Ulet zhvillimi i pasurive të patundshme në Greqi, Rumani e Bullgari

20/02/2012

Eshtë një tregu i blerësit, është po ku janë të gjithë blerësit?

Nga Maria Paravantes për Southeast European Times në Athinë -- 20/02/12

photo

Një punëtor ecën në majë të një godine në ndërtimi në Athinë, shtator 2011. Kriza ekonomike në vazhdim e taksat e vendosura rishtazi mbi pronën godasin tregun e pasurive të patundshme në Greqi. [Reuters]

Rrëfimi i një pronare shtëpie në Athinën qëndrore, Meri Parisi është shumë i njohur këto ditë. "Jam përpjekur t'a shes shtëpinë time gjatë vitit të kaluar," tha për SETimes Parisi, pronare e një apartamenti 90 metra katrorë, pesë vjet të ri.

Askush, me sa duket, nuk e merr në sy.

"Kam vënë reklama në të gjitha gazetat kryesore e kam patur vetëm një grusht telefonatash. Sapo e shohin shtëpinë, e duan atë, po kur vjen puna te çmimi ngurrojnë," thotë Parisi. "Dhe madje e kam ulur çmimim me 20,000 euro."

Rënia ekonomike në vazhdim, rritja e niveleve të papunësisë, pakësimi i fuqisë blerëse, taksat e reja të pronësisë të vendosura rishtaz e politikat konservative apo të mosdhënies fare të huave të bankave, kanë marë një kafshatë masive nga tregu i pronës i Evropës Juglindore, që po mbërrin në një bllokim të vërtetë.

"Eshtë merre ose dil nga loja," tha Emil Biklea, që po përpiqet të shesë apartamentin e tij në Bukuresht për dy vjet. Ai nisi duke kërkuar rreth 50,000 euro dhe kurrë nuk mori një ofertë mbi 40,000."Blerësit përfitojnë nga gjendja ekonomike e pafavorshme e kërkojnë një çmim edhe më të ulët. Unë, nga ana ime, nuk dëshiroj t'a shes atë për kurrgjë sepse kam investuar aty. Prandaj, e gjitha që mund të bëj është të pres për kohë më të mira për të patur shumicën e kësaj shitje," tha ai për SETimes.

Anembanë Evropës Juglindore pronarët e pronave po luajnë një lojë të ngjashme -- duke shpresuar se çmimet do të fillojnë të kthehen këtë vit në nivelet e tyre para 2008-tës, kur flluska botërore e shtëpive nisi të pëlcasë dhe bëri që ekonomitë të falimentojnë anembanë botës.

Polina Stojkova, kryeadministratore e operacioneve e agjencisë së pronës së patundshme me qendër në Sofje, Bulgarian Properties Ltd, thotë se çmimet e apartamenteve në kryeqytetin bullgar kanë rënë me 40% që kur filloi kriza në fund të 2008-tës.

"Viti 2009 ishte më i stresuari," tha ajo për SETimes në një intervistë telefonike. "Më 2010, u duk sikur gjërat po ktheheshin disi në normale. Por 2011 ishte i diskutueshëm."

Shpresat për rimëkëmbjen ekonomike e një rigjallërim të tregut të pronës së patundshme që mbizotëruan në fillim të vitit të kaluar u vërtetuan me jetë të shkurtër. Rritja e vënë re në gjysmën e parë të 2011-tës kur vëllimi i shitjeve u rrit, u pasua nga një ngadalësim si rezultat i thellimit të krizës së borxhit anembanë Evropës, shpjegoi Stojkova.

Por ndoshta askush nuk ka vuajtur më shumë sesa grekët, kërcitja e shtëpive të të cilëve është vështirësuar nga masat e thella shtrënguese që kanë rritur taksat, kanë ulur pagat e kanë detyruar shumë në papunësi, ndërsa Athina me dëshpërim përpiqet të shmangë falimentimin.

Për grekët, 84% e të cilëve zotërojnë shtëpitë e tyre -- norma e dytë më e lartë në BE -- prona ka qenë e do të vazhdojë të jetë një lloj rrjeti i sigurisë. Ky mentalitet ka ndihmuar të stabilizohen disi çmimet.

photo

Tregu i pronës së patundshme i Rumanisë ndesh vështirësi. "E gjitha që mund të bëj është të pres për të marrë shumicën e kësaj shitje," tha Emil Biklea, që po përpiqet të shesë apartamentin e tij në Rumani. [Reuters]

Vlerat për ndërtimet e reja [pesë vjet apo më pak] ranë në pak, 10.4% sipas një raporti të fundit të Eurobank, duke treguar se shumica e ndërtuesve nuk pranojnë të ulin çmimet e të lehtësojnë lëvizshmërinë e tregut. Pronat më të vjetra panë një rënie të madhe, 15.8%.

"Tregu është ngrirë e sigurisht ka patur një rënie në çmime, por ndërtuesit mund të shkojnë vetëm aq ulët veçanërisht nëse konsideron sesa paguan për pronën në fillim e pastaj për të ndërtuar," tha për SETimes Thanasis Kukas, një ndërtues që shet apartamente në Athinë e në vendpushimin bregdetar të Rafinës, në juglindje të Atikës.

