Qiproja, presidentja e re e BE-së lëkundet në prag të greminës financiare

16/07/2012

E shpërfillur nga Turqia, duke u zgjatur si ndaj BE-së, ashtu edhe Rusisë për ndihmë, Qiproja ka probleme.

Nga Andi Dabilis për Southeast European Times në Athinë -- 16/07/12

photo

Presidenti i Qipros Demetris Kristofias ndjek një ceremoni që shënon marrjen nga Qipro të presidencës gjashtë-mujore të BE-së, në një amfiteatër pranë Limasolit. [Reuters]

Me bankat e saj në vështirësi, mospranimin e Turqisë për t'a njohur atë e me një president të pakënaqur se nuk mundi të ribashkojë ishullin, afati gjashtë-mujor i Qipros në krye të presidencës së BE-së mund të kthehet në një pengim të shpresave të Turqisë për në BE e t'a lërë ishullin edhe më të ndarë.

Ndërsa Qiproja nisi marrjen e saj tashmë të dobët në 1 korrik, presidenti grek qipriot Demetris Kristofias, një komunist i arsimuar në Moskë, kqyrte nga Rusia për ta ndihmuar të zgjidhë problemet e saj ekonomike: duke kërkuar për një kredi prej 5 miliard euro, në të njëjtën kohë ai do që BE të nxisë bankat e vendit me një injeksion prej deri 10 miliard euro.

Bankat e Qipros u dëmtuan nga mbajtja e bonove greke pasi një qeveri e mëparshme greke detyroi humbje të mëdha në investitorët privatë për të shlyer borxhin e vet shtrëngues dhe për t'u përpjekur të rivendoste ekonominë e vet.

Presidenca e BE është më së shumti simbolik, dhe edhe më e dobët qëkur u ngrit zyra e presidentit të Këshillit Evropian në 2009 në të njëjtën kohë që ishte tashmë një president i Komisionit Evropian. Koha e Qipros mund të shihte Kristofias të tërhequr ndaj problemeve të vendit, duke lënë më së shumti përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për problemin e një ishulli të ndarë që nga një invazion turk në 1974, që pushtoi një të tretën veriore të territorit.

Turqia refuzon të lejojë anijet dhe aeroplanët e Qipros në portet dhe aeroportet e veta, një irritim që prish shpresat e anëtarësimit për në BE.

Me vetëm 800,000 njerëz, Qiproja do të jetë në rolin e shtytjes së politikave për një bllok prej 500 milion vetësh në 27 vende. Në Gjermani, një grup biznesi lidhur me partinë konservatore të kancelares Angela Merkel tha se ishte e papranueshme që një vend që kërkon një paketë shpëtimi duhet të drejtojë BE, duke vënë më shumë presion ndaj Kristofias. Çështja e ribashkimit gjithashtu pezull, e lë Kristofias dhe Qipron me sa duket me pak për të bërë.

"Presidenca (e BE) nuk është që të përdoret si një mundësi nga secila palë," i tha SETimes Ahmet Sozen, drejtor i Qendrës së Politikës së Qipros dhe drejtor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Mesdheut Lindor në Famagusta, pushtuar nga Turqia në 1974.

photo

Turq qipriotë të veshur si fantazma për të protestuar jashtë ndërtesës së Këshillit Evropian në Bruksel në 27 qershor, të zemëruar se ata nuk përfqaësohen në presidencën e BE të Qipros. [Reuters]

"Qeveria greke qipriote nuk ka ndërmend të nxitojë për ndonjë zgjidhje mbi Qipron, pra nuk duan të bëjnë ndonjë lëvizje dramatike," tha Sozen. "Turqia siguroi se nuk do ta marrë presidencën si një bashkëbiseduese dhe nuk do të bisedojë me ta dhe nuk do t'i përdorë gjashtë muaj për të zgjidhur problemin e Qipros. Ka një shans që ç'është arritur deri tani në bisedimet e paqes të Qipros mund të degjenerojë."

