Çedomir Jovanoviç: dialogu me Kosovën duhet të vazhdojë

03/10/2011

Udhëheqësi i LDP-së kërkon një ndryshim në politikën zyrtare.

Nga Ivana Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd -- 03/10/11

photo

Çedomir Jovanoviç, udhëheqësi i opozitës Partia Demokratike Liberale e Serbisë. [LDP]

Çedomir Jovanoviç nisi si një organizator i protestave të studentëve dhe shpejt u bë anëtari më i ri i parlamentit në historinë e Serbisë. Që nga krijimi i Partisë Demokratike Liberale (LDP) më 2005, ai ka shërbyer si president i saj dhe në disa funksionei të tjera.

Pas përleshjeve javën e kaluar në Kosovën e veriut, Jovanoviçi i dha këtë deklaratë SETimes:

"Nëse Serbia nuk reagon menjëherë duke ndryshuar politikën e tanishme, ashtu siç ka propozuar LDP prej javësh, gjendja në Kosovën e veriut -- ku ka dhunë e të plagosur -- do të përfundojë me një katastrofë të madhe për të gjithë serbët që jetojnë atje. Ndërprerja dhe bojkoti serb i bisedimeve në Bruksel nuk do të sjellë asgjë të dobishme për Serbinë dhe do t'u paraqesë serbëve në Kosovë probleme dhe izolim të ri, nën kërcënimin e vazhdueshëm të vuajtjes dhe konfliktit."

Jovanoviçi më parë bisedoi me korrespondenten e SETimes Ivana Jovanoviç.

SETimes: Cila është rruga më e mirë për Serbinë për të mbështetur shtetasit e saj në Kosovë dhe a duhet t'i ndihmojë ata në ruajtjen e institucioneve dhe udhëheqësve paralelë [në Kosovë]?

Çedomir Jovanoviç: Serbia duhet t'u japë serbëve të Kosovës mundësinë që të çlirohen nga udhëheqësit e vetëcaktuar, të cilët kërkojnë një mundësi në fjalimet zjarrndjellës dhe një paqëndrueshmëri në jetën politike serbe. Ata me të shpejtë mund të provokojnë një incident, kurdoherë në dëm të popullit të tyre.

SETimes: Integrimi i serbëve në Kosovë me shqiptarët dhe popuj të tjerë është shfaqur shpesh si i pamundur, por përvoja e shumë mes tyre është e kundërt. Ku e shihni shkakun e këtyre dallimeve dhe si mund të kapërcehen ato?

Jovanoviç: Serbët e Kosovës dhe shtetasit e Serbisë në përgjithësi nuk kanë patur kurrë një mundësi të vendosin në mënyrë të logjikshme rreth jetës së tyre dhe të ardhmes së fëmijëve të tyre. Ata që ishin të detyruar të bënin kështu, që nuk mund të prisnin për Beogradin, si serbët në jug të Ibarit, ia kanë dalë mbanë pjesërisht që të organizohen, të formojnë parti politike të duhura, të shkojnë në votim dhe të hyjnë në institucione.

Rezultatet e punës së tyre janë të dukshme, por në Beograd drejtpërsëdrejti apo tërthorazi, ata janë etiketuar si tradhëtarë. Në mënyra të ndryshme, shteti serb shpenzon çdo vit rreth 600 milionë euro në Kosovë, por serbët në institucionet e Kosovës ia kanë dalë mbanë që, me më pak para, të bëjnë më shumë gjëra konkrete dhe të dobishme.

SETimes: Trazira në komunitetin boshnjak në Serbi ka kohë që po vazhdon. A është ndoshta gjendja në Kosovë që e shkakton atë?

Jovanoviç: Nuk ka prova për këtë, por ka nga ata në Kosovën e veriut sot që përpiqen në mënyrë të rreme të futin vijën e fundit të mbrojtjes në shpërbërjen e mëtejshme të Serbisë.

Serbia po "kosovizon" veten për momentin. Gjendja në Kosovë -- vazhdimi i marrëdhënieve të ngrira dhe izolimi -- mund të na shpjerë, pavarësisht nga pakicat dhe rajoni, që të shtyhemi në një cikël të ri paqëndrueshmërie e frike. Shumë janë të pakënaqur në Serbi, me ndjenjën e izolimit gjatë viteve të kaluara.

