Dita e Vajzave të IKK-së në Ballkan

17/05/2012

Një numër kombesh në Ballkan po inkurajojnë vajzat që të marrin në konsideratë karriera në fushat e mbizotërura tradicionalisht nga meshkujt.

Nga Ivana Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd -- 17/05/12

photo

Veprimtaria e Ditës së Vajzave synon të inkurajojë vajzat e gratë e reja që të konsiderojnë një karrierë në informatikë, komunikime e teknologji. [Nada Bozic/SETimes]

Një përpjekje për të prezantuar adoleshentet e studentet e universitetit në karriera në teknologji dixhitale rezultoi në veprimtarinë e dytë vjetore të Ditës së Vajzave të IKK-së. Disa vende në Evropën Juglindore, duke përfshirë Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinën morrën pjesë.

Veprimtaria e Ditës së Vajzave në fund të prillit synoi të krijonte një mjedis botëror që do t'u japë fuqi e do të inkurajojë vajzat e gratë e reja që të konsiderojnë një karrierë në informatikë, komunikime e teknologji (IKK) që përdor teknologjinë dixhitale për individët, bizneset e organizatat.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Studentet vizituan zyrat e ndërmarrjeve të IKK-së, institucione akademike, agjenci qeveritare e institucione të tjera që merren me teknologjinë dixhitale, për t'u informuar e për të kuptuar më mirë mundësitë e sektorit të IKK-së.

Veprimtaria e IKK-së është zhvilluar për dhjetë vitet e fundit në mbarë botën -- dhe që më 2011 në disa vende të Evropës Juglindore. Veprimtarie e vitit të kaluar ishte nën nismën e ministrisë serbe të telekomunikacioneve, pas të cilës Dita e Vajzave të IKK-së u bë pjesë e kalendarit të ngjarjeve të OKB-së.

Jovana Miladinoviç është duke përfunduar shkollën fillore. Duke qenë se vendimmarrja për një shkollë të mesme është hapi i parë drejt një profesioni të dëshirueshëm, ajo mori pjesë në Ditën e Vajzave të IKK-së në Beograd.

"Jam e interesuar në këto profesione të teknologjisë së informacionit e nuk mendoj se janë vetëm për djemtë. Nuk mendoj se ka profesione për meshkuj e për femra. Njoh shumë vajza që janë shumë të mira në matematikë, fizikë e shkenca të tjera. Nëse i hyj kësaj linje pune, mendoj se kam mundësinë të udhëtoj në botë e të takohem me njerëz me interesa të njëjta."

This text will be replaced
Transkript | Podkast
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment