Bizneset e vogla rajonale sfidojnë krizën ekonomike

10/09/2012

Sipërmarrja në bizneset e vogla ka lulëzuar në disa pjesë të rajonit.

Nga Drazhen Remikoviç për Southeast European Times në Sarajevë -- 10/09/12

photo

"Personeli profesionist e teknologjia moderne janë shumë të rëndësishme për të pasur sukses sot në treg", tha një pronar biznesi për SETimes. [Drazhen Remikoviç/SETimes]

Në qytetin e vogël të Gorazhdës në Bosnjë dhe Hercegovinën (BiH) lindore punëtorët në një fabrikë modeste janë duke sfiduar shanset.

Uzina, Bekto Preciza, u themelua më 2005 me vetëm 10 punonjës. Tani punëson më shumë se 350 e së fundmi nënshkroi një kontratë me prodhuesin gjerman të makinave Porsche për t'u bërë firma e parë jashtë Gjermanisë që prodhon pjesë për linjën e automobilave luksozë që kur u themelua më 1931.

Duke prodhuar gjithçka, nga pjesë për automobila, trailerët luksozë e deri te çizmet, shembuj të sipërmarrjeve të vogla e të mesme të suksesshme janë duke lulëzuar në Ballkan.

Shumë ekspertë besojnë se kompani të tilla janë zgjidhja më e mirë për krizën ekonomike që ka mbërthyer shumë ekonomi, duke paralizuar bizneset e mëdha e duke pushuar nga puna mijëra njerëz me radhë.

"Duhet të kuptojmë se fabrikat tona, që punësonin 10 000 njerëz, nuk janë më", tha për SETimes Bosko Tomiç, një anëtar i Komisionit Parlamentar për Reformën Ekonomike e Zhvillimin e BiH-së.

"E ardhmja e zhvillimit qëndron te sipërmarrjet e vogla e të mesme. Ne bëjmë shumë politikë. Fokusi i politikanëve duhet të jetë ekonomia, sepse ekziston një mënyrë për të dalë nga kriza," tha ai. "Duhet të sigurojmë kushte të favorshme për biznesin, të eliminojmë pengesat doganore e administrative, të dobësojmë lobimet e importit, të ndihmojmë ekonominë vendase".

Bekto Preciza ka kontrata me BMW, Mercedes, Toyota e Lamborghini, si dhe kontratën e re me Porsche. Më shumë se 90 përqind e prodhimeve të saj eksportohen.

"Personeli profesionist e teknologjia moderne janë shumë të rëndësishme për të pasur sukses sot në treg", tha Sanja Muhiç, kreu i blerjeve e shitjeve në Bekto Preciza për SETimes. "Përveç kësaj, prodhimi duhet të jetë me cilësi të lartë, çmimi duhet të jetë i përballueshëm e duhet të respektohet afati përfundimtar për kryerjen e prodhimit. Kjo është receta e suksesit me të cilin blerësi do të jetë i kënaqur".

Në Donji Miholjaç, një qytet i vogël në Kroacinë veriore, shtatë vjet më parë u ngrit një firmë që quhet Europlast. Sot ajo i eksporton prodhimet e saj në Emiratet e Bashkuara Arabe.

photo

Europlasti, që ndodhet në Donji Miholjaç, Kroaci, eksporton kamionët e saj në EBA. [Drazen Remikovic/SETimes]

"Përveç prodhimit të kamionëve e pjesëve, firma ime prodhon edhe trailerë luksozë për kuaj. Këta janë trailerë luksozë që janë të pajisur plotësisht për transportimin e kuajve, njerëzit zakonisht i blejnë ata për kuajt e policisë e të garave. Këta janë trailerët më të shtrenjtë në Evropë. Përveç EBSH-së, i eksportojmë në Finlandë, Zvicër, Holandë e Gjermani", tha pronari i Europlastit Predrag Banda për SETimes .

Ai tha se biznesi zgjerohet vit pas viti. Kompania tashmë ka rreth 40 punonjës, por Banda vlerëson se deri në fund të vitit do të duhet të pajtojë 10 persona të tjerë.

Qeveritë në rajon, megjithatë, japin pak ose aspak ndihmë për bizneset.

Svetlana Ceniç, ish-ministre e financës e RS-së, tha se ka ende pengesa të mëdha për të bërë biznes e prodhim në BiH e në Ballkan.

"Autoritetet ndoshta mendojnë se nëse ka tre kompani që janë të suksesshme, puna e tyre këtu ka përfunduar. Ka ende pengesa të mëdha administrative që pengojnë biznesin e mirë. Ndikimi i politikës është i padiskutueshëm sepse ka të bëjë me paratë", tha Ceniçi për SETimes.

Bema, një fabrikë e vogël këpucësh në Banja-Luka, u bë e famshme dy vjet më parë pasi dhuroi çizme për minatorët kilianë që u bllokuan nën tokë për pothuajse tre muaj. Kompania, që tani punëson më shumë se 750 punëtorë në dy uzinat e saj, një në Banja-Luka dhe një në Mërkonjiç Grad, eksporton prodhime për më shumë se 5 milionë euro.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Rreth nëntë muaj më parë, një fabrikë që prodhon pajisje për shkatërrimin e mbeturinave mjekësore u hap në komunën e Knicit në Serbinë qendrore. Fabrika, Sharps Terminator, është e vetmja e llojit të saj.

Përfaqësuesit e kompanisë thanë se aparati prodhohet nga inxhinierë serbë e amerikanë dhe eksportet vjetore nga uzina do të jenë rreth 93 milionë euro.

Punëtorët në fabrikat e suksesshme thonë se ndjejnë më shumë siguri për të ardhmen e tyre. Punonjësja e Bemas Draga Lidoviç, 43 vjeçr, tha se kushtet e punës janë të mira e pagat nuk u vonohen kurrë.

"Kur ke një të ardhur të sigurt, atëherë ke vullnetin e dëshirën për të punuar. Mendoj se ajo është një recetë për sukses. Njoh shumë njerëz që nuk i kanë marrë pagat e tyre prej vitesh e shkojnë të punojnë çdo ditë", tha Lidoviçi për SETimes.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

Të afërmëve të Srebrenicës u pëlqen verdikti hollandez, por nuk janë të kënaqur plotësishtTë afërmëve të Srebrenicës u pëlqen verdikti hollandez, por nuk janë të kënaqur plotësisht

Disa besojnë se verdikti është hapi i parë në ekspozimin e së vërtetës lidhur me çfarë ndodhi në Srebrenicë në 1995.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Jeni dakord me një propozim për Greqinë që të reduktojë dënimet me burg për njerëzit e dënuar për korrupsion?

Po, vënia e gjobave është mjaft për një ndëshkim për krime jo të dhunëshme
Jo, njerëzit e dënuar për korrupsion dhe mashtrim, duhet të ndeshen me dënime të forta
Nuk e di