Në Kamenicë, një treg ku nuk vërehet prejardhja etnike

26/04/2012

Çdo të premte, tregu i hapur në qytetin lindor të Kosovës në Kamenicë bashkon shqiptarë e serbët, që shesin prodhime e ndajnë shqetësimet e përditshme.

Nga Safet Kabashaj për Southeast European Times në Prishtinë -- 26/04/12

photo

Tregu i hapur i Kamenicës njihet për aromën e tij shumë-etnike. [Safet Kabashaj/ SETimes]

Njerëzit në tregun e Kamenicës tregojnë një tolerancë që mund të shërbejë lehtë si shembull për marrëdhëniet ndër-etnike në Kosovë.

Sabit Mavriqi, një shqiptar i Kosovës e Grade Nikolic, serb i Kosovës, të dy në të 50-tat, provojnë të dy të flasin gjuhën e tjetrit, duke treguar miqësi të dyanshme.

"Fasim së bashku, shqiptarë e serbë. Flasim, flasim. Pikërisht. Ai flet serbisht. Unë flas shqip. Jemi edhe fqinjë e gjithçka, faleminderit Zotit. Në Kamenicë, nuk ka asnjë problem fare."

Tregu, në qendrën e qytetit, funksionon të premteve vetëm me vendas, kryesisht nga fshatrat aty pranë. Ata sjellin lloje të ndryshme prodhimesh shtëpiake për t'i shitur: fasule, pula, vezë, qumësht, miell, djathë madje edhe brendi. Shumë prej tyre u mungon një punë e qëndrueshme dhe e përhershme. Duket qartë se në mendje kanë të fitojnë para, sesa të mendojnë për ndryshimet e etnisë ose të gjuhës.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Vesel Abdullahu ka ardhur të tregtojë në tregun e Kamenicës çdo të premte për gjashtë vitet e fundit, duke shitur qepë, miell, fasule e spinaq. Abdullahu nuk sheh asnjë tension në ndryshimet etnike në treg.

"Jo, nuk ka asnjë problem me atë. Gjithçka është në rregull, në paqe, mund të shohësh serbë që blejnë nga shqiptarë, shqiptarë që blejnë nga serbë. Nuk ka asnjë problem në lidhje me atë."

Sylejman Morina, një zëdhënës i komunës së Kamenicës, thotë se Kamenica ka më pak tensione etnike sepse këtu ka pasur pak humbje gjatë konfliktit të armatosur, në krahasim me rajonet e tjera.

"Ajo që shihet në treg është një fakt, një realitet i krijuar. Nuk mund t'a improvizojmë e t'a bëjmë të duket si dikush do të dëshirojë në një moment të caktuar. Gjithçka atje është e natyrshme. Prandaj përfaqëson tablonë më të mirë të një realiteti të krijuar, të ruajtur në komunën e Kamenicës."

This text will be replaced
Transkript | Podkast
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment