Në vijën e zjarrit: gazetarët marrin goditje nga të gjitha anët

09/07/2012

Të kapur mes identiteteve etnike dhe etikës, gazetarët në Evropën Juglindore janë shpesh të frikësuar në vetë-censurë.

Nga Andi Dabilis për Southeast European Times në Athinë -- 09/07/12

photo

Gazetarët në rajon thonë se ndeshen me një mori kundërshtimesh në mbulimin e lajmeve. [Reuters]

Duke punuar mes konflikteve që kanë ndarë vendet dhe popullsitë e tyre, gazetarët në Evropën Juglindore janë të gjithë shumë shpesh të ndikuar nga identitetet etnike, kërcënimet për burg apo dhunë dhe financat e dobta të botimeve të tyre.

Presioni që ndeshin gazetarët e rajonit mund të zbutet vetëm nga ligje më të forta që mbrojnë gazetarët nga hakmarrja e qeverisë dhe duke patur një shtyp të pavarur që nuk mbështetet në politikën për të mbajtur hapur dyert e veta.

"Media dhe politika, në vend të jenë kundër njëra tjetrës, flenë bashkë," tha Lutfi Dervishi, që mëson gazetarinë gjurmuese në Universitetin e Tiranës, në Shqipëri. "Teksa ne flasim për rolin e medias si një qen roje...qeni i rojes nuk leh kurrë kur kalon një njeri i shtëpisë."

Ka shembuj të panumërt anembanë rajonit. Gazetari malazes Petar Komneniç u urdhërua të bëjë katër muaj burg në maj pasi shkroi se prokurorët i kërkuan policisë të vënë nën përgjim gjyqtarët e lartë.

Në Kosovë, parlamenti votoi dy herë këtë vit për të kundërshtuar propozimet që do të kishin dekriminalizuar shpifjen, që e bën atë një shkelje civile në vend të kësaj. Mbështetësit e ndryshimit argumentuan se ndëshkimi penal për shpifjen e bën shumë të lehtë për qeveritarët e paskrupull dhe policinë të ushtrojnë presion ndaj gazetarëve për të mbuluar keqbërjet e tyre.

Gazetarët e Maqedonisë nënshkruan një marrëveshje në qershor që dekriminalizon shpifjen në atë vend, por ofron gjoba për shkelësit e dyshuar. Kritikët thonë se vetë-censura është gati e sigurtë.

photo

Profesionistët nga një ndërseksion i fushave të lidhura me median ndoqën konferencën vjetore në ushullin grek Halki, sponsorizuar nga Fondacioni Helenik për Politikën e Jashtme dhe Evropiane. [ELIAMEP]

"Rolet tradicionale të gazetarisë janë bërë thelbësisht të shpërfillëshme...instikti mbizotërues në redaksitë nuk është gazetaria, është vetë-censura," tha Kadri Gursel, një kolumnist për gazetën e përditëshme turke Milliyet, i cili është rrëmbyer nga PKK ndërsa punonte për AFP në 1995. "Në qoftë se lexon shtypin turk pesë vitet e fundit, do të besosh se nuk ka asnjë rast të vetëm korrupsioni."

Roli i medias është parë shpesh me skepticizëm dhe besimin se gazetarët gjithashtu mbajnë anë.

"Gazetarët mund të kenë një rol shumë të rëndësishëm dhe ky është raportimi i saktë që kontribuon për të gjitha anët... dhe shmang praktikën e pakësimit të rëndësisë së zhvillimeve që ekzegjerojnë ngjarjet që vazhdojnë konfiktin," i tha SETimes Dimitri Sotiropulos, një bashkëpunëtor kërkimor në Fondacionin Helenik për Politikën e Jashtme dhe Evropiane.

Fondacioni priti më shumë se 30 gazetarë, OJQ dhe zyrtarë muajin e fundit në një konferencë në ishullin grek Halki për të diskutuar lirinë e shtypit.

Gazetarët argumentojnë se roli i tyre qe të ishin objektivë e të raportonin të vërtetën edhe në qoftë se kjo ishte kundër qëndrimeve zyrtare të qeverisë, por pranuan se në shumë vende ata vijnë në presion. Në rastin e Turqisë, gazetarët janë burgosur me akuza të posaçme, duke bërë që kolegët e tyre të pakësojnë historitë gjurmuese nga frika.

