Bizneset e vogla të veprave artizanale fitojnë shpresë të re në Maqedoni

16/02/2012

Qeveria në Maqedoni po përpiqet të ruajë artin e lashtë të artizanatit si pjesë e mbrojtjes së traditës në rajon.

Nga Marina Stojanovska për Southeast European Times në Shkup -- 16/02/12

photo

Endësi Mazlum Halili vazhdon trashëgiminë e parardhësve të tij. [Tomislav Georgiev/SETimes]

Ministria maqedonase e Ekonomisë do të japë fonde deri në 5.000 euro për bizneset e vogla, kryesisht private, të artizanatit për blerjen e pajisjeve e materialeve.

Ministria filloi një projekt për të ndihmuar që artizanati i ashtu-quajtur tradicional të lulëzojë, duke rritur aftësinë konkurruese të tyre, duke përmirësuar procesin e prodhimit e aftësitë e tyre dhe duke ruajtur artizanatin e tyre duke kaluar aftësitë e përvojën e tyre tek brezat më të rinj.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Qëllimi është të inkurajohen e të ruhen këto vepra artizanati … për të ruajtur kulturën e traditën, për të ndihmuar në prodhimin e suvenirëve e duke tërhequr kështu më shumë turistë që mund të marrin me vete diçka autentike kur vizitojnë Maqedoninë," thotë Drejtoresha Ekzekutive e Dhomës së Artizanëve të Shkupit, Snezhana Denkovska.

Të ishe endës, kapelebërës, leshpunues apo prodhues shapkash në të kaluarën do të thoshte se ishe i admiruar për aftësinë tënde. Megjithatë, sot të merresh me veprat e artizanatit do të thotë se mezi fiton për të jetuar.

"Këtë artizanat e kam trashëgimi nga gjyshi im. Kemi më shumë se 70 vjet që merremi me këtë biznes. Deri më sot kemi jetuar sa kemi mundur me këtë punë, por nuk e di sesi do të jetë në të ardhmen; është shumë e vështirë. Prodhuesit e tjerë të veprave të artizanatit ankohen. Kemi shumë probleme. Askush nuk dëshiron të merret me këto punë; është e vështirë e mund të mos ketë më punë. Prodhimi industrial po na mbyt. Çdo vit shesim më pak. Ka shumë konkurrencë të pandershme. Një herë e një kohë endjet bëheshin të gjitha me dorë dhe me cilësi. Tani janë të lirë e me cilësi të dobët. Mund të bëj mallra pa cilësi gjithashtu, por tradita nuk më lejon," thotë endësi Mazllum Halili.

Planifikohet që artizanatet e rregjistruara në sindikatat rajonale ose komunale të tregtisë mund të bëjnë kërkesë për fonde që mbulojnë 75% të kostove të pajisjeve, veglave, materialeve dhe kualifikimin si ekspert të tyre.

This text will be replaced
Transkript | Podkast
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Maqedonia shpreson të tërheqë vëmendjen e NATO-sMaqedonia shpreson të tërheqë vëmendjen e NATO-s

Përfaqësuesit e NATO-s do të mblidhen në Çikago këtë muaj.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Mendoni ju se Maqedonisë do t'i ofrohet anëtarësimi në NATO në samitin e organizatës në Çikago në maj?

Po, Maqedonia ka përmbushur të gjitha kërkesat për anëtarësimin në NATO
Jo, Greqia ende pengon
Ndoshta
Nuk e di



shih rezultatet Shto koment