Me gjithë kufijtë e pazgjidhur, vendet e Ballkanit mund të hyjnë në BE

30/07/2012

Kroacia ka një numër mosmarrëveshjesh kufitare me BiH, Malin e Zi e Serbinë.

Nga Drazhen Remikoviç për Southeast European Times në Zagreb -- 30/07/12

photo

Kroacia ka kufij të pazgjidhur me Bosnjë dhe Hercegovinën, Serbinë e Malin e Zi. Një agjent kufitar kroat punon në Brezovicë, që kufizohet me Slloveninë. [Reuters]

Kur Dushan Slijpçeviç punon në fermën e tij në Kostajicë, Bosnjë dhe Hercegovinën (BiH) e veriut, ai sigurohet të mbajë pranë kartën e identitetit të tij e është shpesh nën syrin vëzhgues të policisë kroate.

Prona e tij është pjesë e tokës prej 50 hektarë që është ende në mosmarrëveshje mes të dyja vendeve.

''Kufiri kalon pikërisht përmes kopshtin tim e çdo ditë që shkoj në një pjesë tjetër të pronës, duhet të nënshkruaj e të mbaj dokumentet e pronës sime të patundshme," tha ai. "Më parë, kishte disa rrugë rurale që shmangnin kontrollin e përditshëm, por tani policia futi njoftimin detyrues. Them se po trajnohen për rregullat e BE-së. ''

Kroacia do të ketë disa kufij të pazgjidhur kur të bëhet vendi i 28-të anëtar i BE-së vitin e ardhshëm, por mosmarrëveshjet e saj me BiH, Serbinë e Malin e Zi nuk duken të jenë një pengesë e rëndësishme për të penguar pranimin.

Përveç kësaj mosmarrëveshje, Kroacia ka gjithashtu një mosmarrëveshje kufitare me BiH në fshatin Kleka, në bregdetin Adriatik. Mosmarrëveshja me Serbinë është në kufirin lindor, në Lumin Danub, ndërsa mosmarrëveshja me Malin e Zi është gjithashtu në bregdet, në gadishullin e Prevlakës.

Ndonëse shumica pranojnë se Kroacia ka bërë reforma të rëndësishme për të fituar një vend në BE, Bashkimi nuk ka kërkuar që Kroacia të zgjidhë të gjitha mosmarrëveshjet kufitare të saj përpara bashkimit.

''Çështjet dypalëshe duhet të zgjidhen nga palët e interesuara, me vendosmëri, me një frymë të mirë fqinjësore," tha për SETimes Anka Paduraru, punonjëse e shtypit në Politikën e Zgjerimit dhe të Fqinjësisë Evropiane të KE-së. ''Ato duhen trajtuar sa më shpejt që të jetë e mundur e të mos bllokojnë procesin e pranimit. BE është e gatshme të lehtësojë kërkimin për zgjidhje e të mbështesë nismat lidhur me to në një bazë rast pas rasti."

photo

Një pikë kontrolli në Maljevac, Kroaci, pranë kufirit të BiH. [Reuters]

''Marrëveshja e arbitrimit kufitar midis Sllovenisë e Kroacisë është një shembull pozitiv për atë sesi mund të trajtohen çështjet dypalëshe," tha ajo.

Një vit më parë, Kroacia zgjidhi mosmarrëveshjen dhjetë-vjeçare të saj me Slloveninë, që kishte bllokuar kërkesën e Kroacisë për anëtarësim. Autoritetet ranë dakort që t'a dërgojnë mosmarrëveshjen kufitare për arbitrim në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Autoritetet kroate thanë se do të zgjidhin mosmarrëveshjet nëpërmjet të drejtës ndërkombëtare, duke u përpjekur të mos prishin marrëdhëniet dypalëshe me fqinjët e saj.

"Nuk është e mundur të parashikohet saktë mënyra e koha e mosmarrëveshjeve kufitare kroate me fqinjët e saj," tha për SETimes Berisllav Zhivkoviç, zëdhënës për Ministrinë kroate të Punëve të Jashtme. ''Ajo që është e sigurt është se Kroacia, gjatë bisedimeve e bëri të qartë se çështja e kufirit nuk do të paraqesë një pengesë për pranimin në BE të cilitdo vendi fqinjë ."

photo

Një shenjë përshëndet vizitorët në kalimin kufitar të Breganës me Slloveninë. [Reuters]

Shpërbërja e Jugosllavisë shpuri në çështje të shumta kufitare anembanë rajonit: më e rëndësishmja ajo mes Serbisë e Kosovës, që shpalli pavarësinë nga Serbia më 2008. Beogradi nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës e të dy vendet kanë përleshje të shpeshta në Kosovën e veriut, ku të dyja mbajnë shërbime të pushtetit vendor.

Në shkurtin e kaluar, përfaqësuesit politikë të të dyja vendeve, me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, filluan bisedimet teknike e politike për të normalizuar marrëdhëniet, që rezultuan në një marrëveshje mbi përfaqësimin rajonal të Kosovës.

Oliver Ivanoviç, ish ministër për Kosovën në qeverinë serbe, tha se çështja e kufirit mes Kosovës e Serbisë nuk mund të krahasohet me çështjet e tjera në rajon.

"Nuk ka kufij mes Serbisë e Kosovës sepse ky është territori ynë," tha ai për SETimes . ''Ka vetëm një tranzicion administrativ. Serbia do të hyjë në Bashkimin Evropian me të gjithë territorin e saj, që përfshin Kosovën e nuk ka asnjë bisedim për ndonjë lloj kufiri mes Kosovës e Serbisë."

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Qeveria e re e Serbisë, e udhëhequr nga Presidenti Tomisllav Nikoliç e Kryeministri Ivica Daçiç, ka thënë se është e vendosur që të bashkohet me BE e të bisedojë me Prishtinën, por zotohen se Serbia nuk do t'a njohë pavarësinë e Kosovës.

Në tërësi, shumë besojnë se BE nuk do të këmbëngulë në kufij të përcaktuar qartazi për anëtarët e saj të rinj të Ballkanit, për derisa kufijtë e BE-s- janë të sigurtë e të qëndrueshëm.

Mlladen Ivaniç, ish-ministër i jashtëm për BiH, tha se Kroacia, si një anëtare e BE-së do të jetë në një pozitë shumë më të mirë në bisedimet për çështjet e kufirit sesa BiH ose ndonjë vend tjetër në Ballkan.

''Kroacia do të zgjidhë me siguri këto mosmarrëveshje në favorin e saj. Kur vjen puna tek bisedimet e BE-së, mendoj se BE e kupton rëndësinë e kufijve. Për Brukselin, është thelbësore që kufijtë janë të sigurt e pret nga Kroacia që të vendosë kontroll më të fortë, pavarësisht nga mosmarrëveshjet. Nëse Kroacia tregon dobësi në këto vende ku kanë një mosmarrëveshje, atëherë me siguri do të kenë kritika," tha Ivaniçi për SETimes .

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

BE ndryshon qasjen e vet ekonomike ndaj BallkanitBE ndryshon qasjen e vet ekonomike ndaj Ballkanit

Bashkimi vendos kritere të reja për anëtarësimin e vendeve kandidate dhe kandidatëve të mundshëm.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Shqipëria po vë disa nga pronat shtetërore në dispozicion për 1 euro për të tërhequr biznese të reja në vend. Mendoni ju se programi do të ishte i suksesshëm diku tjetër në rajon në përmirësimin e ekonomisë dhe krijimin e punëve?

Po
Jo
Nuk e di