Rajoni pret për arritje dhe sfida në 2013

31/12/2012

Vendet e Evropës Juglindore do të pësojnë ngjarje plot gjallëri politike, ekonomike e sociale në vitin përpara.

Nga Paul Kiokoiu për Southeast European Times në Bukuresht-- 31/12/12

photo

Disa vende në rajon shpresojnë të hapin bisedimet e pranimit në BE në 2013. [AFP]

Peizazhi gjeopolitik i rajonit do të ndryshojë në 2013 me pranimin e Kroacisë në BE dhe bisedimet me Brukselin do të mbizotërojnë agjendën e politikës së jashtme të shumë qeverive.

Ekonomia do të kryesojë shumë përparësi të kapitaleve me shumë vende që ndeshin një deficit dhe përpiqen të shtojnë rritjen me gjithë recesionin e përzgjatur. Në disa vende çështjet dypalëshe do të bëjnë ose prishin përpjekje të mëtejshme diplomatike.

Pranimi kroat në BE është deri tani ngjarja më e rëndësishme politike në 2013 për vendin. Kroacia përfundoi negociatat me BE në 2012 dhe pritet të bashkohet zyrtarisht me Bashkimin në korrik 2013.

Zdravko Petek, një profesor në fakultetin e shkencave politike në Zagreb, tha se me aftësinë për të kapur fonde të BE, Kroacia do të fitojë potencial të madh por varet nga krerët të përdorin këtë sistem levash.

"Përdorimi i fondeve të BE do të jetë me siguri një nga sfidat kyçe për Kroacinë, " i tha Petak SETimes.

Në korrik 2012, shtetasit kroatë zyrtarisht zgjodhën të bashkohen me Bashkimin në një referendum me 66.2 përqind të votave.

"Unë votova për hyrjen e Kroacisë, por nuk mendoj se do të ndryshojë shumë brenda natës," i tha SETimes. Darko Brdalj, 34 vjeç, një llogaritar nga Zagrebi.

Kosova po pret një numër zhvillimesh të rëndësishme në 2013, duke filluar me bisedimet me Serbinë.

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç pritet të takohen përsëri në janar për të diskutuar një numër çështjes të mbetura pezull, duke përfshirë taksat doganore, energjinë, telekomunikacionet dhe situatën në Kosovën e veriut.

Belul Beqaj, një profesor në Universitetin e Prishtinës i tha SETimesse bisedimet me Serbinë do të kenë një ndikim mbi koalicionin qeverisës, i cili do të ndeshë "një lloj gjendje shpirtërore të ndryshme pasi problemi në veri të zgjidhet."

Për Serbinë. çështja më e rëndësishme në 2013 do të jetë fillimi i negociatave me BE. Bisedimet pritet të nisin derri nga korriku në qoftë se të gjitha kërkesat janë përmbushur, por kjo do të varet nga diskutimet Beograd-Prishtinë.

"Mënyra se si Serbia do të merret me Kosovën do të përcaktojë nisjen e negociatave. Platforma e re për Kosovën do të jetë në qendër të interesave të Serbisë, Kosovës dhe ato ndërkombëtare," i tha SETimesZoran Stojilkoviç, një profesor në fakultetin e shkencave politike

Me ndikimin e krizës globale ekonomie që ende kumbon, ekonomia do të jetë gjithashtu faktor në planet e 2013 në shumicën e vendeve.

Ekonomistët parashikojnë se Bosnje dhe Hercegovina (BiH) do të ketë përparimin më të ulë=t ekonomik nga të gjitha vendet në rajon në 2013.

photo

Ekonomia do të luajë një rol të madh në shumë plane në rajon në 2013. [AFP]

"Bosnja nuk mund të mbijetojë pa rimëkëmbjen e ekonomisë por hapjet e reja për punë janë vetëm në administratën shtetërore. Nga ana tjetër, krizat e shpeshta politike janë arsye për tërheqjen e investimeve të mshumë investitorëve," i tha SETimes. Zlatko Hurti, një analist ekonomik.

