04/02/2013
Në një përpjekje për të tërhequr investime të huaja, shumë vende në rajon po u kthehen taktikave të reja.
Nga Biljana Lajmanovska për Southeast European Times në Shkup -- 04/02/13
![]() Disa vende në rajon po ofrojnë shtetësinë ndaj investitorëve të huaj. [BE] |
Disa vende në rajon po ofrojnë shtetësinë ndaj të huajve që shpenzojnë shuma të mëdha parash, në një përpjekje për të tërhequr investime në rajon dhe për të rimëkëmbur disa nga investimet e huaja e drejtpërdrejta të humbura në dy vitet e fundit.
Sipas një raporti të fundit nga Instituti i Vienës për Studimet Ekonomike Ndërkombëtare, investimi i huaj i drejtpërdrejtë u rrit në rajon me rreth 26 përqind më 2011. Megjithatë, rritja që nuk pritet të vazhdojë, pasoi vite të humbjeve të mprehta.
Rumania është një pioniere në ofrimin e shtetësisë për investime e ka një nismë në vend edhe përpara sesa kriza ekonomike të godiste rajonin. Masa është vërtetuar e suksesshme veçanërisht në tërheqjen e investitorëve nga Turqia.
Shtetësia rumune mund të përftohet me kërkesë, në qoftë se një person ka jetuar në vende ligjërisht për së paku tetë vjet ose është martuar me një shtetas rumun për së paku pesë vjet. Kushtet përgjysmohen në qoftë se kërkuesi është një person i famshëm ndërkombëtar ose është një investues.
Më 2009, senati miratoi një propozim nga Toni Grebla, kreu i komisionit gjyqësor të vendit, për të ulur sasinë e nevojshme për të investuar në Rumani në 1 milion euro, përkundër pesë milion euro të propozuar nga qeveria.
"Kam një vizë të përhershme për Rumaninë dhe më kanë thënë se mund të merrja shtetësinë automatikisht kur të hyjmë në BE ose Shengen. Kam familjen këtu, kam një fëmijë. Do të ishte mirë të kem shtetësinë pasi tani jam një i huaj dhe nuk mund të votoj ose të zotëroj tokë; në qoftë se nuk bëhet gjë, do të pyes për 1-2 vjet. Jam pjesë e Rumanisë edhe pse jam lindur në Turqi," tha për SETimesShukri Karaaslan, një kurd që zotëron restorante në Bukuresht dhe Giurgiu.
Maqedonia, e cila sipas raportit të institutit pati rreth 30 përqind humbje në investime më 2012, ka propozuar ndryshime në ligjin për të huajt që do t'u ofrojnë shtetësinë cilitdo që investon së paku 400,000 euro dhe hap së paku 10 vende pune në vend.
Në Shqipëri, qeveria kohët e fundit miratoi ligjin mbi shtetësinë për natyralizimin e të huajve në rastet kur "Shqipëria ka interes shkencor, ekonomik dhe kulturor."
Sipas ligjit, çdo person që provon se ka investuar më shumë se 147,000 euro në vend do të marë një pasaportë.
![]() Investimi i 1 milionë eurove në Rumani do të rezultojë në shtetësi. [AFP] |
Një masë e ngjashme pritet të miratohet nga parlamenti bullgar. Sipas ndryshimeve të propozuara në ligjin për të huajt, kandidatët do të duhet të investojnë së paku 250,000 euro në një kompani bullgare të përfshirë në industri, infrastrukturë, transport apo turizëm.
Investitorëve do t'u kërkohet gjithashtu të kenë jetuar në vend për së paku një vit. Blerja e pronës së patundshme me vlerë 305,000 euro është një mënyrë tjetër për të fituar statusin e qëndrimit të përhershëm, sipas propozimeve të reja.
Legjislacioni i tanishëm ofron status të qëndrimit të përhershëm një të huaji që investon më shumë se 500,000 euro në kompanitë publike apo ndërmarrjet e përbashkëta.
George Angelov, një ekonomist i lartë në Institutin e Shoqërisë së Hapur në Sofje, tha se legjislacioni i këtij tipi duhet të miratohet pas analizave të përvojës së vendeve të tjera dhe një vlerësimi të pasojës që do të prodhojë.
"Ai që kemi tani është një debat teorik, pa ndonjë arsyetim të vërtetë mbi ose pragjet ose pasojat e pritshme," tha ai për SETimes. "Nuk jam i sigurtë se teksti që kemi tani do të ndihmojë të tërheqë investime të huaja në ekonominë bullgare për shkak të pragut të lartë nga njëra anë dhe mundësive për t'a anashkaluar atë nga ana tjetër."
Një faktor i propozimeve është të ofrojë shtetësi apo viza të gjata për të huajt që duan të blenë prona në rajon.
Ata që investojnë më shumë se 40,000 në pronën e patundshme në Maqedoni do të lejohen të banojnë atje për një vit. Tani shtetasit e huaj duhet të largohen nga Maqedonia pas tre muajsh.
"Ka një praktikë në Perëndim e Evropën Qendrore dhe veçanërisht në Skandinavi, për të blerë prona e investuar në vendet e Evropës Juglindore dhe për të kaluar mjaft kohë në këto vende më të ngrohta," tha për SETimesAleksandar Gjorgjiev, një zëdhënës i qeverisë.
Por sipas analistëve ekonomikë, shtetësia do të jetë më tërheqëse për investitorët nga Azia që kanë vështirësi të udhëtojnë në BE. Shumica e vendeve rajonale kanë një rregjim pa viza me vendet evropiane.
"Ata mundet vërtet të përfitojnë nga këto mundësi," tha për SETimesFilip Blazhevski, një ekonomist në Qendrën e Analizës Ekonomike.
Por pavarësisht përkrahësve të ligjit të ri, disa mbeten skeptikë, duke u frikësuar se ligjet do të krijojnë një shteg për terroristët dhe kriminelët.
"[Kjo është një shumë] e vogël parash, duke folur relativisht, për një organizatë terroriste, që mund të përdorë territorin, mundësitë e tij dhe hapësirat, që do të mundësonte anëtarët e saj të marrin shtetësinë shqiptare," i tha televizionit Albanian Screen deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Gjoni.
Praktika përfundoi më 2010 në Malin e Zi pasi Kryeministri i shkarkuar i Tailandës Thaksin Shinavatra mori shtetësinë pavarësisht prej akuzave pezull të korrupsionit me të cilat u përball në atdheun e tij.
Korrespondentët e SETimes Svetlla Dimitrova në Sofje, Erl Murati në Tiranë, Katica Gjuroviç në Podgoricë dhe Gabriel Petresku në Bukuresht kontribuan për këtë artikull.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes