Të diplomuarit universitarë përballen me shanse të zymta të punësimit

16/04/2012

Ndonse sistemi arsimor i rajonit i është nënshtruar reformave gjatë disa viteve të fundit, kritikët argumentojnë se nuk përmbush kërkesat e tregut të sotëm të punës.

Nga Muhamet Brajshori për Southeast European Times në Prishtinë -- 16/04/12

photo

Të sapo-diplomuarit që dalin nga universiteti shpesh përfundojnë në punë pa lidhje me studimet e tyre. [Laura Hasani/SETimes]

Kjo është një ankesë që bën jehonë me aq shumë familje që luftojnë që fëmijët e tyre të përfundojnë shkollën, vetëm për të gjetur pak shanse punësimi. Në Ballkan gjithashtu, të diplomuar universitarë përballen me dy probleme: vendet e kufizuara të punës në dispozicion e një sistem arsimor që nuk i pajis me aftësitë e kërkuara nga punëdhënësit. Për më tepër, thonë ekspertët, arsimi i mesëm e universitar nuk japin grada në fusha të specializuara, duke zgjedhur përkundrazi ato të përgjithshme.

Ermal Krasniqi, një ekonomist në Shoqërinë e Kosovës për Studimin Shoqëror, tha për SETimes: "Të diplomuarit e rinj ... marrin kryesisht përgatitje teorike që është shumë e dobëta dhe nuk kanë përvojë praktike sepse universitetet nuk e kërkojnë atë. Nëse e bëjnë, merr një referencë pune studentore për shkak të disa lidhjeve me dikë."

Mungesa e lidhjes mes arsimit e tregut të punës është kryesisht për shkak të mësuesve të pakualifikuar, metodave e programeve të vjetëruara arsimore e mundësive të kufizuara të trainimit të punës.

Hazir Krasniqi, 49 vjeç, administrator i Krasniqi Publishing, e përjetoi vetë këtë mungesë të lidhjes. "Në dhjetor, kisha nevojë për korrektorë e mendova se nuk do të ishte e vështirë të gjeja një të ri," tha ai për SETimes. "Por e kuptova se 90% e aplikantëve të mij ishin të paaftë që të merrnin punën; nuk kishin aftësitë e kërkuara gjuhësore, nuk mund të korrektonin e aftësitë e shkrimit ishin baraz me zero."

Rina Berisha, 23 vjeçe, e diplomuar për gjeografi në Universitetin e Tiranës, tha për SETimes se mbështetur në përvojën e saj, do të dëshironte t'i kishte bërë gjërat ndryshe.

photo

Të diplomuarit thonë se mbipopullimi është një çështje që ndikon në nivelin e mësimeve që marrin. [Laura Hasani/SETimes]

"Unë [harxhova] një vit pas diplomimit pa një vend pune. E dija se do të përballesha me këtë problem, por e përdora kohën për të përmirësuar aftësitë e mia, për të marë më shumë njohuri. Bëra mjaft punë vullnetare vetëm për të mësuar më shumë. Gjatë studimeve të mia nuk bëra punë vullnetare sepse mendonim se ishte thjesht humbje kohe. Kjo është një nga arsyet që studentëve u mungojnë aftësitë."

Liridon Shehu, një i diplomuar për drejtësi në Prishtinë, thotë se cilësia e mësimit mund të jetë një problem, mbështetur në sasinë e studentëve. "Në Fakultetin e Drejtësissë, 1,000 studentë pranohen çdo vit, [duke ndarë] të njëjtën ndërtesë me Fakultetin Ekonomik, që ka të njëjtin numër studentësh ose më shumë çdo vit. Nuk kemi cilësinë që duhet sepse nuk ka vend. Cilësia është e pamundur në një klasë me 100 studentë ose më shumë dhe profesorët, në disa raste nuk shqetësohen: ata thjeshtë dëshirojnë të marrin pagën e tyre."

Cilësia mundet të jetë po ashtu një problem. Sipas një renditje të kohëve të fundit nga 400 universitetet në botë, asnjë nga universitetet e Ballkanit nuk ishte në listë dhe ishin vetëm dy nga Turqia.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ekziston gjithashtu problemi i universiteteve publike ndaj atyre private. Sipas Ermal Krasniqit, "Shumë thonë se univeristetet private ofrojnë arsimin më të mirë. Kjo mund të jetë e vërtetë për disa që ofrojnë një nivel të mirë, por ... nga ajo që kemi vëzhguar, të diplomuarit e rinj nga universitetet publike kanë shanse më të mira për të gjetur një punë, për shkak të një cilësie më të mirë e të sigurisë se "nuk mund të blesh një diplomë."

photo

Një ekspert vë në dukje se duhet një brez i ri specialistësh, si inxhinierë elektrikë. [Reuters]

Bashkim Imeri është një i diplomuar për drejtësi, në Tetovë, Maqedoni. Në përvojën e tij, "Shumica e të diplomuarve punojnë në një fushë të ndryshme nga ajo në të cilën janë diplomuar; përndryshe mbeten pa punë. Tregu nuk ofron punë aq sa duhet. Shumë të diplomuar për drejtësi ose ekonomi punojnë në hotele ose ferma sepse duhet të bëjnë diçka," tha ai për SETimes.

Ermal Krasniqi është dakort, duke përsëritur se është sistemi i arsimit që i drejton keq të rinjtë. "Shumë universitete shpenzojnë shumë kohën në fusha ku nuk gjejnë punë. Shumë fusha si bujqësia, inxhinieria e shkencat natyrore nuk kanë mjaft të diplomuar për të mbushur vendet e punës dhe në këto fusha mund të gjesh ende punonjës që janë më të mëdhenj se 40 vjeç."

Ai tha se universitetet duhet të bëjnë një punë më të mirë për të përmbushur nevojat e tregut të punës duke drejtuar studentët drejt fushave me mundësi për pajtimin në punë. "Kjo do të thotë se Departamentet e Ekonomisë dhe të Drejtësisë nuk duhet të pranojnë 1,000 studentë, por 100. Departamentet e Bujqësisë dhe Inxhinierisë duhet të pranojnë 1,000 e të ofrojnë bursa në ato fusha për të motivuar studentët e për të zhvilluar programe të reja. Këto janë hapat që duhet të ndëmerren, por nuk i marrin ato seriozisht, sepse kjo do të thotë se njerëzit që kanë pushtet në vendim-marrje mund të humbasin punët në universitet."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment