"Rruga e Mëndafshit' e Kinës në Ballkan

26/03/2012

Kina po përparon anembanë Ballkanit, mes krizës ekonomike në Evropë.

Nga Linda Karadaku për Southeast European Times në Prishtinë -- 26/03/12

photo

Kina po zgjeron ndikimin e saj në Evropë e Ballkan. [Reuters]

Kina fitoi një pikë-mbështetje në Ballkan në vitet 1970, kur bëri një aleancë me qeverinë shqiptare, të udhëhequr nga Sekretari i Parë i Partisë së Punës së atëherëshme të Shqipërisë, Enver Hoxha. Pasi Hoxha prishi marrëdhëniet me Kinën, Pekini zhvilloi marrëdhënie ekonomike e politike me ish-Jugosllavinë e Rumaninë.

Tani një fuqi ekonomike e ushtarake, Kina është ende e interesuar në Evropën Juglindore. Por strategjia e saj tani po zhvendoset për të përhapur ndikim nëpërmjet tregtisë në rritje e aleancave politike embrionale, duke ushqyer marrëdhënie më të ngushta me qeveritë e bizneset anembanë rajonit dhe duke patur gjuhën kineze që të mësohet në shkollat e Ballkanit.

Kina është një vend me investime në rritje në një treg me investime në rënie. Pavarësisht nga njëfarë ngadalësimi, ekonomia e dytë më e madhe e botës po parashikon një rritje prej 7.5% të PKB-së më 2012, duke lënë pas paraqitjen e tregjeve evropiane. Tentakulat e saj shtrihen larg.

Kina ka interes në uzinat energjitike në Serbi, një fabrikë makinash në Bullgari, biznese në Bukuresht, miniera në Shqipëri e po bisedon me Turqinë rreth përmirësimit të marrëdhënieve tregtare. Sipas një studimi të 2011-tës, Kina bën 2.6 miliardë euro biznes në Rumani, 1.1 miliardë euro në Kroaci e 630 milionë euro në Bullgari.

Central Europe Watch e ka cilësuar zgjerimin e Kinës në Ballkan si "hartimin" e "planeve afat-gjata për një Rrugë moderne të Mëndafshit" përmes kontinentit evroaziatik. Ajo thotë se Pekini "është përqëndruar në shfrytëzimin e mundësive të pashfrytëzuara të biznesit të gadishullit ballkanik duke bërë investime strategjike në Greqi dhe duke hartuar plane për një Rrugë moderne të Mëndafshit nëpër kontinentin evroaziatik."

photo

Zëvendës/Presidenti i Kinës Xi Xhinpin (në mes) në një takim me Ministrin e Ekonomisë Zafer Caglajan dhe Zëvendës/Kryeministrin e Turqisë Ali Babaçan. [Reuters]

Në Shqipëri, zyrtarët pritën një gala "Nata e Pekinit" në Tiranë kohët e fundit për Liu Qi, një anëtar i byrosë politike të Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste të Kinës (CPC) dhe sekretar i Komitetit Komunal të Pekinit të CPC-së.

Gjatë vizitës së 18 marsit, Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha u takua me Liu për të diskutuar mbi bashkëpunimin në infrastrukturën e porteve, energjinë, minierat e turizmin. Berisha shprehu gatishmëri për "të mbështetur krijimin e një zone të lirë për investimet kineze, të cilat mund të përdorin këtë pozitë të favorshme [në Shqipëri] për hyrje të mëtejshme në tregjet evropiane."

Zyrtari kinez konfirmoi se një grup prej 100 ndërmarrjesh do të vizitojë Shqipërinë në maj, që kohët e fundit nisi mësimin e gjuhës kineze si gjuhë e huaj në shkolla.

"Eshtë e nevojshme që në sistemin tonë arsimor, në njëfarë përqindje, mësimi i gjuhës kineze të bëhet një gjuhë e dytë [e huaj]," tha Berisha më 15 mars, gjatë diskutimit të ligjit të ri mbi arsimin para-universitar me qeverinë e tij.

Zëdhënësja e Dhomës së Tregtisë e Industrisë së Tiranës Edlira Prenga tha për SETimes se Kina po shihet si një partner i rëndësishëm e afat-gjatë për sipërmarrësit shqiptarë," duke gjetur në këtë rast mbështetje nga qeveria."

Prenga konfirmoi se dhoma ka patur takime të shpeshta me investitorë të mundshëm nga Kina me një interes në sektorë të tillë si elektronika, prodhimi i makinerive, energjisë, prodhimi i makinave.

"Dhoma e Tregtisë e Industrisë e Tiranës po punon me anëtarët e saj për të zhvilluar një forum biznesi në Kinë [këtë] vjeshtë," tha Prenga.

Interesi kinez në rritje është i lidhur me krizën ekonomike në disa shtete. "Sipërmarrësit kërkojnë mundësi të reja në kërkimin për tregje të sigurtë e afat-gjatë," tha Prenga për SETimes.

Serbia po ecën gjithashtu përpara në forcimin e lidhjeve të saj me Kinën, pasi të dy vendet kanë një qëndrim të ngjashëm politik -- Kina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

photo

Great Wall Motors u bë prodhuesi i parë kinez i makinave që monton makinat në BE kur hapi një fabrikë në Bullgari këtë vit. [Reuters]

Ministri serb i Arsimit Zharko Obradoviç e Ambasadori kinez në Serbi Zhang Vanxue nënshkruan një memorandum të bashkëpunimit më 14 mars për të futur klasa të gjuhës kineze për 2,462 nxënës serbë në shkollat fillore e të mesme.

"Qëllimi i këtij projekti është që nxënësit serbë të ndeshin traditën e kulturën kineze. Mësimi i kinezçes është i rëndësishëm për arsye ekonomike gjithashtu," tha për mediat Obradoviçi, sipas B92.

Klasat e gjuhës kineze nisën në 31 shkolla fillore e të mesme në Serbi. Sipas Zhangut, 14 mësues nga Kina japin klasat për nxënësit serbë. Ata janë vullnetarë të zgjedhur për të mësuar dy herë në javë.

Mësuesja Mengsuan Guo i tha agjencisë kineze të lajmeve Hsinua se mësimet i ekspozojnë nxënësit ndaj kulturës e traditave kineze bashkë me gjuhën. Ajo tha se 260 nga 300 nxënësit e shkollës ndoqën mësimin e saj të parë.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Ata ishin të etur që të mësonin, kjo e bëri dhënien e mësimit për mua më të lehtë sesa prisja," tha Guo për Hsinua.

Ndonse Kina mbetet në kundërshtim të pavarësisë së Kosovës, bizneset kineze në Kosovë lulëzojnë. Ka 454 biznese kineze që funksionojnë atje sipas Ministrisë së Tregtisë e Industrisë të Kosovës.

Arta Istrefi, një këshilltare politike për Ministren e Tregtisë e Industrisë Mimoza Kusari-Lila, tha se megjithse Kosova nuk ka një marrëveshje tregtare me Kinën, "[vendi tani mban] 9% të eksporteve të përgjithshme në [Kosovë]."

"Gjatë 2011-tës, eksportet arritën mbi 28 milionë euro me një rritje prej 90.8% krahasuar me 2010-tën. Importet nga Kina arritën mbi 169 milionë euro, me një rritje prej 25.8% krahasuar me 2010-tën," tha Istrefi për SETimes.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

Gjenerali i NATO-s thotë se Aleanca është e fokusuar në Ukrainën, terrorizminGjenerali i NATO-s thotë se Aleanca është e fokusuar në Ukrainën, terrorizmin

Gjenerali i lartë i NATO-s tha se vendet në aleancë po bashkëpunojnë për të luftuar ekstremizmin.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimiin në Europë (OSBE) po vështron për rrugët për t'iu kundërvënë ekstremizmit në Ballkan. A duhet që qeveritë në rajon të bëjnë më shumë për të ndalur radikalizmin dhe ekstremizmin?

Po
Jo
Nuk e di