15/03/2010
Kryebashkiaku i qytetit me shumicë serbe të Strepçes tregon qëllimin "super të kombinuar" të tij të zhvillimit ekonomik nëpërmjet sporteve dimërorë, me një vizion për tolerancën shumë-etnike.
Nga Linda Karadaku për Southeast European Times në Prishtinë -- 15/03/10
![]() Kryebashkiaku i Strepçes, Bratisllav Nikoliç u zgjodh në dhjetor 2009. [AFP] |
Bratisllav Nikoliç është kryebashkiaku i Strepçes, një qytet në Kosovën jugore i njohur gjerësisht për vendpushimin e famshëm të tij të skive në Brezovicë. Nikoliç u zgjodh në raundin e dytë të balotazhit të zgjedhjeve vendore të dhjetorit të kaluar.
Vizioni i Nikoliç është që të fuqizojë zhvillimin ekonomik të Strepçes nëpërmjet vendpushimit të skive në Brezovicë, duke e transformuar në të njëjtën kohë qytetin në një bashki të suksesshme të integruar shumë-etnike.
Ai i diskutoi këto plane në një intervistë të kohëve të fundit me SETimes.
SETimes: Si vendosët të kandidoni për kryebashkiak?
Bratislav Nikoliç: Pasi punova për organizata ndërkombëtare të ndryshme, e kuptova se mund të bëja diçka për qytetin tim. Kjo ishte një sfidë e madhe dhe shumë punë, po për një të ri si unë, nuk ishte aq e vështirë.
SETimes: Pse mendoni se ju mbështetën serbët e Strepçes?
![]() Strepçe është e njohur për vendpushimin e famshëm të skive në Brezovicë. [Getty Images] |
Nikoliç: Njerëzit e zakonshëm në Strepçe panë tek unë një politikan të ri, të gatshëm që të bëjë ndryshime në bashkinë tonë. Unë kam mbledhur një ekip njerëzish të mirënjohur dhe të respektuar. Prandaj si rezultat ishte marrja e mbi 4,000 votave [65% e numrit të përgjithshëm] në raundin e dytë të zgjedhjeve.
SETimes: Ka serbë të tillë si Zvonko Mihajloviç që thonë se e morrët funksionin në mënyrë të paligjshme duke marrë zyrën e bashkisë pa një votim të përshtatshëm.
Nikoliç: Nuk e morëm funksionin nga askush. I gjithë procesi i marrjes së funksioneve që u përkisnin zyrtarëve bashkiakë të zgjedhur në mënyrë të ligjshme nga Partia Radikale Serbe u bë në prani të një komisioni prej tre personash. Kjo ishte pas një kërkese zyrtare nga ana ime për të liruar zyrat që tani i takojnë pushtetit të ri vendor të zgjedhur të bashkisë së Strepçes.
SETimes: Cilat janë problemet kryesorë që ndeshin njerëzit në Strepçe?
Nikolic: Papunësia dhe ekonomia, sigurisht. Unë besoj se duke zbatuar projektet e rinj dhe duke kryer një privatizim të suksesshëm të qendrës së skive [të Brezovicës], mund të zgjidhim shumicën e problemeve.
SETimes: A është e mundëshme që të ndahet politika nga problemet e përditshëm?
Nikolic: Ky është synimi im. Unë nuk jam një njeri që sheh tek e kaluara. Vizioni im për suksesin për të ardhmen është që të jetojmë me fqinjët tanë në marrëdhënie të mira dhe të kemi ekonomi të mirë në bashkinë tonë. Strepçe do të jetë shembulli më i mirë i një bashkie shumë-etnike në Kosovë.
SETimes: Sa mbështetje merrni nga qeveria e Kosovës?
![]() "Unë besoj se duke zbatuar projektet e rinj dhe duke kryer një privatizim të suksesshëm të qendrës së skive [të Brezovicës], mund të zgjidhim shumicën e problemeve," thotë Nikoliç. [Getty Images] |
Nikoliç: Tani jam i kënaqur. Nuk mund të qahem.
SETimes: Sa i rëndësishëm është ndikimi i qeverisë së Beogradit në Strepçe? Nikoliç: Unë besoj se njerëzit në Strepçe e kuptojnë se qyteti i tyre është vendi ku duhet të merren vendimet, jo në Beograd apo në Prishtinë. Duhat t'a marrim fatin tonë në duart tona. Gjithkush që i do të mirën popullit në Strepçe është i mirëpritur.
SETimes: Si do t'a zgjidhni problemin e strukturave paralele të mbështetura nga Beogradi?
Nikoliç: Sipas meje, problemi u zgjidh ditën kur mora zyrat prej tyre. Bashkësia ndërkombëtare lejoi zgjedhjet në maj 2008 dhe nuk mund të injorojmë rezultatet. Ky është më shumë një problem për bashkësinë ndërkombëtare.
SETimes: Si e shihni të ardhmen e bashkësisë serbe në Kosovë?
Nikoliç: Duhet të respektojmë besimin dhe traditat e serbëve; të mbështesim [rolin e tyre] në zhvillimin ekonomik dhe mund të integrohemi.
SETimes: A duhet të forcojnë serbët partitë politike të tyre serbe të Kosovës?
Nikoliç: Partia Liberale e Pavarur është një nga pak partitë politike serbe që vepron vetëm në Kosovë, e vetmja që kujdeset për të ardhmen e të gjithë serbëve të Kosovës. Rezultatet në zgjedhjet vendore janë provë se kemi mbështetje të madhe.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes