Zbatimi i strategjisë së BE-së për Dabunit bën përparim

25/06/2012

Një strategji e BE-së që ka për qëllim të përmirësojë cilësinë e jetës të atyre që jetojnë përgjatë Danubit, po ecën përpara pavarësisht nga kriza e zonës euro.

Nga Svetlla Dimitrova për Southeast European Times në Sofje -- 25/06/12

photo

Për periudhën 2007-2013, fondet e tërheqjes nga BE do të bëjnë rreth 100 miliardë euro të disponueshme për Rajonin e Danubit. [Reuters]

Kriza financiare në zonën euro është thelluar që kur ministrat e BE-së miratuan propozimin e Komisionit Evropian (KE) për një strategji për rajonin e Danubit më shumë se një vit më parë.

Strategjia, e miratuar në prill 2011, synon nxitjen e zhvillimit ekonomik e përmirësimin e kushteve mjedisore në 14 vende, duke përfshirë vendet anëtare të BE-së Austrinë, Bullgarinë, Republikën Çeke, Gjermaninë, Hungarinë, Rumaninë, Sllovakinë e Slloveninë -- si dhe vendet jo të BE-së Bosnjë dhe Hercegovinën (BiH), Kroacia, Moldavinë, Serbinë, Malin e Zi e Ukrainën.

Ndërsa kriza në vazhdim në zonën euro nuk ka ndikuar drejtpërdrejt mbi procesin, sipas zyrtarëve të BE-së, ajo ka nxjerrë në pah rëndësinë e disa elementëve kryesorë, veçanërisht ata që kanë të bëjnë me konkurrueshmërinë e ndërmarrjeve, tregut të punës e novacionet.

Një nga katër shtyllat kryesore të strategjisë përqëndrohet në përmirësimin e lëvizshmërisë, inkurajimin e energjisë së qëndrueshme dhe nxitjen e kulturës e turizmit.

Tre të tjerat synojnë të mbrojnë mjedisin, të ndërtojnë begati e të forcojnë rajonin.

Strategjia u shoqërua nga një plan veprimi, që përcakton 11 fusha të posatçme përparësore.

Që kur u miratua, objektiva janë përcaktuar në çdo fushë e një mori projektesh konkrete janë identifikuar ose po shqyrtohen.

Miodrag Poledica, kreu i departamentit në ministrinë e infrastrukturës e energjisë të Serbisë, tha për SETimes se objektivat në fushën e tij përqëndrohen në përmirësimin e shinave, lëvizshmërinë rrugore e ajrore dhe mënyrat e transportit.

Ato përfshijnë zhvillimin e terminaleve të mënyrave të ndryshme të transportit në portet e lumit Danub e portet e thata për të lidhur rrugët ujore brenda në tokë me transport hekurudhor e rrugor deri më 2020 dhe duke përmirësuar kohët e udhëtimit për lidhje konkurruese hekurudhore të pasagjerëve mes qyteteve kryesore.

Përveç kësaj, katër korridore hekurudhore transporti që kapërcejnë rajonin e Danubit do të jenë përfunduar brenda pesë viteve të ardhshme. Një sistem tjetër i ri hekurudhor i ri që lidh vendet e BE-së e jo të BE-së mund të përfshihet. Përparim është bërë gjithashtu në rrugët ujore në tokë, duke përfshirë një projekt pilot për skicimin novativ të anijeve e hartave rrugore të lundrueshmërisë së lumenjve, përfshirë Savën.

Dragica Karaiç, kreu i departamentit në ministrinë e ekonomisë, punës e sipërmarrjeve të Kroacisë, është një ko-ordinatore e një fushe përparësore për të mbështetur konkurrueshmërinë e sipërmarrjeve.

photo

Në shkurt, Danubi ngriu, pastaj përmbyti pjesë të Beogradit kur u shkri. [Reuters]

Nisma e Qendrës të Evropës Juglindore për Mësimin e Sipërmarrjeve është një projekt kryesor, "që është ngritur shumë gjerësisht për të nxitur konkurrueshmërinë ... dhe zhvillimin ekonomik" të rajonit, tha ajo për SETimes.