Me regjistrimin e pritshëm në 2013, BiH mund të presë një ekonomi të lëkundshme, eksport të vogël mallrash, mungesë të investimeve të huaja dhe padyshim kredit të mëdha nga institucionet financiare ndërkombëtare.

Në Greqi, recesioni do të vazhdojë në një vit të gjashtë në 2013 ndërsa koalicioni qeveritar përpiqet të mbajë veten së bashku, të detyrojë një valë tjetër masash shtrënguese dhe të shpresojë se më shumë ndihmë ndërkombëtare do ta mënjanojnë nga spektri i paaftësisë paguese dhe shkatërrimi ekonomik.

Ministri i financave Janis Sturnaras ka paralajmëruar se perspektiva e falimentimit ende mbetet në qoftë se reformat financiare ndërpriten nga më shumë protesta, greva e trazira.

"Ne mund ta arrijmë këtë vitin tjetër në qoftë se do t'i përmbahemi programit të rënë dakord me BE dhe FMN," tha Sturnaras në një intervistë me Financial Times,duke iu referuar Trojkës, që përfshin gjithashtu Bankën Qendrore Evropiane dhe e cila po vë serinë e parë të 52.5 miliard euro në kredi shpëtuese si pjesë e paketës së dytë shpëtuese prej 130 miliard euro.

Aleks Sakellariu, një studiues në Universitetin Panteion në Athinë, i tha SETimesse 2013 "do të jetë përfundimisht një vit me rëndësi kritike për Greqinë. Pas tre vjet krize ekonomike të pashembullt, ka shenja se situata do të bëhet e qëndrueshme dhe deri nga fundi i 2013."

Politika do të mbizotërojë kryeradhët në rajon gjithashtu.

Zgjedhjet e përgjithshme dhe presidenciale në Kosovë vijnë pas një periudhe zgjedhjesh të brendshme brenda partive për organet e tyre udhëheqëse. "Ngjarje të mëdha do të ndodhin brenda partive, midis partive, në çështjet ekonomike dhe sociale," tha Beqaj.

"Çështja më e rëndësishme në këtë aspekt është reforma zgjedhore," tha Beqaj, duke shtuar se kjo çështje, së bashku me problemet e thelluara sociale, do të ndikojë stabilitetin e institucioneve dhe konsolidimin e pushtetit.

Në Maqedoni, zgjedhjet lokale pritet të mbahen në mars 2013. Anketa më e fundit e Institutit Republikan IRI tregon se VMRO-DPMNE qeverisëse ka një mbështetje të qëndrueshme prej 27 përqind.

Nikola Gruevski i VMRO-DPMNE qeverisëse mbetet politikani më popullor me 20 përqind mbështetje, kundrejt kreut të opozitës kryesore SDSM Branko Crvenkovski, me rreth 5 përqind.

Tensioni politik pritet të rritet në Bullgari në muajt përpara zgjedhjeve të saj parlamentare në verën e 2013, kur votuesit në vendin ballkanik do të zgjedhin anëtarët e rinj të legjislaturës 240- vendëshe të vendit.

photo

Mali i Zi dhe Maqedonia janë dy vendet që do të mbajnë zgjedhje në 2013. [AFP]

Pa parti që pritet të fitojë një shumicë të pastër për të qeverisur e vetme, zgjedhjet pritet të pasohen nga javë bisedimesh koalicioni.

Kjo do të thotë një ngadalësim në procesin e reformës, tha Javor Aleksiev, një ekonomist me Institutin për Ekonominë e Tregut me bazë në Sofje. "Reformat e ngecura zakonisht kanë një efekt afat-gjatë [më shumë se afat-shkurtër] negativ që do të ndjehet gjatë [mandatit të] qeverisë tjetër," i tha aiSETimes.

Në Rumani, të gjithë sytë do të jenë gjithashtu në marrëdhëniet midis presidentit Traian Bashesku dhe kryeministrit Viktor Ponta, koalicioni i të cilit fitoi lehtë zgjedhjet në krye të dhjetorit. Rivalët e vjetër do të duhet të punojnë së bashku deri në fund të 2014 kur skadon mandati i dytë i Basheskut.

Zgjedhjet parlamentare në 23 qershor në Shqipëri pritet të lehtësojnë situatën në vend pasi vendi luftoi gjatë disa viteve beteja të mbrapshta midis demokratëve qeverisës dhe opozitës socialiste. Demokratët qeverisës po hyjnë në vitin e tetë në pushtet dhe shpresojnë të fitojnë statusin e kandidatit të BE në 2013.

Disa çështje individuale të vendit do të kulmojnë gjithashtu në 2013.

Një referendum i debatuar do të kryesojë agjendën në Bullgari në 2013. Plebishiti i parë kombëtar në vendin ballkanik që nga 1989 u shty nga vendimi i Sofjes për të lënë projektin për ndërtimin e centralit bërthamor në Belene në lumin Danub. Votimi do të mbahet në 27 janar.

Pyetja që votuesit bullgarë do të duhet t'i përgjigjen do të jetë: "Duhet energjia bërthamore të zhvillohet më tepër në Bullgari duke ndërtuar një central të ri bërthamor?" Më shumë se 62 përqind mbështesin ndërtimin dhe 37 përqind janë kundër, sipas një sondazhi të kryer nga Qendra Kombëtare për Studimin e Opinionit Publik në nëntor.

Rumania hyn në 2013 me shpresën e një programi të ri pranimi në Shengen pasi trazira politike verën e kaluar e nxori vendin jashtë pistës së bashkimit me zonën pa kufij.

Një program i ri pritet këtë pranverë, pas një raporti të ri nga Komisioni Evropian mbi gjendjen e reformës gjyqësore që do të dalë në janar, por BE paralajmëroi se çdo sulm tjetër mbi institucionet bazë demokratike rrezikon ndezjen e një reagimi të ngjashëm të gjallë nga ana e vendeve të BE.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Maqedonia pret propozimet e reja për të zgjidhur mosmarrëveshjen e emrit, planifikuar për janar 2013 kur ndërmjetësi ni OKB-së Methju Nimetz do të vizitojë Shkupin dhe Athinën.

"Ne shpresojmë se do të ketë nisma të reja dhe ide të reja që ne kemi nevojë t'i bisedojmë. Pas vizitës së sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-mun në Maqedoni, situata ndryshoi," i tha presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov SETimes.

Në janar, pritet të zbatohet nisma e kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha për dhënien e shtetësisë dhe pasaportave të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë. Kjo nismë do të lejojë shqiptarët e Kosovës të bëhen shtetas të Shqipërisë, që pritet të shkaktojë reagime nga vendet fqinje.

Në këtë raport kontribuuan korrespondentët e SETimes Drazhen Remikoviç në Zagreb, Linda Karadaku në Prishtinë, Bedrana Kaletoviç në Sarajevë, Katica Gjuroviç në Beograd, Svetla Dimitrova in Sofje, Klaudija Lutovska në Shkup, Erl Murati në Tiranë dhe Andi Dabilis në Athinë.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

Ushtritë në Ballkan tregojnë bashkëpunim në situatat e krizësUshtritë në Ballkan tregojnë bashkëpunim në situatat e krizës

Ekspertët dhe zyrtarët janë dakord se bashkëpunimi i demonstruar nga forcat e armatosura provohet i vlefshëm në menaxhimin e fatkeqësive natyrore.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Ushtritë në Evropën Juglindore po bashkëpunojnë për të ndihmuar qytetarët në vendet fqinje gjatë emergjencave dhe fatkeqësive. A e përkrahni trajnimin e mëtejshëm bashkëpunues në mbështetje të këtij misioni?

Po
Jo
Nuk e di