Agron Bajrami, i cilin ishte zëvendës kryeredaktor i së përditëshmes Koha Ditore në Prishtinë gjatë bombardimeve të NATO-s dhe u detyrua të punonte në mërgim, tha se Kosova ka një problem të vazhdueshëm. "Ka ende tepër shumë media prapa qeverive dhe ende në shërbim të qeverisë." Por ai tha se ka patur përparim.

"Lloji i gjuhës që ekzistonte menjëherë pas luftës u zhduk së paku midis popullsisë shqip-folëse." Ai tha se ajo që e mban pas Kosovën tani është se "Ne kemi një elitë politike që nuk është e përgatitur të luajë rolin e vet në një shoqëri demokratike. Ata janë gati të kontrollojnë ose edhe të zotërojnë median e tyre sepse kjo është se si e mbajnë pushtetin e vet."

Presioni kapërcen kufijtë dhe vjen prej të gjitha anëve. Ivana Konstandinoviç, një redaktore e lajmeve dhe folëse në RTV B92 në Beograd, tha: "Shoku dhe kolegu im po vëzhgohet nga policët dhe nuk mund të shkojë për pushime apo në një restaurant."

Është e njëjta gjë në Shqipëri, tha Ilda Londo, një koordinatore e studimit në Institutin Shqiptar të Medias. "Punët e gazetarëve nuk janë të sigurta dhe shumë shpesh e vetmja përgjigje është vetë-censura. Ajo krijon një cilësi shumë të dobët të gazetarisë gjurmuese," tha ajo.

Jan Zielonka, një profesor i politikës evropiane në Oksford, akuzoi disa gazetarë për qënien shokë shtrati me ata që mbulojnë, veçanërisht në vendet e Evropës Juglindore dëmtuar nga konfliktet, qeveritë shtypëse dhe krimi i organizuar. " Gazetarë janë të dyshuar në këtë lojë gjithashtu. Ata tregtojnë shërbimet e tyre për përfitime personale e profesionale dhe prishin cilësinë e medias."

Artikuj që kanë lidhje

Loading
photo

Gazetarët thonë se frikësimi shpie në vetë-censurë, duke formësuar atë që shfaqet përfundimisht në gazeta dhe mediat e tjera. [Reuters]

Lada Price, një gazetare bullgare nuk është dakord. "Në shumë vende, gazetarët nuk kanë ndoshta shans përveç se të luajnë lojën," të trembur për sigurinë e tyre. Me të vërtetëm vetëm ditë përpara veprimtarisë, Lidia Pavlova, që gjurmonte krimin e organizuar në Bullgarinë jugperëndimore, u kërcënua dhe djali i saj u rrah brutalisht dy herë.

Ana Petrusheva, që operon në Rrjetin e Gazetarisë Gjurmuese të Ballkanit në Maqedoni, tha se kur pesë peshkatarë u vranë në një liqen jashtë Shkupit në prill, media e humbi kontrollin me retorika nacionaliste dhe ndezi situatën. "Njerëzit thanë shqiptarët e bënë këtë dhe media e përcolli pa pyetur... media nuk pyeti kurrë se ç'tha policia dhe kurrë nuk e kundërshtoi versionin zyrtar," shtoi ajo.

Dhe në Serbi, tha ajo, gazetarët janë nën presion dhe të trembur thjeshtë për raportimin e fakteve rreth rasteve të krimeve të luftës. Pronarët e medias janë kërcënuar për mosmarrjen e reklamave qeveritare po qe se nuk mbështesin pushtetin në fuqi.

"Vetë-censura... ky është ndoshta problemi më i madh në Maqedoni dhe në një shkallë, në Serbi, gjithashtu. Gazetarët nuk duan të nxisin tensionet apo ta vënë veten në vështirësi për rrogën e tyre prej 300 apo 400 euro dhe të pushohen. ... Shumica e medias janë gojë e qeverisë apo ndjekin linjën qeveritare.... Kjo ka reduktuar në mënyrë dramatike besimin që shumica e e njerëzve kanë te media."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment