindjeve në Federatën e BiH është vazhdimisht në rënie," vë re Treshja. "Kjo nuk është e habitshme kur kaq të rinj janë të papunë."

Këto janë vetëm disa nga ato që kanë në mend blogerët e Ballkanit këtë javë. Kthehuni përsëri të premten për më shumë komente, gjetje e anekdota nga mbarë rajoni.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment