Nga rrahjet në Twitter, racizmi në rritje në Greqi

06/08/2012

Kriza  ekonomike në vazhdim e një valë e grupit neo-nazist Agimi i Artë kanë vënë në shënjestër emigrantët.

Nga Andi Dabilis për Southeast European Times në Athinë -- 06/08/12

photo

Protestuesit e emigrantët grekë që jetojnë në Greqi marshojnë gjatë një takimi kundër racizmit në Athinën qendrore më 24 prill. Takimi ishte kundër sulmeve fashiste ee planeve të qeverisë për të krijuar qendra burgimi për emigrantët e paligjshëm. [Reuters]

Një reagim i ashpër kundër valëve të emigrantëve që e përdorin Greqinë si një trampolinë për të hyrë në Evropë ka shpënë në një rritje të sulmeve me nxitje raciste, pohoi një raport nga grupi Human Rights Watch me qendër në SHBA e udhëheqës politikë thanë se kanë frikë se grupet ekstremiste po përpiqen të krijojnë një shtet fashist.

Në një raport të titulluar Urrejtja në Rrugë: Dhuna Ksenofobe në Greqi, që doli pas gjashtë muajsh studimi në Athinë e qytete të tjera greke, studiuesja kryesore Xhudith Sanderlend tha se grupi zbuloi të paktën 300 sulme në tre muaj kundër emigrantëve aziatikë e afrikanë, duke përfshirë rrahjet brutale nga banda të meshkujve të të rinjve e grave shtatzëna.

Ethja kundër emigrante është rritur në Greqi për shkak të një krize shkatërruese ekonomike  që ka parë shkurtime pagash, rritje taksash e ulje pensionesh, duke lënë grekët të shqetësuar për të ardhmen e tyre, ndërsa emigrantëtë fajësohen për krimin në rritje nga grupe si partia Agimi i Artë neo-naziste.

Ka rreth 1 milionë emigrantë, shumica prej tyre të paligjshëm, në Greqi, një vend me një popullsi prej 11 milionë banorësh.

"Shpresojmë se mund t'i bindim se kjo është e rëndësishme edhe në mes të krizës ekonomike sepse nëse nuk e trajtojnë tani, do të bëhet më keq ... ka banda rrugaçësh që vijnë rrotull e sulmojnë njerëz," tha përSETimesSanderlend, e cila u takua me zyrtarë të ministrisë së rendit publik e mbrojtjes së shtetasve.

Raporti vuri në dukje se askush nuk ishte dënuar nën statusin grek të 2008-tës mbi krimet e urrejtjes e policia nuk kishte arritur të mbronte viktimat e sulmeve raciste e të ndëshkonte autorët. Human Rights Watch i bënte thirrje koalicionit të ri në pushtet që krijojë një plan për të luftuar racizmin, duke përfshirë trainimin e oficerëve të policisë (50% e të cilëve u tha se votuan për Agimin e Artë e disa nga të cilët kohët e fundit u akuzuan për rrahjen e një emigranti afrikan).

Agimi i Artë, që fitoi 18 vende në parlament me një platformë për të pastruar Greqinë nga emigrantët, është lidhur me një numër sulmesh. Partia është gjetur gjithashtu të bëjë deklarata raciste në Twitter, duke thënë se mushkonjat që mbajnë virusin vdekjeprurës të Nilit Perëndimor do të gjejnë "ushqim shtëpie" te emigrantët afrikanë. Mesazhi i Twitterit u përcoll nga kërcyesja greke e tre-hapëshit Paraskevi Papakristu që u përjashtua nga ekipi olimpik grek pak përpara Lojërave të Londrës.

photo

Kërcyesja greke e tre-hapëshit Parashkevi Papakristu u përjashtua nga pjesëmarrja në Londër pasi bëri një koment në Twitter që u pa si racist. [Reuters]

Partia, që ka ngritur kuzhina supe e ka organizuar grupe mbrojtëse për të mbledhur mbështetje, mbrojti me vendosmëri taktikat e saj.

"Racizmi i vetëm në Greqi është racizmi kundër grekëve. Gjithkush që thotë edhe një fjalë kundër emigrantëve të paligjshëm tallet në publik ... do të ishte më e ndershme të miratohej një ligj që dënonte gjithsecilin që ka pikëpamje të kundërta me vdekje me gurë," tha grupi në një deklaratë.

Ka pak simpati për emigrantët në vend. Qeveria ka kapur mijëra emigrantë të paligjshëm e po ndërton kampe burgimi për t'i mbajtur ata. Kryeministri Antonis Samaras tha se një nga përparësitë e tij është të boshatisë Greqinë nga emigrantët që tha se nuk i përkasin vendit.

"Duhet të rimarrim qytetet tona," tha ai, duke i deklaruar emigrantët të jenë një "sëmundje." Ai tha se dëshiron gjithashtu të kufizojë ose të anulonte disa të drejta të dhënë emigrantëve e fëmijëve të tyre që kanë lindur në Greqi.

"Çështja e dhunës raciste nuk është në rendin e ditës tëqeverisë," tha përSETimesKostis Papaioanu, kreu i Komitetit Kombëtar për të Drejtat e Njeriut.

Xhoe Osamuji, një emigrant nigerian 43 vjeç, tha se ka përjetuar diskriminim në 16 vitet e tij në Greqi, por jo nivelin e dhunës kundër të huajve që ndodhi vonë natën kohët e fundit në një stacion autobusi ku ai po priste. Një emigrant pranë tij, tha ai, u godit me grushte nga një grup sulmuesish.

"Ata nuk e thanë, por dihet se ishte Agimi i Artë," tha ai përSETimes.

"Agimi i Artë është vetëm një tërheqje vëmendjeje, ata përfitojnë nga mjerimi e korrupsioni," duke i lënë grekët të grinden për të ardhmen e tyre, tha ai. Osamuji, një shkencëtar kompjuteri, që tha se mund të gjejë punë vetëm si pastrues tavolinash në Greqi, tha: "Në vendin tim të punës ka racizëm e dëgjon fjalë paragjykimesh."

photo

Emigrantë afrikanë në Greqi ndeshen me diskriminim e kërcënimin e dhunës. [Andi Dabilis/SETimes]

Nuk ka shenja se racizmi po pakësohet. Zëdhënësi i Agimit të Artë Ilias Kasidiaris, i cili është akuzuar për sulmin ndaj dy anëtareve të parlamentit të majta gjatë një shfaqje të drejtpërdrejtë në TV përpara zgjedhjeve të 17 qershorit, ku ai fitoi një vend, tha se armiqtë e Greqisë dëshirojnë që t'a shndërrojnë vendin në një "protektorat të mjeruar, të banuar nga nën-njerëz pa ndërgjegje, vend ose kulturë," dhe kërkoi të vihen mina përgjatë kufijve të vendit.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Çështja e racizmit në Greqi është e ndërlikuar. Ka një përshkallëzim të rrezikshëm të dhunës raciste ndaj refugjatëve e emigrantëve" e disa grupe po përoiqen të përfitojnë nga ankthi në Greqi, tha për SETimes Keti Kehajiojlu, një zyrtare e informacionit për Komisionarin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (INHCR) në Athinë.

"Kriza ekonomike shkaktoi pakënaqësi e trazirë shoqërore në një popullsi të ngarkuar emocionalisht që kërkon se kujt t'ia hedhë fajin," shtoi ajo. UNHCR ngriti një program fillestar vitin e kaluar për të mbikqyrur sulmet e tha se dhuna raciste "po përhapet me një ritëm tmerrues e po kërcënon bashkimin shoqëror tashmë të dëmtuar të vendit."

Javied Aslam, që kryeson një grup të emigrantëve pakistanezë të lidhur me Fushata Kundër Racizmit, me qendër në Athinë, tha për studiuesit e Human Rights Watch se ai e pesë emigrantë të tjerë ishin rrahur brutalisht nga sulmues që hynë në shtatë shtëpi duke sulmuar banorët e duke shkatërruar pronën.

"Ata janë banda fashiste e dikush duhet t'i ndalë ata," tha ai.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Rajoni, Turqia, optimistë lidhur me krerët e rinj të BERajoni, Turqia, optimistë lidhur me krerët e rinj të BE

Zyrtarët rajonalë thonë se ndryshimet më të fundit të personelit në BE do të kenë një ndikim pozitiv në marrëdhëniet me Brukselin.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A duhet Greqia të ndryshojë trajtimin e imigrantëve ilegalë?

Po
Jo
Nuk e di