Partia Agimi i Artë e Greqisë përqafon rolin ekstremist

17/09/2012

Agimi i Artë përfiton nga qëndrimi kundër emigrantëve, por shumë grekë refuzojnë t'a pranojnë partinë.

Nga Andi Dabilis për Southeast European Times në Athinë -- 17/09/12

photo

Anëtarët e partisë së të djathtës ekstreme Agimi i Artë ndezin fishek-zjarre të kuq jashtë bashkisë së Peramës, pranë Athinës, gjatë një takimi të fushatës zgjedhore. [Reuters]

Ndonëse Greqia vuan nga një krizë dërrmuese ekonomike, shumë shtetas nuk janë aq të dëshpëruar sa të përqafojnë retorikën e urrejtjes e goditjen e emigrantëve të partisë neo-naziste Agimi i Artë.

"Ata kanë një histori të keqe e dhuna mbjell dhunë," tha për SETimes Banori i Athinës Stavros Petropulos, 35 vjeç. "Njerëzit janë në dëshpërim, por Agimi i Artë është një prirje e do të marrin fund."

Grupi ekstremist, i cili u mor për një shaka tre vjet më parë kur fitoi vetëm 0.29 përqind në zgjedhje, mori 6.97 përqind  këtë vit për të patur 18 vende në parlament mbi një platformë kundër emigrantëve e tani ka mbështetjen e 10 deri 12 përqind të votuesve, tregojnë sondazhet

Por udhëheqësit e tij nuk kanë bërë asgjë parlamentare pasi morën vendet e tyre. Disa nga anëtarët e parlamentit të tij morën pjesë në një takim të partisë, duke thyer tezgat e emigrantëve në një panair vendor, duke bërë që disa t'u kërkojnë autoriteteve heqjen e imunitetit politik të tyre.

Partia neo-naziste përqafon një ideologji ekstremiste. Ata premtuan të heqin qafe emigrantët e paligjshëm nga vendi e të vënë mina tokësore në kufijtë për të siguruar që të mos vijnë më. Ata vendosën fletushka urrejtje rreth lagjes së klubeve të homoseksualëve në Athinë. Ata thonë se njerëzit me pa-aftësi janë të padëshirueshëm. Ata madje kërcënuan të lëshojnë "skuadrat naziste" në Greqi.

Themeluar në fillim të viteve 1980 nga mbështetësit e juntës së egër ushtarake që qeverisi Greqinë nga 1967 deri në 1974 e torturoi kundërshtarët, anëtarët e partisë Agimi i Artë mbajnë bluza të zeza me një simbol valëzues që i ngjan kryqit të thyer. Ata shpërndajnë ushqime e bëjnë thirrje për banka gjaku vetëm për grekë, duke ndjellë kujtime të mesazheve të superioritetit arian në Gjermaninë naziste.

photo

"Ndjehemi të neveritur në parlament," tha në gusht udhëheqësi i Agimit të Artë, Nikolaos Mikaloliakis. [Reuters]

Kreu i Agimit të Artë Nikolas Mikaloliakis, që është burgosur dy herë e është përzënë nga ushtria, mban fjalime bombastike kundër atyre që i percepton si armiq, duke përfshirë parlamentin ka synuar të pakënaqurit dhe hodhi poshtë kritikat e sugjerimet se partia duhet të ndalohet. Ai nuk foli për SETimes me gjithë kërkesat e përsëritura për intervista.

Me gati 2 milionë vetë pa punë e politikanët e elitën e pasur të patrazuar nga kjo, Agimi i Artë e ka lidhur veten me klasën punëtore e të varfrit dhe luan me frikën e emigrantëve të paligjshëm që po mbushin vendin, të cilët i fajësojnë për një rritje në krime.

Kreu i PASOK-ut  Evangelos Venizelos tha megjithatë se përçmimi për Agimin e Artë është i përhapur mes partive kryesore. "Parlamenti nuk mund të bëhet një vend për këta nostalgjikë për fashizmin e nazizmin," tha ai.

Jorgo Tzogopulos, një studiues në Fondacionin Helenik për Politikën e Jashtme e Evropiane në Athinë, tha se popullariteti i partisë nuk duhet të jetë një e papritur.

"Rritja e saj është një dukuri normale në një kohë krize," tha ai për SETimes . "Kur njerëzit vuajnë, ata priren të pranojnë retorikën e partive ekstreme."

Jorgos Tsalikis, 45 vjeç , një punonjës në një dyqan fast food në një lagje të Athinës tha se shumë grekë që mbështesin Agimin e Artë nuk pëlqejnë atë që ai përfaqësor, por kanë hequr dorë nga udhëheqësit e vendit. "Kjo është për shkak të dëshpërimit që njerëzit ndjejnë, janë të dëshpëruar e nuk u besojnë politikanëve," tha ai për SETimes .

Kryeministri Antonis Samaras duke vëzhguar një koalicion jo të lehtë me përndryshe kundërshtarët e tij, socialistët e PASOK-ut e të Majtën Demokratike të vogël, ka qenë i detyruar të marë një kthesë më të fortë në të djathtë, duke urdhëruar kapjen e emigrantëve të paligjshëm për t'i vënë në qendra ndalimi anembanë vendit.

photo

Mbështetësit e Agimit të Artë sigurojnë një zonë ku anëtarët e partisë po shpërndajnë ushqim për banorët që vuajnë nga kriza ekonomike në Sheshin Sintagma në Athinë. [Reuters]

"Shumë grekë janë për arsye të ndryshme të zhgënjyer nga sistemi politik i krijuar e shprehin pakënaqësinë ose zemërimin duke votuar për Agimin e Artë që e paraqet veten si një lëvizje kundër sistemit," tha Klapsisi.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Aleks Afuksenidis, një sociolog në Qendrën Kombëtare për Studimin Shoqëror tha për SETimes se, "Agimi i Artë ia doli të mbledhë së bashku një numër njerëzish që ekzistonin përtej spektrit të vendosur politik. Ka patur kurdoherë shumë, shumë njerëz në Greqi opinione të tilla, krah të djathtë ekstrem, racistë e tepër konservatorë."

"Nuk i pëlqej ata, por janë e vetmja parti që bën diçka," tha për SETimes Jiota Lazaru, 18 vjeç.

Aleksandros Sakellariu, një sociolog e studjues në Universitetin Panteion të Athinës, tha për SETimes se është i shqetësuar se të rinjtë grekë veçanërisht janë injorantë për pushtimin nazist të Greqisë e mizoritë." Kjo do të thotë se trualli është pjellor për Agimin e Artë," tha ai, duke shtuar se mendon se partia është e rrezikshme.

"Ata sulmojnë emigrantët e grupe të tjera shoqërore ose fetare e homoseksualët e muslimanët, duke i kërcënuar ata se u ka ardhur radha. Agimi i Artë nuk ka ndonjë vend të ligjshëm në qeveri, por ka një vend të ligjshëm në arenën politike nga momenti që është një parti e ligjshme politike," tha ai.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

BE ndryshon qasjen e vet ekonomike ndaj BallkanitBE ndryshon qasjen e vet ekonomike ndaj Ballkanit

Bashkimi vendos kritere të reja për anëtarësimin e vendeve kandidate dhe kandidatëve të mundshëm.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Autoritetet e BiH po kopjojnë një model nga Kroacia për të identifikuar dhe proceduar mashtruesit e taksave. Do të jetë ndihmuese një përpjekje e tillë për vendin tuaj?

Po
Jo
Nuk e di