Turizmi dhe tregtia rrjedhin përgjatë Lumit Danub

09/01/2012

Në Evropën juglindore, Lumi Danub lidh historinë dhe tregtinë. Ujrat e qeta tërheqin turistët dhe ndërmarrjet tregtare vazhdojnë të rriten.

Nga Natasha Radiç në Zagreb, për Southeast European Times -- 09/01/12

photo

Brigjet me rërë dhe historia e pasur po tërheqin turistët në rajonin e Danubit. [Petar Kos/SETimes]

Më 1867, ngjyra e Lumit Danub ishte kaq e qartë dhe e qetë, ajo frymëzoi kompozitorin austriak Johan Shtraus II të shkruante valsin Danubi Blu si një vlerësim të këtij lumi të bukur, të fuqishëm që rrjedh nga Gjermania në Detin e Zi. Ai shërben edhe si një rrugë e rëndësishme tregtie, transporti e biznesi dhe si një tërheqje turistike, me tragetet që kalojnë përmes ujrave të tij.

Lumi Danub 2,850 km i gjatë buron nga Pylli i Zi i Gjermanisë, rrjedh drejt lindjes përmes Evropës qëndrore dhe më në fundi mbërrin në Detin e Zi. Mundësitë e kësaj rruge transporti janë rritur nga Kanali Danub-Deti i Zi, që lejon mallrat të shkojnë në portin e Konstancës, Rumani.

Lumi është një makinë e fuqishme ekonomike për komunitetet që prek anembanë Evropës juglindore. Nga Kroacia në Moldavi, Danubi lidh rajonin së bashku, duke pompuar rreth 500 milionë euro në vit në rajon nëpërmjet turizmit. Rreth 400 tragete, që transportojnë 50,000 turistë përshkojnë lumin çdo vit. BE ka në plan të investojë 100 miliardë euro deri më 2013 për të nxitur zhvillimin ekonomik në basenin e lumit.

Veprimtaria tregtare në lumë është e rëndësishëm për të siguruar zhvillimin shoqëroro-ekonomik dhe një marrëdhënie më të mirë me BE, tha Dragan Stefanoviç, sekretar i Shoqatës për Transportin dhe Telekomunikacionet i Dhomës së Tregtisë së Beogradit.

Danubi ndan pjesët e vjetra e të reja të Beogradit -- ujrat e tij takohen me Lumin Sava pranë Kështjellës së Kalemegdanit, e ndërtuar rreth fundit të shekulli të parë pas Krishtit. Kështjella është shkatërruar e rindërtuar mbi 40 herë, duke rregjistruar ngritjen e rënien e kulturave dhe popujve të ndryshëm gjatë gjithë historisë së saj.

"Danubi nuk është vetëm shtylla kurrizore e bashkëpunimit," tha Stefanoviçi për SETimes. "Danubi është bashkëpunim rajonal, evropian dhe zhvillim i qëndrueshëm."

Rumania po punon shumë për të nxitur shumëllojshmërinë biologjike të Deltës së Danubit, duke u shprehur se Rezervat atje pothuajse rivalizon Shiritin e Pengesës së Madhe të Australisë apo arqipelagun Galapagos të Ekuadorit. Një parajsë për kqyrësit e zogjve, rezervati mburret me 5,500 specie të florës dhe faunës, që mund të jetë një flamur-mbajtëse për eko-turizmin.

This text will be replaced

Sektori i turizmit i Kroacisë -- më fitimprurësi për vendin -- pati një vit rekord më 2011, pavarësisht nga rënia ekonomike botërore dhe pret po të njëjtën gjë këtë vit.

Ministri kroat i Turizmit Damir Bajs thotë se plani i veprimit i 2012-tës është bërë, duke synuar disa tregje më të largët -- Kinën, Indinë, Japoninë dhe Shtetet e Bashkuara, si qëllimin kryesor.

"Këto janë tregje në rritje për të gjithë botën. Do të futim masa për linjat ajrore dhe operatorët e udhëtimeve; do të shpërblejmë ata që sjellin turistë nga këto pjesë të botës. Kjo është krejtësisht një risi."

Gjatë një veprimtarie muajin e kaluar në Shibenik, Marko Favilla dë Pol, drejtor ekzekutiv i Organizatës Botërore të Turizmit, tha se "Kroacia është bërë një histori suksesi që ka shkuar përtej Mesdheut dhe sot është një nga destinacionet turistike më të rëndësishme, jo vetëm në Evropë, por edhe në botë."

Zoran Sesto, administrator i marketingut i Danubian Tours në Vukovar, Kroaci, tha se lumenjtë evropianë do të jenë gjithashtu destinacione turistike për vitet e ardhshme.

"Këta turistë kanë qenë tashmë në tragete oqeanikë dhe tani dëshirojnë diçka të re," tha Sesto. "[Danubi] është me të vërtetë interesant pasi mund të udhëtojnë nëpër vende e qytete të ndryshme që janë të lidhura nga historia."

Sesto vuri në dukje se në Vukovar, ndalen 150 deri 170 tragetë çdo vit, me rreth 150-200 pasagjerë secili.

"[Më 2011] për herë të parë patëm miq nga Japonia. Dhe kur zbresin mund të vizitojnë Vukovarin apo Osijekun. Mund të kënaqen nga etno-turizmi apo të shohin vendet e luftës. Varet se çfarë preferojnë," tha Sesto.

Turistët marrin gjithashtu një shije të kuzhinës tradicionale, duke përfshirë speca të mbushur, pure patate, gulash dhe liker të bërë në shtëpi.

Sesto shtoi se Danubium Tours po përfundon përgatitjet për anijen panoramike prej qelqi të tij, që do të lundrojë në Danub këtë vit. Ajo pritet të përbëjë një tërheqje të re turistike për turistët nga vende të largëta apo brenda rajonit.

Veçanërisht në verë, pjesët serbe, bullgare e rumune të Danubit ofrojnë brigje dhe panorama të këndëshme -- një parajsë për entuziastët e natyrës së egër dhe peshkatarët sportivë.

photo

Vukovari, ku bashkohen lumenjtë Vuka dhe Danub, është një tërheqje kryesore turistike edhe pse plagët e luftës ende duken në peisazh. [Petar Kos/SETimes]

Lumi luan një rol veçanërisht simbolik në Bullgari, ku revolucionarët në mërgim rrëmbyen avulloren rumune Radecki më 1876 për t'u kthyer në atdheun e tyre. Kjo u bë një nga simbolet më të ndritura të luftës së Bullgarisë për çlirim dhe i dha tonin çlirimit të vendit nga otomanët më 1877.

Por një rindërtim i anijes i bërë në vitet 1960 nuk kishte liçensë lundrimi për shkak të mugesës së fondeve. Ajo rri në një skelë në bregun e Kozloduit. Edhe pse e përshkruar si një "vend i shenjtë unik" nga muzeumi shoqërues, beteja për të mbajtur me fonde projektin vazhdon.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Megjithatë, ka patur një rritje të dukshme kohët e fundit në turizëm në Beograd e Novi Sad, të dy përgjatë Danubit. Të dhënat e paraqitura nga Byroja e Statistikës sugjerojnë se në shtatë muajt e parë të 2011-tës, numri i turistëve që vizituan Beogradin u rrit në 242,821 nga 206,556 gjatë së njëjtës periudhë të 2010-tës.

Në Novi Sad, gjatë gjashtë muajve të parë të 2011-tës, numri i turistëve të huaj ishte 40% më shumë sesa e njëjtës periudhë më 2010. Shifrat e reja përfshijnë pjesëmarrjen në festivalin muzikor Exit në Kështjellën Petrovaradin, që kapërceu 200,000 vetë.

Novi Sad është gjithashtu i njohur për akademitë e tij të artit e muzikës dhe si një vend ku artistët vijnë për të bërë vepra. Destinacione të tjera të Novi Sadit përfshijnë Ishullin dhe Peshkatarëve dhe Strandin, një plazh popullor njohur për jetën e natës, sportet e koncertet.

Në këtë artikull kontribuan korrespondentët e Southeast European Times, Cvetina Borisova në Sofje, Gabriel Petresku në Bukuresht, Ivana Jovanoviç në Novi Sad dhe Biljana Pekushiç në Beograd.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Ekspertët dhe qytetarët thonë se serbët në Krime dërgojnë 'mesazh fals'Ekspertët dhe qytetarët thonë se serbët në Krime dërgojnë 'mesazh fals'

Një grup ekstremistësh që janë bashkuar me forcat paraushtarake ruse në Krime nuk përfaqësojnë shtetin, i thanë ekspertët SETimes.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Sa të shqetësuar jeni ju lidhur me ndërhyrjen ruse në Ukrainë dhe ndikimin e saj në Evropën Juglindore dhe Turqinë?

Shumë i shqetësuar
Jo shumë i shqetësuar
Fare i pashqetësuar
Nuk e di