Zbulimet përbëjnë një 'minierë ari' për arkeologjinë

02/07/2012

Një seri zbulimesh të jashtëzakonshme të bëra në Serbi e Bullgari muajin e kaluar vënë në pah mundësinë unike arkeologjike të rajonit.

Nga Lili Linç për Southeast European Times në Beograd -- 02/07/12

photo

Arkeologët bullgarë zbukuan një varrezë thrake pesë vera më parë, por gërmimet e reja mund të jenë edhe më të rëndësishme.[Reuters]

Nemanja Mërdjiç dhe ekpi i tij i arkeologëve po gërmonin një varrezë romake kur ndeshën në diçka krejt të papritur: një varrezë mamuthësh që përmbante skeletet e së paku pesë nga kafshët e zhdukura, e para e këtij lloji në botë.

Gjetja e rrallë në qytetin Kostolac, në lindje të Beogradit, ka tërhequr vëmendjen e mediave anembanë botës. Megjithatë zbulimi i fushës së parë në botë të mamuthëve është vetëm një në një seri zbulimesh të jashtëzakonshme arkeologjike të bëra në Serbi e në rajon në qershor.

"Arkeologjia në Serbi, por gjithashtu në Ballkan në përgjithësi është një minierë ari e arkeologjisë botërore pikërisht tani," tha për SETimes Miljan Radivojeviç, kërkues në Qendrën për Kërkimin në Materialet e Arkeologjisë në Kolegjin Universitar të Londrës.

Ky status i ri zbulimesh vë në pah mundësi të reja për zhvillimin e turizmit e bashkëpunimit rajonal.

Gjithashtu njoftuar në mes të qershorit ishte zbulimi i një nekropoli 4,000 vjeçar pranë Vranjes në Serbinë jugore. Ky është nekropoli i vetëm ploësisht i rezervuar nga periudha e Epokës së Bronxit të Hershëm në rajon. Nekropoli u zbulua në autostradën e të ashtu-quajurit Korridori 10, që shtrihet nga Grabovnica pranë Leskovacit në Serbinë jugore deri në Preshevë pranë kufirit me Maqedoninë. Korridori përmban rreth 33 vende arkeologjike të rregjistruara, pesë nga të cilat janë ende për t'u eksploruar.

Zbulimi i tretë kryesor arkeologjik në javët e fundit ishte në Bullgarinë fqinjë ku u zbuluan skeletë të "vampirëve" nga Mesjeta me shufra hekuri në gjokset e tyre. Legjendat popullore me vampirë kanë ekzistuar në rajon për disa qindra vjet.

Këto zbulime që ishin në titujt kryesorë të mediave anembanë botës zbulojnë shumëllojshmërinë e kontributeve që zbulimet arkeologjike mund t'i ofrojnë rajonit.

photo

Stolitë e arta të Epokës së Bronxit u ekspozuan në tetor 2008 pasi u zbuluan në një vend gërmimi në Bullgarinë juglindore. Gërmimet më të fundit zbuluan të ashtu-quajturit 'skelete vampirësh'. [Reuters]

"Zbulimi i një nekropoli plotësisht të rezervuar të Epokës së Bronxit të Hershëm tregon përsëri trashëgiminë arkeologjike të pasur që Serbia ka në territorin e saj. Zbulimi sensacional i një kopeje mamuthësh në Kostolac është edhe një shembull tjetër i mundësisë unike arkeologjike që ka ky vend. Kjo mundësi, megjithatë, ende duhet të marë mbështetje të mjaftueshme nga shteti, jo vetëm për studimin kryesor, si gërmimet arkeologjike, por gjithashtu për zhvillimin e mundësive turistike nga ku mund të përfitojë njëlloj shteti e komunitetet vendore," tha Radivojeviçi.

Me të vërtetë zbulimi i skeletëve të "vampirëve" në Bullgari i ka dhënë tashmë një shtysë të madhe turizmit të vendit. Sipas eTN, një faqe lajmesh në internet që mbulon turizmin botëror, agjencitë e udhëtimit kanë njoftuar një interesim të madh në të ashtu-quajturit "skelete vampirësh" që nga zbulimi që u shfaq në titujt kryesorë të mediave muajin e kaluar.

Interesimi ka të ngjarë të ushqejë turizmin tashmë në lulëzim në Bullgari. Sipas Eurostatit, vendi rregjistroi një rritje prej 20% në numrin e qëndrimeve në hotel të të huajve vitin e kaluar, rritja më dramatike e ndonjë vendi të BE-së. Investime janë bërë tashmë në rajonin ku janë gjetur eshtrat, që do të ndihmojnë të tregtohen ato si një tërheqje turistike.

