Seria turke tërheq auditorin rajonal

20/12/2010

Magjia në sytë e Onurit ...Turqia ka mbërthyer tifozë anembanë Europës Juglindore me programin televiziv që s'bën pa u parë, "Binbir Gece".

Nga Natasha Radiç për Southeast European Times në Zagreb -- 20/12/10

photo

Seria turke "Binbir Gece" (1,001 Netët) ka tërhequr tifozë nga e gjithë Europa Juglindore. [TMC]

Kur u paraqit së pari në Kanal D në Turqi më 2006, "Binbir Gece" skandalizoi dhe magjepsi auditorët me temën kryesore të saj, në të cilën një arkitekte, Shehrazad Evliaoglu pranon të flejë me hezitim me shefin e saj, Onur Oksal, në shkëmbim të parave që asaj i duhen për të përballuar një transplantim të palcës së shtyllës kurrizore për djalin e saj të ri tepër të sëmurë. Me kalimin e kohës, mes çiftit lulëzon romanca.

"Nuk kishim parë kurrë këtë lloj serie më parë. Ishte një pikëpyetje e madhe për cilëndo vajzë: a do t'a pranoje këtë lloj oferte?" tha Banu Kiliç, 32 vjeç, një tregtare nga Stambolli që është tifoze e përkushtuar e programit.

Ajo që e bën atë aq ngazëlluese dhe realiste është fakti se u shmanget kthesave të pabesueshme të skenarit në të cilat "karakteri kryesor mëson se ai është nëna e vetes së tij", vë në dukje një nga kontribuesit për një forum tifozësh të "Binbir Gece".

Ndonse seritë mbaruan vitin e kaluar, drama vazhdoi jashtë ekranit, pasi një romancë në jetën e vërtetë lulëzoi midis çiftit kryesues Halit Ergenc dhe Berguzar Korel. Menjëherë pasi Ergenc u nda më 2009, çifti u martua dhe ka një djalë.

Rishfaqjet mbeten të preferuara dhe shfaqja ka ngjallur interes të ndjeshëm në vizitat në Turqi, veçanërisht të vendeve ku është xhiruar "Binbir Gece". Vizitorët posatçërisht kërkojnë udhërrëfyes që mund të japin informacion mbi shfaqjen dhe trupën.

Protagonisti, Onur (Korel) ka tërhequr më shumë vëmendje. Pavarësisht propozimit të pahijshëm të tij, legjione të tëra grash e shohin atë si burrin ideal.

"Ky burrë ka të gjitha cilësitë e mira që admirohen dhe kërkohen nga çdo grua: të jetë i pasur, romantik dhe në dashuri të madhe me një grua. Kjo është një seri e mirë për gratë," thotë Nursel Onar, 34 vjeç, një administratore punësimi.

Sytë blu të Onur mbajnë një lloj mahnitje për gratë kroate gjithashtu. RTL e transmeton serialin çdo natë. Kur aktori vizitoi Zagrebin muajin e shkuar, tifozët e përshëndetën atë si një superyll.

Ai është në të gjitha gazetat dhe edhe mediat më të rëndësishme kryesore mbulojnë Onur-maninë. Aktorët kryesorë të shfaqjes filmuan një reklamë televizive në Zagreb për rrjetin e supermarketeve Konzum dhe ishin të ftuar të ndërmarrjes për disa ditë, duke tërhequr turmat gjithandej.

photo

Onur-mania është një dukuri rajonale. [Fanpop.com]

Sa i përhapur është ky popullaritet? Një reklamë prone e patundshme në Zagreb muajin e fundit shpallte se një apartament për shitje "duket tamam si i Onurit".

Në Serbi seritë televizive kanë patur një auditor besnike që nga vitet 1990. Deri së fundmi, 1001 Netët u transmetua gjatë ditëve të javës në orët kryesore në Prva Srpska TV dhe mbizotëroi.

Ajo vazhdoi deri më 10 dhjetor. Pas transmetimit të episodit përfundimtar, Korel dhe Ergenc ishin të ftuar në studion e TV ku shikuesit tundnin shami dhe patën një shans t'i takonin ata.

Kur yjet turq bënë një xhiro në qendër të Beogradit, tifozët u habitën dhe u mrekulluan.

Disa agjenci udhëtimi, të vendosura që të fitojnë para nga popullariteti i shfaqjes, po ofrojnë udhëtime në Turqi të quajtura Në Udhën e Shahrazades.

Në faqen në internet të Prva Srpska, shikuesit duket të kenë një lidhje të vërtetë me programin. "Onuri i bukur! Shfaqja është e madhe! Shpresoj se së fundi Onur do të gjejë lumturinë," shkruan një grua e quajtur Ivana.