"Eshtë kurdoherë më mirë të blesh se të marrësh me qira," tha SETimes një punëtor nga Shqipëria, Dritan J. që jeton në Athinë.

"Në fund ti zotëron një shtëpi. Dhe nëse je një punëtor që i bën të gjitha, si unë, mund të gjesh kurdoherë një shitje të drejtë." Dritani bleu shtëpinë e tij në në zonën e Kato Patisias për një çmim "të mirë" dhe po i bën vetë të gjitha rinovimet.

"Në këtë mënyrë kursejmë para," shton ai.

Çmimet në Greqi kanë rënë me 14%, në nivelet e 2005-së, kur një rritje me 18% e TVSH-së për lejet e ndërtimit më 2006 bëri që çmimet të fluturojnë.

Kukas pranon se tregu lulëzoi pas Lojrave Olimpike të Athinës më 2004. "Më 2003 kishte gjashtë kontraktorë që punonin në zonën e Rafinës, më 2005 kishte 50."

Rezultati? Afërsisht 180,000 shtëpi të reja të pashitura, sipas Teodoros Mitrakos, kreu i departamentit të analizës së tregut të pronës së patundshme të Bankës së Greqisë. Ai dha një tablo të errët gjatë një konference të fundit të Bankës së Greqisë, duke shtuar se blerësit janë të rrallë, investimet për zhvillim të mëtejshëm kanë ndaluar e të dy këto janë përkeqësuar nga mbitaksimi.

Tregu i pronës, një shtyllë kurrizore e ekonomisë vendase, ka qenë synimi i përpjekjeve më të fundit të qeverisë për të mbushur arkat e saj.

Taksat mbi pronën, veprimet, taksat e emergjencës si dhe "gjobat" për modifikimet e paligjshme të shtëpive kanë lënë pronarët e shtëpive, veçanërisht ata që kanë marrë hua, me probleme.

"Mora një hua mbështetur në të ardhurat e mia për të blerë këtë shtëpi," thotë Zoi S., një mësues gjimnazi 42 vjeç. "Tani më shkurtuan pagën me një të tretën e më duhet të huaj para nga prindërit për të paguar huanë dhe t'ia dal mbanë ... në këtë moshë."

Banka Qendrore e Greqisë parashikon se sektori i ndërtimit do të vuajë më tej, ndërsa 60% e agjentëve të pronës së patundshme thonë se çmimet përfundimisht do të bien.

photo

Çmimet e apartamenteve në Sofje kanë rënë me 40% që nga 2008, tha Polina Stojkova, kryeadministratore e operacioneve të agjencisë së pronës së patundshme me qendër në Sofje, Bulgarian Properties Ltd. [Reutersç]

Megjithatë, kriza nuk i ka penguar të huajt, që u kanë vënë syrin vilave greke të vendosura në mënyrë idilike si banesa gjysmë të përhershme.

"Interesimi i huaj në pronën greke është po aq i fortë sa kurdoherë," thotë për SETimes Joana Plakokefalu, administratore e përgjithshme e Hellenic Realty.

"Atje janë që vazhdojnë të blejnë e që janë shumë përzgjedhës e ata që presin që tregu të stabilizohet," shpjegon ajo. Sa për çmimet, "ato kanë rënë siç pritej." Kjo, vë në dukje ajo, është prej lidhjes së "posatçme" të grekëve me pronat e tyre.

Plakokefalu vë në dukje se ka shitës që i kanë ulur çmimet e tyre, disa deri në 30%, mbështetur në nevojën urgjente për para. Ajo vë gjithashtu në dukje se grupi i blerësve të mundshëm duket se po ndryshon.

"Në dekadat e mëparshme, ishin gjermanët e britanikët që kishin fuqinë blerëse, por në pesë vitet e fundit, jam kontaktuar nga palë të interesuara nga Rusia, Republika Çeke, Bulgaria e Izraeli."

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Greqia," shton ajo, është gjithsesi "një nga pak vendet në Evropë ku një shtëpi ëndrre buzë detit është ende e përballueshme."

Duke u kthyer në Athinën qendrore, një Meri Parisi në ankth, vë në dukje se dy apartamente të tjera më të mëdha në godinën e saj u shitën për shumë më pak një muaj më parë.

"Disa njerëz me sa duket janë duke blerë; ... Njerëzit që erdhën tek unë thanë se dëshironin të investonin paratë e tyre në pronë sepse ndjejnë se nuk janë të sigurta në bankë."

Svetlla Dimitrova në Sofje e Paul Kiokoiu në Bukuresht kontribuan për këtë raport.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Maqedonia shpreson të tërheqë vëmendjen e NATO-sMaqedonia shpreson të tërheqë vëmendjen e NATO-s

Përfaqësuesit e NATO-s do të mblidhen në Çikago këtë muaj.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Mendoni ju se Maqedonisë do t'i ofrohet anëtarësimi në NATO në samitin e organizatës në Çikago në maj?

Po, Maqedonia ka përmbushur të gjitha kërkesat për anëtarësimin në NATO
Jo, Greqia ende pengon
Ndoshta
Nuk e di



shih rezultatet Shto koment