Ndërsa Bullgaria ka nxituar të përfitojë nga zbulimet arkeologjike të saj, Serbisë i duhet ende të shfrytëzojë mundësitë e zbulimeve të saj. Sandra Vllatkoviç, zëdhënëse për Bordin Kombëtar të Turizmit të Serbisë tha për SETimes, "Bordi Kombëtar i Turizmit nxit gjithshka që kemi e nxit historinë e kulturën në Serbi, pasi asnjë nga ofertat tona nuk përqëndrohet posaçërisht në arkeologji."

Vllatkoviçi pranon mundësitë për zbulime si fusha e mamuthëve në Kostolac e nekropoli i Epokës së Bronxit pranë Vranjes për të tërhequr turistë në Serbi. "Ka shumë gjëra të bukura e mahnitëse për të parë në vendin tonë, por lajmet negative që dëgjon për kaq shumë në shtypin ndërkombëtar mund të prishin gjithëshka e të pengojnë vizitorët që dëshirojnë të vinë këtu," tha ajo.

Ndërsa pasurojnë mundësinë për zhvillimin e turizmit, zbulimet e mëdha arkeologjike ofrojnë gjithashtu munësi për bashkëpunim rajonal. Siç tha Dr. Timothi Kaiser, një profesor i antropologjisë në Universitetin Lejkhed në Kanada që specializohet në arkeologjinë e Ballkanit, për SETimes, "Projekte shumë-kombëshe ekzistojnë e mund të lidhen me çështje që kalojnë kufijtë e sotëm kombëtarë, si përhapja e bujqësisë në Evropë ose janë të përqëndruara fort, si studimi rajonal i kryer në Mallakastër, në Shqipërinë qendrore ose në gërmimet në Istria të Pupiçinës e të Monkondijës. Projekte të tilla bashkojnë arkeologë nga pjesë të ndryshme të Ballkanit."

Artikuj që kanë lidhje

Loading
photo

Analistët thonë se arkeologjia mund të rrisë bashkëpunimin rajonal si dhe turizmin. [Reuters]

Sipas Kaiserit e Radivojeviçit, konferencat rajonale janë organizuar gjithashtu me një bazë gjithnjë në rritje. Siç tha Radivojeviçi për SETimes, "Trashëgimia e bollshme arkeologjike në Ballkan studjohet nga shumë ekipe që bashkëpunojnë e shkëmbejnë rregullisht informacion. Në ekipin tim, që studjon origjinën e metalurgjisë në Eurazi, kemi bashkëpunim të mirë me kolegë nga Bosnja, Bullgaria e Rumania, por gjithashtu nga institucionet anembanë Serbisë. Bashkëpunime të tjera bëhen anembanë rajonit me kolegë nga vende të ndryshme të Ballkanit e rezultojnë në të dhëna të frytshme botimesh."

Sipas Mërdjiçit, ekipi i mamuthit bashkëpunon gjithashtu me partnerë rajonalë. Siç tha ai për SETimes, "Kemi bashkëpunim me arkeologë të tjerë lidhur me kërkimin në qytetin romak e kampin e legjionarëve. Drejtori im është gjithashtu në kontakt me disa paleontologë lidhur me gërmimet e mamuthëve."

Ndërsa bashkëpunimi nuk është kurdoherë i lehtë në një rajon që ka përjetuar mosmarrëveshje historike e territoriale, Kaiser thotë se gjendja po përmirësohet. Siç tha ai për SETimes, "Arkeologjia, si çdo disiplinë tjetër e lidhur me kërkimin historik, do të funksionojë gjithnjë në një fushë polemike. Eshtë përshtypja ime megjithatë se ka gjithsesi më shumë bashkëpunim aktiv mes arkeologëve të Ballkanit sot sesa kishte 20 vjet më parë."

Radivojeviçi, që organizon një seminar rajonal mbi Metalurgjinë e Ballkanit Lindor në Institutin UCL të Arkeologjisë, pranoi dhe e përshkroi investimin në kërkimin arkeologjik si me rëndësi të madhe për krejt rajonin. "Shoh përfitim prej tij jo vetëm në shërbimin ndaj komuniteteve vendore për t'u zhvilluar ekonomikisht, por gjithashtu për rritjen e ndërgjegjësimit të rëndësisë së trashëgimisë arkeologjike e mbrojtjes e ruajtjes së saj për të ardhmen."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Raporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajonRaporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajon

Shkeljet e të drejtave të njeriut vazhdojnë në rajon, sipas një raporti të fundit nga Amnesty International.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Këshilli i Evropës thotë se ka prova të mjaftueshme se partia Agimi i Artë mbështet dhunën që Greqia t'a ndalojë partinë, por Athina ka kundërshtuar. A duhet të ndalohet Agimi i Artë?

Po.
Jo.
Nuk e di.



shih rezultatet Shto koment