Urbanizimi i shpejtë i qarqeve të Stambollit shkakton ankesa

31/05/2012

Pamja e së vjetrës që ndryshon dhe shpesh e qarqeve të varfra të qytetit të Stambollit irriton shumë vetë, por sjell shpresë për të tjerët.

Nga Cigdem Bugdajci për Southeast European Times në Stamboll -- 31/05/12

photo

Klasa e mesme urbane lëviz drejt shumë qarqeve të vjetra të Stambollit dhe shtyn banorët e varfër drejt periferive të qytetit. [Reuters]

Qarku Ahirkapi i Stambollit është një nga shumë qarqet e qytetit që përjeton zhvillim urban në rritje. Ndërtesat e reja e rinovimi i lagjeve nga ana e tyre po sjell ndryshime në popullsinë vendase.

Husnu Jilldiz, pronari i një dyqani, ka lindur e është rritur në lagje, duke drejtuar dyqanin e të atit që tani është 115 vjeçar.

"Hotelet shqetësojnë jetën e banorëve vendas. Klientët e hoteleve vijnë në lagjen tonë me paketa pushimesh; ata vijnë si tufa delesh, nuk na hyjnë në punë".

Ndërsa shtëpitë historike mbetën të paprekura, të parinovuara prej vitesh, të varfërit i zunë ato e ndërtuan jetën e tyre brenda e rrotull ndërtesave gjysmë të shkatërruara. Tani, me rritjen e interesit në ndërtesat historike të Stambollit, shumë lagje kanë pësuar një transformim të shpejtë e dramatik, ku shtëpitë gjysmë të shkatërruara po shndërrohen në hotele me pesë yje.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Sahap Firat, një banor tjetër vendas, i cili u largua nga lagjia rreth 30 vjet më parë, ka ardhur që të vizitojë shtëpinë e fëmijërisë e foli mbi transformimin e Ahirkapit.

"Transformimi duhet kryer sepse në të vërtetë askush nuk dëshiron që të kujdeset për këto ndërtesa këtu. Edhe unë dëshiron që të qëndrojnë siç janë, por shtëpia ku kam lindur është rrënuar, në gjendje të keqe".

Ai tregon me gisht ndërtesat e rikonstruktuara, që tani shërbejnë si hotele.

"Këto shtëpi ishin gati duke u shembur. Tani janë rikonstruktuar. Tani, si është më mirë?"

This text will be replaced
Transkript | Podkast
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment