Ministri i financave i Kosovës thotë se shpenzimi është nën kontroll dhe bursa e aksioneve po vjen

02/01/2012

Ministri i financave thotë se gjendja ekonomike e Kosovës është e qëndrueshme ndërsa nis viti i ri.

Nga Linda Karadaku për Southeast European Times në Prishtinë -- 02/01/12

photo

Ministri i Financave Bedri Hamza thotë se Kosova ka qënë kryesisht e paprekur nga trazira fiskale në zonën euro për shkak të integrimit të kufizuar të saj në tregjet botërore. [Laura Hasani/SETimes]

Në një intervistë ekskluzive me SETimes Ministri i Financave të Kosovës Bedri Hamza jep një tablo premtuese të buxhetit dhe shanseve financiare të Kosovës.

SETimes: Sa e qëndrueshme është gjendja financiare në Kosovë?

Bedri Hamza: Eshtë e qëndrueshme -- të gjithë treguesit e sektorit financiar janë pozitivë. Në lidhje me të ardhurat e buxhetit, kemi një ecuri të mirë, ndërsa shpenzimi po zbatohet sipas planifikimit.

Treguesit e Bankës Qëndrore të Kosovës tregojnë një sektor të qëndrueshëm financiar. Vizita e misionit të FMN-së në nëntor konfirmoi stabilitetin financiar [të Kosovës] në një deklaratë, duke konfirmuar prirjet dhe politikat pozitive makroekonomike.

Në kuadrin e kategorisë së qëllimeve të caktuar sasiorë për periudhën që përfundoi në shtator 2011, arritëm të ruajmë pragun minimal të bankimit, bilancin fiskal kryesor dhe kufirin e shpenzimeve kryesore.

Ecuria e kënaqshme e të ardhurave vazhdoi deri në fund të tetorit. Një realizim i planit të të ardhurave të buxhetit është rreth 84% dhe jemi optimistë se të ardhurat e planifikuara të buxhetit për këtë vit do të arrihen në madhësinë deri 100%.

Më 2010, SEKN (Sistemi Elektronik Ndërbankar i Pastrimit) pati një rritje të ndjeshme në vëllim dhe veprime pagesash. Rreth 3.9 milionë veprime me një vlerë prej 4.66 miliardë euro u bënë nëpërmjet këtij sistemi në një vit. Defiçiti i buxhetit këtë vit është rreth 2.7% të PKB-së; niveli i borxhit publik është i ulët, duke arritur në 5.4% të PKB-së.

SETimes: Si po e përjeton Kosova krizën ekonomike e financiare botërorë?

Hamza: Kriza ekonomike botërore deri tani nuk ka patur një ndikim të drejtpërdrejtë mbi vendin. Duke ditur gjendjen ekonomike dhe burimet financiare të këqija në disa vende të BE-së, ajo mund të kishte ndikuar mbi Kosovën veçanërisht në pakësimin e dërgesave të parave. Prirja e gjashtë muajve të parë të këtij viti tregon se nuk ka rënie [të dërgesave të parave]; rritja ka qenë rreth 1.2% më e lartë sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Në përgjithësi, Kosova ka mbetur kryesisht e paprekur nga trazirat fiskale në zonën euro për shkak të integrimit të kufizuar të saj në tregjet financiare botërore. Sistemi bankar është i qëndrueshëm, me një likuiditet të shëndoshë dhe rezerva të mjaftueshme të kapitalit.

SETimes: Kosova përdor euron si një monedhë zyrtare. Si ndikon kjo në financat e Kosovës duke ditur problemet e zonës euro?

photo

Përdorimi i euros nga Kosova do të thotë se ajo nuk ka "politikë të vërtetë monetare dhe ky fakt është haptazi një sfidë për zhvillimin ekonomik e financiar," thotë Hamza. [Reuters]

Hamza: Eshtë e ditur se Kosova , duke mos pasur monedhën e saj, nuk ka politikë të vërtetë monetare dhe ky fakt është haptazi një sfidë për zhvillimin ekonomik e financiar. Rrethanat në të cilat Kosova ka pranuar euron si monedhën zyrtare të saj janë të njohura dhe lidhur me këtë jemi tani një shtet i 'eurozuar'.

Kjo nuk është e lehtë ekonomikisht, por patja e euros si monedhë zyrtare ka gjithashtu anën pozitive të saj, sepse euro është një monedhë e fortë dhe e qëndrueshme, që që është pasqyruar pozitivisht në vend.

SETimes: A keni planifikuar masa mbrojtëse ndaj krizës ekonomike e financiare për të parandaluar që Kosova të preket rëndë prej saj?

Hamza: Për shkak të ndërlidhjes së madhe me ekonominë botërore, konsiderojmë një pasojë të mundshme ndaj Kosovës gjithashtu. Kemi punuar mbi ligjin për depozitat, që është miratuar dhe është në funksionim. Ky është Fondi i Sigurimit të Depozitës, që e konsiderojmë një hap të rëndësishëm për vendin.

U punua me FMN dhe Bankën Qëndrore të Kosovës në përcaktimin e fondeve për ndihmën urgjente në likuiditetin financiar, që do të shërbejë për të siguruar stabilitetin e sektorit bankar.

SETimes: Opozita reagoi me forcë ndaj buxhetit të ri të Kosovës dhe shpërndarjes së tij në sektorë të ndryshëm. Sa i qëndrueshëm është ky buxhet financiarisht?

Hamza: Projekti është dërguar në asamble për miratim dhe është normale të ketë diskutime e propozime të ndryshme nga opozita. Mbështesim të gjitha idetë dhe propozimet e dobishme rreth projekt-ligjit.

Ministria e financave ka punuar intensivisht për projekt-buxhetin që nga prilli, duke ndjekur të gjitha procedurat ligjore e përparësitë e qeverisë. Projekt-buxheti për 2012-tën është krejtësisht i qëndrueshëm financiarisht, sepse është i ekuilibruar dhe pasqyron burimet e të ardhurave reale dhe planifikimin e përshtatshëm të shpenzimeve. Kritikat e buxhetit nga opozita nuk qëndrojnë, sepse ai është i ndarë sipas përparësive.

Mbështetur në këto formula, që mbështeten në numrin e popullsisë, përmasat gjeografike e elementë të tjerë, është caktuar një dhënie e përgjithshme, që përfshin 10% të të ardhurave gjithsej.

photo

Hamza pranon se vështirësitë në pikat e kalimit në veri prekin të ardhurat. [Reuters]

Dhënia e posatçme për arsimin është përgatitur mbështetur në numrin e nxënësve dhe këto të dhëna janë siguruar nga ministria e arsimit, ndërsa ai për shëndetësinë është përgatitur mbështetur në treguesit e të dhënave shëndetësore nga ministria e shëndetësisë.

SETimes: Çfarë mekanizmash janë vendosur për të administruar dhe kontrolluar shpenzimet financiare?

Hamza: Administrimi i përgjithshëm dhe kontrolli financiar i shpenzimeve është rregulluar nga dispozitat e ligjit për buxhetin dhe ligjit për administrimin e financave dhe përgjegjësive publike.

Organizata të pavarura buxhetore po administrojnë buxhetet e tyre dhe kanë përgjegjësi ligjore për ta' bërë këtë. Natyrisht, ka institucione të posatçme që merren me këtë çështje në Zyrën e Kontrollorit të Përgjithshëm.

Sugjeroj përqëndrim në mandatin dhe përgjegjësitë e ministrisë së financave, strategjia e së cilës mbështetet në një angazhim të vazhdueshëm ndaj administrimit të disiplinës fiskale, me qëllim që të ruhet qëndrueshmëria fiskale, të sigurohet likuiditeti dhe të përmbushen reformat strukturore që do të rezultojnë në rritjen e konkurrencës dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, një zhvillim ekonomik që deri tani ka qenë i qëndrueshëm, gjë që është vërtetuar gjithashtu nga organizata ndërkombëtare në Kosovë.

SETimes: Cila është humbja e buxhetit të Kosovës nga mosmbledhja e taksave në veri?

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Hamza: Çdo shmangie nga pagimi i taksave krijon kushte për evazion në buxhet. Buxheti i vendit pësoi një humbje nga evazioni i taksave i krijuar në veri që vlerësohet të jetë rreth 40 milionë euro çdo vit.

Pas 25 qershorit dhe pasi punonjësit e doganave u dërguan në pikat [e kalimit] 1 dhe 31, kontrabanda e mallrave në këtë pjesë të vendit ra në mënyrë të ndjeshme dhe po kështu edhe evazioni i taksave. Financat e Kosovës po pësojnë humbje nga gjendja në veri gjithashtu për shkak të një mungese të funksionimit të plotë të administratës së taksave të Kosovës [në veri].

SETimes: A ka plane për të hapur një bursë të shkëmbimit të aksioneve në Kosovë?

Hamza: Ministria e financave në bashkëpunim me institucione të tjera po punon mbi tregjet e kapitalit. Shumë punë është bërë në kuadrin ligjor dhe disa rezultate po shfaqen. Një projekt pilot, për shembull, do të nisë në fillim të vitit të ardhshëm.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

Ushtritë në Ballkan tregojnë bashkëpunim në situatat e krizësUshtritë në Ballkan tregojnë bashkëpunim në situatat e krizës

Ekspertët dhe zyrtarët janë dakord se bashkëpunimi i demonstruar nga forcat e armatosura provohet i vlefshëm në menaxhimin e fatkeqësive natyrore.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Ushtritë në Evropën Juglindore po bashkëpunojnë për të ndihmuar qytetarët në vendet fqinje gjatë emergjencave dhe fatkeqësive. A e përkrahni trajnimin e mëtejshëm bashkëpunues në mbështetje të këtij misioni?

Po
Jo
Nuk e di