SETimes: A është qëndrimi i BE-së dhe Shteteve të Bashkuara ndaj Serbisë dhe Kosovës i kushtëzuar nga perceptimi se Boris Tadiçi është një simpatizant rus?

Jovanoviç: Qëndrimi i BE-së dhe SHBA-së është kushtëzuar nga besimi se konfliktii në buzë të Evropës nuk mund të zgjasë përherë dhe se ky rajon duhet të dalë nga fokusi i komunitetit ndërkombëtar.

SETimes: Ndërsa afërsia serbe me Rusinë tregohet vazhdimisht [edhe duke pranuar një intimitet fetar], a mund të presim që kjo të shkaktojë një ndikim negativ në marrëdhëniet e Serbisë me Perëndimin, kryesisht me SHBA?

Jovanoviç: Për Serbinë, politika e "katër shtyllave të politikës së jashtme" është e pamundur e absurde dhe Rusia e di se kjo është e paqëndrueshme.

Një vend që dëshiron të bashkohet me BE dhe ka bërë të paktën deklarata zyrtare të tilla, duhet të jetë i qëndrueshëm në punët e jashtme të tij me Brukselin. Një vend nga ky rajon që dëshiron të bashkohet me BE nuk mund të bëjë kështu pa hyrë në Aleancën e NATO-s. Së fundi, një shtet që kujdeset për veten dhe interesat e tij, nuk do të transferojë kurrë në një vend tjetër, as edhe në Rusi, mundësinë e marrjes së sektorit energjitik të tij pa mbrojtur interesat strategjike të tij.

SETimes: Mbështetja juaj e rëndësisë strategjike të anëtarësimit të Serbisë në NATO është e mirënjohur.

Jovanoviç: Për një vend si Serbia, anëtarësimi në NATO është një kusht paraprak për anëtarësimin e shpejtë në BE. Anëtarësimi në NATO nuk është një kërcënim për askënd dhe kjo bën një paqe përfundimtare e të gjatë në Ballkan. Pa anëtarësimin në NATO, Serbia është e dënuar të rrënohet në kufijtë e Evropës dhe Ballkanit.

photo

"Anëtarësimi në NATO është e vetmja rrugë për të dalë nga pasiguria e vazhdueshme e Ballkanit," thotë Jovanoviçi. [Reuters]

Të gjitha vendet e tjera në rajon tashmë u bashkuan me NATO-n ose do të bashkohen shpejt. NATO është, gjithashtu, pjesë e përgjigjes për çëshjtjen e sigurisë së brendëshme. Ne jemi të rrethuar nga vende të NATO-s, anëtarësimi në NATO është e vetmja rrugë për të dalë nga pasiguria kronike e Ballkanit.

SETimes: Në fund të gushtit, kancelarja gjermane vizitoi Serbinë me një mesazh të veçantë. [Sipas pikëpamjes tuaj] cili ishte thelbi i vizitës dhe mesazheve të Anxhela Merkelit?

Jovanoviç: Mesazhi më i rëndësishëm është se jemi pranë rrezikut të përjashtohemi përherë nga çështjet politike që përcaktojnë të ardhmen tonë. Evropa dhe SHBA mund të zgjidhin problemin ballkanik pa ne, por izolimi i Serbisë që po e shkaktojmë me politikën tonë të pavendosur e të hutuar, është një kërcënim i vazhdueshëm për integrimin tonë në BE dhe humbjen e shansit të Serbisë për modernizimin thelbësor.

SETimes: Boris Tadiçi mendon se Serbia mund të bashkohet me BE pa njohjen e Kosovës. E besoni atë kur thotë kështu?

Jovanoviç: Në Evropë nuk hyet kontrabandë. Serbia nuk mund të shkojë askund pa zgjidhur politikën e tanishme mbi Kosovën dhe atë rajonale të saj. Kufijtë e shteteve të ndërtuar në gërmadhat e ish-Jugosllavisë janë të shënuara mirë dhe pjesë e saj është njohja e Kosovës.

Sllogani "Kosova dhe Evropa" ishte i dënuar të dështonte që nga fillimi sepse nuk ka asnjë kuptim. Serbia as nuk mund të ruajë iluzionin e një Kosove të humbur për një kohë të gjatë, as mund të presë lëshime në procesin e bashkimit me BE.

SETimes: Si i shihni politikat e tanishme ndërkombëtare të Serbisë?

Jovanoviç: Politika e jashtme serbe është nervoze dhe sipërfaqësore. Kemi një ministër të jashtëm veprimet e të cilit janë të sipërfaqshme në proceset e mëdha politike, por të suksesshme në incidentet e panevojshme në çdo rast të mundshëm.

Serbia nuk do të ndryshojë dhe asnjë njeri serioz në Evropë apo botë nuk do t'i kuptojë politikat dhe interesat e saj, derisa Beogradi nuk pranohet në Lubljanë, Zagreb, Podgoricë, Sarajevë, Tiranë, Shkup, Prishtinë.

Rajoni është ende në një krizë, të trembur se serbët mund të kthehen në politikën e vjetër dhe kjo është e kuptueshme. Nuk ka nevojë të tronditësh rajonin dhe të mobilizosh publikun serb me çështjet e brendshme në vendet rrethuese, veçanërisht kur ato mund të zgjidhen.

SETimes: Duke ditur preokupimin e kroatëve me gjeneralët e tyre dhe dorëzimin nga Serbia të gjeneralëve të saj, Mlladiç dhe Haxhiç, në Hagë, a mendoni se të dy qëndrimet ekzistojnë për të tërhequr vota të reja në zgjedhjet e ardhshme?

photo

Ratko Mlladiçi në seancën e gjykatës së Hagës. [Reuters]

Jovanovi: Arrestimi i Mlladiçit në Serbi u kthye shpejt në një farsë publike, që pakëson ndikimet pozitive të marrjes përgjegjësi të atyre si Mlladiçi. Gjithshka u bë një shfaqje dhe përfundoi në pesë ditë. Nuk mendoj se kjo ka bërë një ndikim të përhershëm mbi elektoratin.

SETimes: A është nisja e Mlladiçit në Hagë një nga mënyrat për të kapërcyer pengesat në rrugën drejt BE-së dhe a i jepni asaj një rëndësi shtesë?

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Jovanoviç: Dorëzimi i Mlladiçit përpara drejtësisë nuk duhet parë si një shantazh në të cilin Serbia përpiqet të sigurojë vendin e saj në Evropë. Si një shtet kishim një detyrim për t'a arrestuar atë, për veten tonë, fqinjët tanë dhe të ardhmen e Serbisë.

Dorëzimi i Mlladiçit përpara drejtësisë nuk është drejtësi e mjaftueshme për viktimat dhe ata pranë atyre të vrarë në krimet për të cilat akuzohet në gjykatën e Hagës. Eshtë një mundësi për shoqërinë tonë që të heqë pagesën e rëndë nën të cilën kemi jetuar për më shumë se 16 vjet. Politikat e Mlladiçit duhen hedhur poshtë, duke i dhënë vendit një shans që të lirojë vetveten nga pesha e përgjegjësisë për krimet, duke përfshirë genocidin e Srebrenicës.

SETimes: Ekzistojnë spekullime se LDP nuk do të jetë në gjendje të kalojë pragun në zgjedhjet e ardhshme?

Jovanovic: Sipas vlerësimeve, LDP ka kohë që është partia e tretë në vend dhe mbështetja jonë është e qëndrueshme. Qëllimi poltik është të dyfishojmë mbështetjen nga zgjedhjet e kaluara. Vetëm një LDP e fortë garanton një qeveri të ndryshme, më të shpejtë dhe më të mirë të Serbisë pas zgjedhjeve të 2012-tës.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Ekstremistët shfrytëzojnë varfërinë e të rinjtë në përpjekjet rekrutueseEkstremistët shfrytëzojnë varfërinë e të rinjtë në përpjekjet rekrutuese

Mundësitë ekonomike dhe arsimi janë mjete të nevojshme në ndalimin e përhapjes së ekstremizmit midis të rinjve.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A do ta përmirësojë procesin e pajtimit në rajon lehtësimi i një tregu të fortë ekonomik ballkanik?

Po
Jo
Nuk e di



shih rezultatet Shto koment