Zoran Kesiç është autor i një prej shfaqjeve më popullore të bisedave në Serbi, Republika e Kohës së Mbylljes, që transmetohet në të njëjtin kanal me 1,001 Netët. "Njerëzit i pëlqejnë seritë sepse trajtojnë problemet dhe temat e thjeshta, të përditshme që të gjithë mund t'i kuptojnë. Njerëzit tërhiqen nga historitë e ankthit, mashtrimit e tradhëtisë," i thotë Kesiç SETimes.

Ai nuk i sheh seritë, pasi, siç thotë ai, nuk përmbushin kriteret e tij për programin cilësor të TV. Megjithatë, nuk e ka problem me ata që harxhojnë kohën e tyre me Onurin e të tjerët.

Ka mjaft njerëz që përfshihen këtu në Greqi. Armiqësia e lashtë me shekuj midis grekëve dhe turqve shkon në plan të dytë kur vjen puna te seritë: "Binbir Gece" dhe një program i dytë turk "Kismet", të dyja shfaqen në kohë kryesore në kanalin TV privat të ANT1.

Ajo është më e admiruar mes moshave 40-65. Shtëpiakja e Athinës Eva thotë se e sheh "Binbir Gece" sepse shfaqja portretizon zakone, të tillë si respekti i treguar nga fëmijët për të moshuarit dhe midis gruas e burrit, që dikur ekzistonin në Greqi.

photo

Aktorët kryesorë Halit Ergenc (majtas) dhe Berguzar Korel u martuan më 2009. [Fanpop.com]

Dimitris, një greko-amerikan në pension 64 vjeç e sheh Kismet sepse i kujton Greqinë në vitet e para 70-tës ... "dhe ka mjaft veprime."

Kur pyetet se pse nuk sheh seri të SHBA-së, gruaja e tij, Xhoana, tha se kjo është kryesisht sepse kjo shfaqje tregon një realitet që është më afër me "kulturën tonë". "Kjo ka një nënkuptim për ne," shpjegon ajo.

Xhorxhia, një nëpunëse civile 50-vjeçare, nuk ka lënë kurrë një episod pa parë. "Ishte mrekulli të shohësh vendet që vizitova kur isha në Turqi. Eshtë kaq nostalgjike të mendosh se dikur ecja në po ato rrugë," thotë ajo. "Eshtë si të ishe atje."

Po ka edhe të tjerë që shohin anën tjetër të monedhës. "Eshtë krejt propagandë," thotë 43-vjeçari Marios, CFO i një ndërmarrje të madhe transporti detar.

"Skenari tërësor i serive thyen stereotipin e gjatë me dekada rreth Turqisë si një vend i orintimit islamik dhe pozitën e një gruaje si të pashkollë, konservative dhe krejtësisht të varur nga partneri/shoqëruesi/zotnia mashkull, qoftë ky burri apo babai apo vëllai. Kjo nuk është bërë rastësisht," thotë Sejn Husejnefendiç, i cili punon në departamentin e komunikimeve të Fakultetit të Filosofisë në Sarajevë.

"Elementët e ujdisur 'të paketuar' bukur, të parfumuar, me veshje stilistësh të gjinisë/moshës/kulturës e reklamuan Turqinë në rajon më shumë se diplomacia zyrtare."

Në Malin e Zi fqinj, që kur TV Vijesti filloi të transmetojë "Binbir Gece" disa muaj më parë, rrugët ishin të shkretuara me të vërtetë për 45 minuta çdo mbrëmje. Ajo tërheq atje një spektër të gjerë, gra edhe burra.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Gazetari Igor Pejoviç thotë se e do shfaqjen sepse është xhiruar në Stamboll. "Ky është një qytet që kam dashur kurdoherë t'a vizitoj," tha ai. Ai sugjeron gjithashtu se seriali shpërndan disa ide të paragjykuara lidhur me Turqinë.

Seritë, qoftë edhe për pak, do të thonë tregti në lulëzim për përkthyesit. Në fillim të shtatorit, tekstet e shkollës në Turqi u vonuan sepse industria ishte e ngarkuar duke patur fitim nga kërkesat për Onurin në të gjitha gjuhët.

"Nuk mund të gjesh asnjë përkthyes të turqishtes; të gjithë janë të angazhuar në seritë turke," tha gazetarja Vesna Kukanova.

(Në këtë raport kontribuan Aleksandër Kristi-Millër në Stamboll, Bojana Milovanoviç në Beograd, Bedrana Kaletoviç në Sarajevë, Maria Paravantes në Greqi, Ksenija Jurkoviç në Shibenik, Klaudia Lutovska në Shkup dhe Nedjeljko Rudoviç në Podgoricë.)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Rajoni merr qëndrim kundër korrupsionit në futbollRajoni merr qëndrim kundër korrupsionit në futboll

Pas vitesh mbushur me skandale, zyrtarët po marrin hapa për t'i dhënë fund korrupsionit e krimit në futboll.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Autoritetet e BiH po kopjojnë një model nga Kroacia për të identifikuar dhe proceduar mashtruesit e taksave. Do të jetë ndihmuese një përpjekje e tillë për vendin tuaj?

Po
Jo
Nuk e di