Ka gjithashtu një shans që Turqisë mund të mos i bëhet von të rrijë mënjanë, pushtuar nga zhvillimet në Sirinë fqinjë.

"Turqia nuk po bën asgjë që Qiproja është shumë nervoze lidhur me të papriturat. Turqia ka probleme shumë më të mëdha për t'u marrë," i tha SETimes Hju Pop, drejtori i projektit për Turqinë dhe Qipron për Grupin Ndërkombëtar të Krizës, me bazë në Stamboll.

Ai tha se nuk priste të ndodhte gjë deri sa zgjedhjet e shkurtit 2013 të gjenin një pasues të Kriostofias. "Roli kryesor duhet të shkojë te Turqia në bindjen e grekëve qipriotë se Turqia nuk ka qëllim të keq," tha Pop.

Mustafa Kutlaj, një analist qipriot për institucionin kërkimor me bazë në Ankara, Organizata Ndërkombëtare e Kërkimit Stretgjik, tha se Turqia nuk do t'ja dijë për qënien mënjanë për tani pasi BE është e mbytur me krizën e vet ekonomike dhe nuk pret ndryshime në status quo.

"Ne mund të jemi dëshmitarë të një lufte retorike midis zyrtarëve turq dhe atyre grekë qipriotë, megjithatë unë besoj se asgjë nuk do të ndryshojë në thelb," i tha ai SETimes.

Ende, Qiproja mbetet e lidhur pazgjidhmërisht me Greqinë në shumë mënyra. Problemi i Qipros mbetet "përparësia kryesore e politikës së jashtme" të Greqisë, tha ministri i jashtëm Dimitris Avramopulos kur arriti në ditën që Qiproja mori presidencën e rradhës të BE. Ai shtoi se Turqia duhet të ndalë atë që ai e quajti "kërcënime dhe qëndrim agresiv" të sajin ndaj Qipros, por ky lloj të foluri ka vite që vazhdon.

Andreas Theofanus, profesori ekonomisë politike në Universitetin e Nikosisë, kryeqytetit të ndarë të Qipros, i tha S ETimes se ai ishte më shumë optimist.

photo

Perspektiva e një lufte civile pranë në Siri duket një problem më i ngutshëm për Turqinë, thotë një analist. [Reuters]

"Megjithë vështirësitë, presidenca e Qipros do të jetë e suksesëshme sepse qeveria e kupton axhendën." tha ai. "Qiproja nuk do të bjerë në kurthin e provokacionit turk. "

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Prapë, qipriotët kanë një dyzim, duke marrë kreun e BE në një kohë kur vendi i tyre, si Greqia, është gati në falimentim.

Benedikta Marzinoto, një studjuese për organizmin studimor Bruegel me bazë në Bruksel, që nxorri një artikull ku i kërkonte BE të lërë mënjanë konfliktin e Qipros ndërsa grekët qipriotë mbajnë presidencën, i tha SETimes se duhet të arrihej një barazpeshë delikate. Ajo tha se Qiproja duhet t'u qepet problemeve të BE, të tilla si rritja dhe krijimi i punëve. "Është e mençur për një vend të vogël (vulnerabël) të shmangë vënien në axhendë të çështjeve të mprehta politike dhe më së shumti të përqëndrohet në idetë që tashmë përfitojnë nga një konsesnsus i gjerë," tha ajo.

Stavros Karkaletsis, një analist qipriot që drejton Qendrën Helenike për Analizat Evropiane dhe Ndërkombëtare, me bazë në Athinë, tha se Kristofias është një pengesë. "Ai i thotë gjithkujt se kriza (ekonomike) e Qipros është një rezultat i krizës greke, por kjo nuk është e vërtetë," i tha ai SETimes. "BE duhet të jetë më e fortë me turqit dhe është e papranueshme që një kandidat i BE nuk do të njohë presidencën gjashtë-mujore të BE. Sjellja e Ankarasë nuk është vetëm kundër Qipros por ndaj të gjithë BE."

Në këtë raport kontribuoi korrespondetja Menekshe Tokjaj në Stamboll.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment