08/03/2010
Ndërsa interesi në median shoqërore merr vrull në rajon, edhe presidentët futen në veprim.
Nga Natasha Radiç për Southeast European Times në Zagreb - 08/03/10
![]() Po të kesh një kompjuter, ke një mik. [Getty Images] |
Me 400 milionë anëtarë anembanë botë, Facebook ka të ngjarë të faqja në internet e rrjetit shoqëror më e admiruar prej të gjithave. E stërmadhe në Shtetet e Bashkuara, e madhe në Kinë dhe që shkon në të gjithë kontinentet, ajo ofron përkthime në më shumë se 70 gjuhë. Shumë nga këto gjuhë gjenden anembanë Ballkanit, ku Facebook, së bashku me youtube.com dhe një sërë imituesish, ka mbledhur disa milionë përdorues.
Aq popullor është Facebook sa që presidenti i ri kroat Ivo Josipoviç, ka faqen e profilit të tij. Kompozitori i muzikës dhe avokati i shndërruar në politikan, i zgjedhur në janar, ka 5,000 "miq" në internet, të cilët komentojnë rregullisht mbi përpjekjet publike dhe private të tij.
Ai iu bashkua Facebook me rreth 800,000 kroatë të tjerë, kolegë politikanë, një sërë personalitetesh, aktorë, artistë, atletë dhe njerëz të zakonshëm. Nuk është e gjitha zbavitje dhe lojra, megjithatë, pasi njerëzit i përdorin gjithashtu mjetet e medias shoqërore për të ngritur fonde për viktimat e tërmetit në Haiti apo për fëmijët e sëmurë që kanë nevojë për kujdes shëndetësor në pjesët e tjera të botës.
![]() Lidhuni me SETimes në Fejsbuk! |
Faqet në internet të gazetave, shërbimeve kabllore, televizionit dhe radios janë me mjaft interes për përdoruesit ballkanikë të internetit. Faqet kryesore në internet përfshijnë koha.net, gazetaexpress.com, telegrafi.com dhe B92.net. Në këto faqe në internet bëhen debate me tema që shkojnë nga rivalitetet etnike tek letërsia dhe artet.
Në Bullgari, Facebook është rritur dhjetë herë që nga 2009 për t'u bërë faqja e dytë më e preferuar në internet, sipas Alexa Internet Inc, një degë e Amazon.com që gjurmon informacion në internet. Më shumë se 80% e përdoruesve të Facebook në Bullgari janë nën moshën 40 vjeç.
Gjithashtu i madh në Bullgari është blogu i përgjithshëm kryesor svejo.net, i renditur i 25-ti dhe më i admiruar se Twitter dhe myspace.com në Bullgari. Vendi megjithatë, ka përqindjen më të ulët të familjeve të lidhura më internet, në rreth 30%, sipas të dhënave nga agjensia e të dhënave e BE, Eurostat.
![]() Partitë politike serbe po nxitojnë të përfitojnë nga interesimi në rritje në median shoqërore. [Nikola Barbutov/SETimes] |
Maqedonia dhe Serbia kanë norma të përdoruesve të internetit përkatësisht prej 42% dhe 37%.
Në fund të 2009, Rumania renditej e katërta në botë për lidhjet më të shpejta të interneti, sipas Akamai, që boton një raport çdo tremujor "Gjendja e internetit". Firma e SHBA e vendosi Rumaninë pas Koresë së Jugut, Japonisë dhe Hong Kongut për shpejtësinë e internetit.
Vendi ballkanik megjithatë ka vetëm 38% të familjeve të tij të lidhura me internetin. I dyti më pranë Facebook në Rumani është një faqe në internet vendase e rrjetit shoqëror, e quajtur neogen.ro.
Dy vjet më parë, varianti rumun i youtube.com, i njohur si trilulilu.ro, shiti 41% të aksioneve të tij tek një biznesmen francez, i cili ka investuar gjithashtu në një lojë strategjie në internet, të quajtur eRepublik.com.
Në Bosnjë dhe Herzegovinë, studimi nga agjensia e sondazheve GfK BH tregon se 52% e të gjithë shtetasve të BiH me moshë 15 vjeç e lart, përdorin rrjetin shoqëror në internet. Gjysma e tyre janë në Facebook dhe më shumë se 50% janë femra. Sipas firmës GfK BH, shumë pak përdorues meshkuj të Facebook në BiH janë mbi 45 vjeç.
