21/06/2012
Veprimtarët nxisin Turqinë që t'a bëjë kushtetutën e re më miqësore ndaj fëmijëve.
Menekshe Tokjaj për Southeast European Times në Stamboll -- 21/06/12
![]() Të rinj veprimtarë në Sheshin Taksim të Stambollit informojnë publikun çdo të shtunë mbi qëlimet e tyre të arritura. [Fondacioni i Turqisë për Fëmijët] |
Mes diskutimeve në rritje mbi kushtetutën e re, veprimtarët kanë theksuar rregullisht nevojën për të trajtuar të drejtave të fëmijëve në legjislacionin e ri. Kushtetuta e tanishme e Turqisë u hartua nën sundimin ushtarak më 1982 dhe konsiderohet gjerësisht e papërshtatshme për trajtimin e të drejtave të njeriut -- veçanërisht për fëmijët.
Nisma e Fondacionit për Fëmijët publikoi një "Kushtetutë të Fëmijëve" të plotë e theksoi shqetësimet e shpresat kryesore të tij për t'u përfshirë në legjislacionin e ri të shtetit.
Mustafa Ruhi Sirin, themeluesi i Fondacionit për Fëmijët, shpjegoi qëllimin e organizatës.
"Propozojmë që Turqia të miratojë një politikë për fëmijët në përputhje me konventat ndërkombëtare e normat universale dhe të përfshijë dispozita kushtetuese që trajtojnë çështjet e fëmijëve në shumë aspekte -- respektimin e të drejtave të fëmijëve për mbrojtje, kushte më të mira jetese, pjesëmarrje në procesin politik e parandalimin e diskriminimit. Pavarësisht nga kufiri i moshës për të votuar, fëmijët duhet të marrin pjesë në fazën e referendumit të kushtetutës kur të finalizohet".
Fondacioni krijoi këshillat e fëmijëve anëmbanë Turqisë, ku të rinjtë diskutojnë problemet kryesore të tyre. Çdo të shtunë, anëtarë të fondacionit e ndjekësit e tyre takohen në Sheshin Taksim të Stambollit për të azhornuar publikun mbi projektin e tyre.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes