Maqedonia dhe rajoni synojnë të përmbushin standartet e administrimit të mbeturinave

23/07/2012

Vendet anembanë Ballkanit po trajtojnë vendet e groposjeve të paligjshme e po kërkojnë mënyra për të mbrojtur mjedisin.

Nga Klaudija Lutovska për Southeast European Times në Shkup -- 23/07/12

photo

Rreth 490,000 tonë mbeturina dërgohen çdo vit në 54 vende groposje bashkiake në Maqedoni. [Reuters]

Çdo vit, maqedonasit krijojnë 700,000 tonë mbeturina. Ndërsa shumica e tyre çohet në 54 vende groposje bashkiake anembanë vendit, 30%, rreth 210,000 tonë hidhet mbi kodrash, në vende groposje të paligjshme ose lihen t'i marë era, duke rrezikuar faunën e duke lejuar toksinat e rrezikshme që të depërtojnë në ujrat nëntokësore.

Problemi është larg prej të qënit i izoluar. Serbia ka mijëra vende hedhjesh të paligjshme; Mali i Zi njofton se vetëm gjysma e mbeturinave të tij përfundon në vendet e groposjes të liçensuara e Shqipëria ka ndërmarrë fushata për të pastruar peisazhet e saj të ndotura nga mbeturinat.

Çdo vend po e trajton problemin më vete, por së bashku të gjithë janë dakort se hedhja e paligjshme e mbetjeve të ngurta është një problem anembanë Ballkanit.

Maqedonia, që ka qenë një kandidate për pranimin në BE që më 2005, muajin e kaluar miratoi ndryshime e shtesa në një ligj të propozuar për administrimin e mbeturinave, që do të fusë në fuqi një politikë penale e do të forcojë inspektimin.

Ministria e Mjedisit e Planifikimit Fizik, së bashku me tetë rajone planifikimi e bashki, po ndërmerr një projekt për të eleminuar vendet e groposjeve e zonat e paligjshme, tha për SETimes ministri i mjedisit në Maqedoni, Abdulakim Ademi.

Zoran Iliovski, president i Shoqatës së Ofruesve të Ndërmarrjeve të Shërbimit, tha për Deutsche Welle se vetëm ndërmarrja me qendër në Shkup Drisla përmbush kërkesat e BE-së për vendet e groposjeve, me hedhje të mbeturinave e mekanizma riciklimi të miratuara.

Drisla punon në disa projekte për riciklimin e plastikës e të hekurit dhe për eleminimin e duhur të mbeturinave mjekësore e bashkiake. Tre partneritete publike-private, në Gjermani, Austri e Itali kanë shprehur interes që të punojnë me Drislan në Maqedoni për eleminimin e mbeturinave, filtrimin e ujit e trajtimin e gazeve të vendeve të groposjeve, tha për SETimes Doran Angelov, drejtor i Drislas.

"Deri nga fundi i verës, do të nënshkruajmë një marrëveshje me një ndërmarrje e në tetor do të gjejmë vendin për të ndërtuar fabrikën. Më 2013 e 2014, pritet një investim prej 40 deri 50 milionë euro në vendin e groposjes," tha Angelovi.

photo

"Na duhet një koalicion i gjerë i sektorëve për Maqedoninë e gjelbër, OJQ-të, institucionet e shtetasit," tha Liljana Popovska, anëtare e partisë së gjelbër Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë. [Facebook]

Një ndërmarrje italiane do të ndërtojë një fabrikë të re në Drisla për djegien e mbeturinave mjekësore. Në fillim të 2013-tës, mbeturinat e para mjekësore do të digjen në furrën e re, shtoi Angelovi, duke prodhuar elektricitet si rezultat i procesit.

Vendi i groposjes është rreth 80 hektarë, nga të cilët vetëm 45 ishin përdorur. Drisla ka një kapacitet prej 26 milionë metra kub, si një nga vendet e groposjes më të mëdha në Ballkan. Vetëm vendet e groposjes të Stambollit e Beogradit janë më të mëdha.

Ndërmarrja austriake ASA International do të ndërtojë një vend groposje rajonale pranë Strumicës e do të administrojë mbeturinat nga dhjetë bashki në Maqedoninë juglindore.

Shtetasit janë më vigjilentë pas ligjit të miratuar mbi administrimin e mbeturinave më 2008, që ndoqi shembullin zviceran, ku kultura e sjellja e përgjithshme e shtetasve po ndryshon nëpërmjet gjobave të vendosura.

"Shumica e popullsisë i shpie plehrat në vendet e groposjes. Në bashkëpunim me inspektorët bashkiakë, arritëm të kapim të pakujdesëshmit në veprim e sipër e t'i gjobisim ata," tha për SETimes Angelka Angelovska, inspektore bashkiake.

Projekti Pastro Maqedoninë 2012, nisur në prill, fton gjithashtu pjesëmarrjen e shtetasve. Veprimi është pjesë e nismës botërore Pastro Botën, tani në më shumë se 85 vende dhe e bashkërenduar në Maqedoni nga OJQ Le ta Bëjmë Këtë Maqedoni.

Lëvizja botërore synon të nisë veprime pastrimi një ditore për të mbledhur sasi të mëdha mbeturinash.

"Shoqëria civile mori përsipër një rol të madh në këtë fushatë botërore, që është të edukojë e mobilizojë popullsinë, të nxisë shtetasit që të marin pjesë në veprime gjatë ditëve të organizuara e të pastrojë plehrat që janë gjithkund," tha Antonio Jovanovski, president i Le ta Bëjmë Këtë Maqedoni.

Vendi i parë rajonal i groposjeve i Serbisë u hap vitin e kaluar si një pjesë e Strategjisë për Administrimin e Mbeturinave e vendit për të përmbushur standartet e BE-së në qarkun e Lumit Morava, për nevojat e dy qyteteve, shtatë bashkive e 372,000 banorëve.

Vendi i groposjve është i vendosur në zonën prej 15 akra me një kapacitet të përditshëm prej 250 tonë ose kapacitet vjetor prej 90,000 tonë.

photo

Riciklimi është vendimtar në administrimin e mbeturinave. [Reuters]

Ky është një nga 14 projektet e zbatuara në gjashtë vitet e fundit në Serbi, me një vlerë gjithsej prej 65 milionë euro nga BE nëpërmjet një programi ndihme e zhvillimi të infrastrukturës së pushtetit vendor.

Rreth 70% e vendeve të groposjeve në Serbi nuk kanë lejen e duhur e nuk janë të parashikuara nëpërmjet planifikimit. Numri i vendeve të groposjeve të paligjshme po pakësohet me shpejtësi.

"Numri i vendeve të groposjeve të paligjshme në Serbi u pakësua nga 4,600 më 2009 në 1,600," tha për SETimes Oliver Duliç, ministri serb i mjedisit.

Ndonse autoritetet njoftuan ndërtimin e shtatë vendeve rajonale të groposjeve për mbeturinat bashkiake e sanitare, Mali i Zi ka vetëm një vend të groposjeve për mbeturinat bashkiake, në Podgoricë.

Sipas të dhënave zyrtare qeveritare, mbeturinat vjetore gjithsej në Malin e Zi janë rreth 193,148 tonë, gjysma e të cilave, vetëm 96,574 mblidhen. Pjesa tjetër përfundon në mjedis.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ivana Vojinoviç, zëvendës/ministre e Zhvillimit të Qëndrueshëm e Turizmit, tha se mbeturinat bashkiake e mbeturinat e ujit janë një përparësi e punës së ministrisë.

"Këtë vit do të fillojmë të punojmë për trajtimin e mbetjeve të ujit në bashkitë e Tivarit e Kotorrit dhe përdorimi i vendit të groposjes sanitare në bashkinë e Barit është tashmë në proces. Gjendja do të përmirësohet gjithashtu për shkak të një numri projekt-ligjesh të miratuar në Malin e Zi lidhur me mbrojtjen e mjedisit," tha Vojinoviçi për SETimes.

Megjithatë, ky nuk është problemi më i madh për vendin që e shpalli veten "shteti i parë ekologjik" dy dekada më parë. Pesë vende problematike mbeten ende: fabrika të mëdha që prodhojnë mbeturina industriale e toksike që përfundojnë drejtpërdrejt në natyrë, për të cilat nuk është gjetur ende zgjidhja.

Korrespondentët e SETimes Biljana Pekushiç në Beograd e Drazhen Remikoviç në Podgoricë kontribuan për këtë artikull.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

Gjenerali i NATO-s thotë se Aleanca është e fokusuar në Ukrainën, terrorizminGjenerali i NATO-s thotë se Aleanca është e fokusuar në Ukrainën, terrorizmin

Gjenerali i lartë i NATO-s tha se vendet në aleancë po bashkëpunojnë për të luftuar ekstremizmin.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A është Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIL) një kërcënim për Europën Juglindore?

Po
Jo
Nuk e di