Një instrument për përfshirjen e sipërmarrëshmërisë si një çështje ndër-programore është zhvilluar në kuadrin e nismës. Ajo po pilotohet tani strategjikisht në 32 shkolla dhe 16 fakultete në tetë vende: Shqipëri, BiH, Kroaci, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Serbi dhe Turqi. Ka patur gjithashtu veprim konkret në fushat e transferimit teknologjik dhe trainimit profesional.

Një tjetër fokus janë rreziqet mjedisore që përbëjnë një sfidë kyçe në rajonin e Danubit, me prëmbytjet që përbëjnë "më të shtrenjtat" midis tyre, sipas Kristalina Georgieva, komisionere e BEpër bashkëpunimin ndërkombëtar, humanitar dhe reagimin ndaj krizave.

"Fatkeqësitë natyrore i kanë kushtuar Evropës 150 miliard euro në dhjetë vitet e fundit," i tha ajo SETimes muajin e kaluar. "Përmbytjet llogariten për 52% të dëmit të shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore" gjatë kësaj periudhe.

Rreziku Përmbytës i Danubit është një projekt i posaçëm në këtë fushë. Peter Bakonyi i Institutit të Mbrojtjes së Mjedisit dhe Menazhimit të Ujrave të Hungarisë, është një koordinator i programit përparësor të fushës që fokusohet në menazhimin e rreziqeve mjedisore. Duke vënë në dukje se projekti "tashmë financohet, vazhdon dhe po i qaset një fundi të suksesshëm," Bakonyi i tha SETimes se rreziqe të tjera mjedisore janë thatësira dhe pamjaftueshmëria e ujit.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Bullgaria, e cila me Gjermaninë, bashkërendon punën në fushën përparësore të marrjes me sigurinë dhe krimin e organizuar, priti një forum në prill mbi menazhimin e kufirit dhe dokumentet e sigurisë së udhëtimit në rajonin e Danubit.

Në maj, Bullgaria vijoi duke njoftuar nisjen e një projekti të ri, që ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar për të penguar dhe luftuar korrupsionin në rajonin e Danubit dhe Ballkanin Perëndimor. Nisma fokusohet në konfliktet e interesit, dorëzimin e pasurive nga veprimtaritë kriminale dhe prerja e lidhjeve midis krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Bullgaria dhe Romania ndërkohë janë bashkërisht përgjegjëse për zbatimin e programeve që kanë të bëjnë me nxitjen e kulturës, turizmit dhe kontakteve njeri me njeri. Më parë këtë vit, të dy fqinjët, së bashku me Kroacinë dhe Serbinë, nënshkruan një memorandum për të zbatuar projektin "Në gjurmët e perandorëve romakë," që ka për qëllim të tërheqë turistët në të katër vendet. Një objektiv më vete është të zhvillohet një markë tregtare e Danubit për të tërë zonën.

Puna në projektin e Danubit do të ndihmojë shpresëtarët e BE të përgatiten për anëtarësimin e ardhshëm në bllok. Poledica tha se pjesëmarrja e Serbisë "konfirmon anhgazhimin e saj strategjik" ndaj anëtarësimit dhe shtoi se "[pjesëmarrja aktive në program]... mund të mbështesë lëvizjen e Serbisë në intregrimin në BE."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Ekstremistët shfrytëzojnë varfërinë e të rinjtë në përpjekjet rekrutueseEkstremistët shfrytëzojnë varfërinë e të rinjtë në përpjekjet rekrutuese

Mundësitë ekonomike dhe arsimi janë mjete të nevojshme në ndalimin e përhapjes së ekstremizmit midis të rinjve.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A do ta përmirësojë procesin e pajtimit në rajon lehtësimi i një tregu të fortë ekonomik ballkanik?

Po
Jo
Nuk e di



shih rezultatet Shto koment