Në Kosovë, media shoqërore është bërë një mjet i përditshëm për matjen e reagimit publik ndaj një sferë të gjerë ngjarjesh: politike, kulturore dhe të zakonshme. Facebook është vatra e diskutimeve për çështje të tilla, si "Kosova në BE", "Republika e Kosovës" dhe konkursi i bukurisë "Mis Kosova".
Në Serbi, Facebook sundon. Atje, njerëzit lidhen me miqtë e vjetër brenda dhe jashtë vendit, gjejnë miq të rinj dhe punojnë për fushata politike, pasi interesi i tyre nxitet në internet.
Gati të gjitha partitë politike serbe kanë faqet e Facebook dhe natyrisht trafiku në këto faqe në internet nxehet gjatë zgjedhjeve. Faqet politike më aktive në internet në Facebook u përkasin atyre me anëtarë më të rinj. Ato përfshijnë Partinë Demokratike, Demokratët Liberalë, Partinë Progresiste Serbe dhe Partinë Demokratike të Serbisë.
![]() Miliona shtetas të Europës Juglindore kanë profilet e tyre në Facebook. [Getty Images] |
Facebook fitoi rëndësi të veçantë kur një nga udhëheqësit e opozitës, Presidenti i Serbia e Re Velimir Iliç u sulmua më 5 shkurt, ndërsa u fliste gazetarëve gjatë një proteste në rruge.
Një i dyshuar, i quajtur Dejan Stojadinoviç, u arrestua për këtë sulm. Kur gazetarët zbuluan faqen e Stojadinoviç në Facebook, ata gjetën kërcënime të shumta ndaj një sërë zyrtarësh shtetërorë, duke përfshirë Presidentin Boris Tadiç.
Në Greqi, një vend me më shumë se 11.2 milionë njerëz, më shumë se gjysma e popullsisë kanë një kompjuter. Sipas një sondazhi ndë-helenik të përdorimit të internetit më 2009, 76% e grekëve e përdorin internetin nga shtëpia dhe shumica e tyre e bëjnë këtë çdo ditë. Shumica kërkojnë përgjigje për çështje të ndryshme, nga informacioni mjekësor deri te vendi më i mirë për të gjetur prodhime të mira, ndërsa rreth 62% hyjnë në internet për të dërguar e-mail.
Vetëm 42% e grekëve të anketuar e përdorin internetin për rrjetëzime shoqërore. Megjithatë, gjatë pesë vitete të kaluar, banorët grekë midis moshave 15 dhe 18 vjeç e kanë bërë përdorimin e internetit pjesë të rutinës së tyre të përditshme, ndërsa përdorimi i Facebook u rrit në rreth 2 milionë përdorues.
Faqet më të admiruara në Greqi janë Google, që ka 96% të gjithë trafikut helenik të internetit, të pasuara nga youtube.com me 67.8% dhe një faqe e tretë më larg, me nën 50%. Një faqe e rrjetëzimit shoqëror e vendit, www.zoo.gr, po rritet me shpejtësi.
Në Greqi, blogët janë veçanërisht të admiruar, qofshin ato individualë, politikë apo shoqërorë, ndërsa shtetasit i kthehen internetit për të bërë të ditura pikëpamjet e tyre. Disa blogerë po marrin pjesë në atë që njihet si "aktivizmi në internet", në të cilin veprimet publikë, të tillë si protestat kundër masave të tanishme shtrënguese, mbërrijnë në një auditor më të madh sesa mënyra e vjetër e vënieve të posterave.
Një faqe e ndërgjegjësimit shoqëror është "Jo më zjarre", që një bashkësi e Facebook e krijoi pas zjarreve shkatërruese që rrënuan vendin disa vjet më parë.
Njerëzit kanë filluar gjithashtu t'u besojnë blogeve të rinj më shumë se stacioneve të TV, pasi informacioni i botuar në to mund të kontrollohet nga bashkësia në përgjithësi. Me të vërtetë, pak vite më parë qeveria greke urdhëroi të mbyllen dy bloge pasi ato zbuluan skandale politikë.
Në këtë raport kontribuan korrespondentët Svetla Dimitrova në Sofje, Paul Kiokoiu në Bukuresht, Maria Paravantes në Athinë, Manjola Hala në Tiranë, Bojana Milovanoviç në Beograd, Jusuf Ramadanoviç në Sarajevë dhe Linda Karadaku në Prishtinë.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes