Nisma RECOM ka për qëllim të përballet me të kaluarën e rajonit

16/05/2011

Një komision i ri do të përqëndrohet pikërisht në dokumentimin e një "përafrimi të së vërtetës".

Nga Marina Stojanovskapër Southeast European Times në Shkup – 16/05/11

photo

"Forca e kësaj nisme është në metodën rajonale të saj," thotë anëtarja e Këshillit Bashkërendues të Maqedonisë Gordana Duvnjak (djathtas). [Marina Stojanovska/SETimes]

Një fushatë e quajtur "Një milionë firma për RECOM-in" po zhvillohet në qytete anembanë rajonit: Beograd, Zagreb, Sarajevë, Banja Lukë, Lubljanë, Prishtinë, Shkup dhe Podgoricë.

RECOM është një komision rajonal i propozuar që do të kërkojë të zbulojë të vërtetën rreth krimeve të luftës të kryer në ish-Jugosllavi. Korrespondentja e SETimes Marina Stojanovska diskutoi mbi nismën me Gordaba Duvnjak, një anëtare e këshillit bashkërendues të tij në Maqedoni.

SETimes: Çdo të thotë nisma e RECOM-it për rajonin, veçanërisht për Maqedoninë?

Gordana Duvnjak: Vendi ynë ishte i fundit që iu bashkua koalicionit RECOM (vjeshtën e kaluar), por rëndësia e tij u njoh dhe u kuptua menjëherë. RECOM është nisma e parë ndër-qeveritare e këtij lloji dhe duhet të çojë në një përafrim të së vërtetës rreth asaj që ndodhi në këtë rajon pas shpërbërjes së Jugosllavisë, nga 1991-shit deri në konfliktin e Maqedonisë në 2001.

Në dy dekadat e kaluara, Ballkani u përball me konfliktet më të përgjakshëm ushtarakë, të pashembullt në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore, që shkaktuan shumë viktima, shkatërrim, emigracion dhe ndryshime politikë dhe shoqërorë. Megjithse intensiteti dhe kohëzgjatja e konflikteve ishte e ndryshme [nga vendi në vend], ajo që i lidh të gjithë vendet e ish-Jugosllavisë është vuajtja e popujve. Dhimbja për humbjen e të dashurve është njëlloj e madhe midis familjeve në Bosnjë dhe Hercegovinë (BiH) dhe Kroaci, ashtu si midis atyre në Maqedoni ose Kosovë.

SETimes: A do të thotë pjesëmarrja e OJQ-ve, organizatave të veteranëve, shoqatave të viktimave dhe medias në formimin e RECOM-it se politikanët në rajon nuk janë gati që të pranojnë faktet dhe pajtimin?

Duvnjak: Forca e kësaj nisme është pikërisht në faktin se nuk është e detyruar nga dikush nga lart apo nga jashtë. RECOM është një reagim vendas, "nga lart poshtë", i ndërgjegjësimit të pjekur shoqëror përballë një nevoje për t'u përballur me të kaluarën.

Kjo është një lloj kërkimi për një zgjidhje apo model, nga i cili do të përfitojnë të gjithë viktimat dhe brezat e ardhshëm që besojnë se janë të aftë për një jetë më të mirë dhe më paqësore.

Politikanët kanë një intuitë të fortë në njohjen e nismës së mirë dhe e mbështesin atë nëse vlerësojnë se mund t'u sjellë përfitim politik. Gjithashtu, presioni shoqëror duhet të detyrohet mbi elitave politike, pasi kjo është më e pakta që ata u detyrojnë qytetarëve votues të tyre.

photo

Presidentët Josipoviç (përpara) dhe Tadiç shpejtuan të mbështesin konceptin. [Reuters]

Presidentët e Serbisë dhe Kroacisë, Boris Tadiç dhe Ivo Josipoviç, ishin mes të parëve që dhanë mbështetjen e tyre për nismën. Parlamenti në Malin e Zi dha gjithashtu mbështetje të madhe. Deri tani, nuk kemi reagime që do të sinjalizonin qëndrimin e qeverisë sonë ndaj nismës, veçanërisht nga Kryeministri Nikola Gruevski.

SETimes: Cila do të jetë detyra kryesore e RECOM-it?

Duvnjak: Procesi i formimit të RECOM-it do të fillojë nga momenti kur të gjithë vendet nënshkrues, në parlamentet e tyre, të miratojnë projekt-statutin që rregullon punën e komisionit RECOM. Ky dokument do të kishte forcën e një marrëveshjeje ndërkombëtare, sepse do të ishte e detyrueshme për të gjithë palët.

Mandati i këtij komisioni të pavarur dhe përzgjedhja e anëtarëve të tij do t'i jepte ligjshmëri të fortë këtij organizmi. Komisioni, përbëhet nga 20 anëtarë dhe me mandat tre vjet, me një mundësi për një zgjatje gjashtë mujore dhe do të vendoset në Sarajevë.

Të shtatë vendet do të hapin zyra kombëtare, [duke ofruar] një lloj logjistike për RECOM-in. Ky organizëm ekstra-gjyqësor do të zhvillojë seanca publike të dëgjimit të viktimave [dhe] të të gjithë atyre që kanë nevojë të dëshmojnë rreth çdo gjëje lidhur me konfliktet. RECOM do të krijojë një rregjistër të të gjithë viktimave, civile apo nga palët luftuese.

SETimes: Tashmë patët disa takime në disa vende të rajonit dhe po mblidhni tani nënshkrimet. A di publiku rreth RECOM-it?

Duvnjak: Një sondazh, që zhvilloi agjencia Ipsos për RECOM-in nga 17 shkurti deri më 20 mars në Kroaci, BiH, Serbi, Malin e Zi, Maqedoni dhe Kosovë, tregoi rezultate interesantë.

Numri më i madh i të anketuarve nga vendet ish-jugosllave është në dijeni të rëndësisë së normalizimit të marrëdhënieve midis vendeve të Ballkanit. Pavarësisht se nga cilat vende vijnë, të gjithë në mënyrë dërrmuese mbështesin përpunimin e krimeve të luftës dhe përcaktimin e numrit dhe emrave të viktimave. Ata mendojnë se është e nevojshme të arrihet një kërkim ndjese dhe pajtim, Për fat të keq, shumica e shtetasve kanë dëgjuar pak apo aspak për nismën.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Nisma është më së shumti e njohur në Malin e Zi e BiH dhe diçka më pak në Kroaci. Që nga përfshirja vonë e Maqedonisë në këtë proces, rezultatet janë inkurajues, veçanërisht për shkak se numri i mbështetësve dhe njerëzve që e kuptojnë rëndësinë e kësaj nisme është duke u rritur.

photo

Zhvillimi i peticionit "Një milion firma për RECOM-in" përfundon më 6 qershor. [Bedrana Kaletoviç/SETimes]

SETimes: Çfarë rezultate prisni nga kjo nismë rajonale? A do të ndihmojë që të dalin përpara drejtësisë ata që kanë kryer krime të luftës midis 1991-shit dhe 2001-shit?

Duvnjak: Forca e kësaj nisme është në metodën rajonale të saj, që do të hapë rrugë për shkëmbim informacioni, sepse faktet e përcaktuar në nivelin kombëtar zor se janë pranuar anembanë të gjithë rajonit. Një metodë rajonale do të shmangë interpretimet e ndryshëm të të njëjtave ngjarje ku secila palë në konflikt ka të vërtetën e saj.

Dua të theksoj se RECOM nuk ka ambicje apo ligjshmëri që të jetë një alternativë e gjykatës së Hagës për krimet e luftës dhe e gjykatave vendase. Ai është organizëm krejtësisht ekstra-gjyqësor, i cili do të përqëndrohet në viktimat dhe do të përcaktojë faktet e rrethanat në të cilat ndodhën disa krime të luftës apo shkelje të rënda të të drejtave dhe lirive të njeriut. RECOM nuk ka të drejtë që të shkojë përtej kësaj sfere dhe as nuk kërkon që t'a bëjë këtë.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Raporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajonRaporti i të drejtave të njeriut vë në dukje diskriminim e krime të urrejtjes në rajon

Shkeljet e të drejtave të njeriut vazhdojnë në rajon, sipas një raporti të fundit nga Amnesty International.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Këshilli i Evropës thotë se ka prova të mjaftueshme se partia Agimi i Artë mbështet dhunën që Greqia t'a ndalojë partinë, por Athina ka kundërshtuar. A duhet të ndalohet Agimi i Artë?

Po.
Jo.
Nuk e di.



shih rezultatet Shto koment