Turizmi ballkanik në rritje e në kapërcim të kufijve

19/03/2012

Ndërsa temperaturat ngrohen e perdja e dimrit shpesh të ashpër të 2012-tës bie, industria e turizmit pasqyron një sezon të fortë.

Aleksandar Pavlevski për Southeast European Times në Shkup -- 19/03/12

photo

Qendra e skive Popova Sapka e të tjera në rajon ishin të zëna me punë këtë sezon. [Aleksandar Pavlevski/SETimes]

Aleksandar Çonevski, pronar i agjencisë së udhëtimit Iguana Tours në Shkup, nuk mund të jetë më i qartë rreth sekretit të suksesit. "Faktori më i rëndësishëm për një sezon të mirë turistik dimëror është të kesh dëborë ... si këtë vit. Krahasuar me sezonin e fundit, ky ishte më i mirë, më me rendiment," tha ai për SETimes. "Do t'a përsëris: ishte e gjitha për shkak të dëborës."

Këtë dimër turizmi në Maqedoni e më gjërë anembanë rajonit përjetoi një rritje të madhe. Numri i turistëve që erdhën me çorape të trasha e paratë e shpenzuara u rritën ndjeshëm në të gjithë qendrat e pushimit anembanë Ballkanit krahasuar me vitet e mëparshme.

Çonevski përmend një faktor tjetër që e sheh si vendimtar për suksesin. "Liberalizimi i vizave është shumë i rëndësishëm për të gjithë ne ... një hap i madh e shumë pozitiv." Me të vërtetë, statistikat nga 2011-ta, më të fundit në dispozicion, tregojnë se rajoni po priret drejt një mentaliteti pothuajse pa kufij lidhur me turizmin.

Maqedonia, për shembull, vitin e kaluar tërhoqi 35% më shumë turistë të huaj sesa nm 2010. Dhe shumica e tyre erdhën nga vendet fqinjë: Greqia, Bullgaria, Shqipëria, Serbia e republikat e tjera ish-jugosllave.

Turistët nga Hollanda, Turqia, Belgjika, Finlanda e Izraeli vizituan gjithashtu në numra të mëdhenj. Një numër më i vogël erdhi nga Japonia, Kina, Koreja e Australia, sipas Shoqatës së Udhërrëfyesve Turistikë të Maqedonisë.

Por kjo nuk do të thotë se turistët shpenzojnë të gjithë kohën në një vend. Grupe vijnë nga disa vende fqinjë vetëm për të kaluar në vende të tjera. Zakonisht vizitorë nga Greqia e Bullgaria kalojnë tranzit në Shqipëri apo Malin e Zi, sipas Shoqatës.

photo

Turizmi dimëror është vetëm një pjesë e sektorit që ka patur rritje. [Aleksandar Pavlevski/SETimes]

Sekretari i Shtetit për Turizmin i Serbisë, Goran Petkoviç tha për SETimes se destinacionet malore e turizmi i fshatit po bëhen gjithnjë e më të admiruara, siç është turizmi i banjave. Duke patur destinacione të tilla të mirënjohura e mjekësore si banjat e Arangjelovacit, kjo pjesë shënon pjesën me rritje më të shpejtë në sektor. Petkoviçi shton se Serbia më 2011 ishte mes 50 destinacioneve më të para në botë, një prirje që vazhdon këtë vit.

Në Maqedoni, qeveria po përgatitet të zhvillojë "të gjitha tipet e turizmit: turizmin masiv, rural, alternativ, dimëror, të verës e ekoturizmin," tha për SETimes Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini. "Deri më 2015 presim që 4 deri në 5% e PKB-së të vijë nga turizmi. Po diskutojmë me shumë operatorë udhëtimesh ... Po nisim me konceptin e ri të turizmit të zhvillueshmërisë së zonave që do të funksonojë si zona të lira ekonomike e kemi renditur tashmë një numër të madh turistësh nga Hollanda."

Ministria e Turizmit e Kroacisë tha se investimet në sektor pritet të rriten 37% më 2012, krahasuar me vitin e kaluar. Sipas një sondazhi të zhvilluar nga ministria, rritja më e madhe është në sektorin e hotelerisë. Nga 26 hotele të anketuar, të gjithë thanë se kanë në plan të investojnë pothuajse 50% më shumë fonde këtë vit në përmirësimin e ofertave turistike të tyre.

Në Shkup, Çonevski thekson se turizmi duhet parë si "një industri eksporti: ndërsa më shumë turistë të vizitojnë vendin tonë të mrekullueshëm, [do të ketë] më shumë punë për cilindo e për këtë arsye po bëjmë thirrje për më shumë ndihmë." Ai thotë se duhen shërbime shtesë, bashkë me infrastrukturë më të mirë. "Nëse krahasohemi me fqinjët tanë, do të dallojmë menjëherë ndryshimin, po për të realizuar të gjitha projektet, për të zhvilluar qendrat turistike, kryesisht presim mbështetje, ndihmë e vëmendje nga sistemi i institucionit, jo nga sektori privat."

photo

Turistët po drejtohen tek skenat idlike në Ballkan pjesërisht për të shmangur krizat gjëkundi tjetër në botë. [Aleksandar Pavlevski/SETimes]

Maqedonia, për shembull, është përqëndruar në rinovimin e strukturave të saj të skive, një prirje e parë gjithashtu në vendet rrethuese ku vetë natyra është e prirur ndaj turizmit dimëror. Petre Dimitrieski, CEO i qendrës së skive Popova Sapka, tha për SETimes: "Kanë paisje moderne, shpatet janë të mrekullueshëm, teleferikët e skive punojnë në mënyrë të përsosur e restorantet e hotelet janë plot vizitorë nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Kroacia e Gjermania. Me këtë ritëm, kemi në plan që vitin e ardhshëm të jemi madje më të suksesshëm."

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ngjarjet shumë përtej Ballkanit po kontribuojnë natyrisht në rritjen. Turizmi evropian në përgjithësi u rrit me 6% vitin e kaluar për shkak të konflikteve civile në disa pjesë të botës. Pranvera arabe e zhvillime të tjera ndikuan në destinacionet në Lindjen e Mesme që panë një rënie të përgjithëshme prej 8% e në Afrikën e Veriut ku nivelet e turizmit ranë me 12%. Në Japoni, tsunami, tërmeti e fatkeqësia e reaktorit bërthamor që goditi një vit më parë është fajësuar për një rënie prej 13%.

Sipas parashikimeve, turizmi ndërkombëtar pritet të rritet disi këtë vit, me mbi një miliardë udhëtarë që priten të bëjnë gati çantat e tyre anembanë botës.

Megjithatë, një prirje tjetër po zhvillohet. Ndryshe nga vitet e mëparshme, zhvillimi i turizmit është më premtues në vende më të zhvilluara. Në përgjithësi, rritja e sektorit -- që llogaritet për 5% të PKB-së të ekonomisë botërore -- mund të jetë lajm i mirë në këtë kohë të vështirë ekonomike -- sipas një raporti nga Organizata Botërore e Turizmit në OKB.

Në Shkup, Çonevski nuk mund të jetë dakort më shumë. "Bota po bëhet një fshat botëror, veçanërisht në sferën e biznesit; nuk ka asnjë kufi, gjëja më e rëndësishme është fitimi e kjo është e vërteta e madhe,"

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Rajoni merr qëndrim kundër korrupsionit në futbollRajoni merr qëndrim kundër korrupsionit në futboll

Pas vitesh mbushur me skandale, zyrtarët po marrin hapa për t'i dhënë fund korrupsionit e krimit në futboll.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Autoritetet e BiH po kopjojnë një model nga Kroacia për të identifikuar dhe proceduar mashtruesit e taksave. Do të jetë ndihmuese një përpjekje e tillë për vendin tuaj?

Po
Jo
Nuk e di