Serbia e vendosur për t'i dhënë fund dhunës së futbollit në 2010

21/12/2009

Prokurori i shtetit kërkoi një ndalim të grupeve ekstremistë të futbollit pas vrasjes së një tifozi francez në Beograd në shtator.

Nga Igor Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd -- 21/12/09

photo

Protestuesit mbajnë një parullë që lexon 'Stop Dhunës' në qendër të Beogradit. [Getty Images]

Ministria serbe e mbrojtjes po merr masa për të siguruar që veprimtaritë sportive të jenë të sigurta në Vitin e Ri. "Qeveria duhet të zgjidhë problemin e dhunës në sporte dhe kërcënimin e huliganizmit midis tifozëve," i tha Ministri i Mbrojtjes Dragan Sutanovac B92 me qendër në Beograd.

"Për deri sa gardhet dhe barrikadat janë atje, kemi dështuar të zgjidhim çështjen," tha Sutanovac. "Unë jam tepër i bindur se viti i ardhshëm do të japë një përfundim në luftën kundër huliganizmit në veprimtaritë sportive në Serbi," tha Sutanovac.

Nisma vjen pas një vale dhune në vend që shpuri në të paktën shtatë vdekje që nga 2002.

Në shtator, një tifoz francez futbolli, Bris Taton, 28 vjeç, vdiq pasi u rrah brutalisht pas një ndeshjeje midis Partizanit të Beogradit dhe klubit francez Tuluzë, duke nxitur rreth 5,000 protestues që të marrin rrugët në kryeqytetin serb.

Rreth një duzinë të dyshuarish u arrestuan në lidhje me incidentin. Po të shpallen fajtorë, secili nga ta përballen me deri në 40 vjet burg.

Një i dyshuar tjetër është në kërkim dhe besohet se fshihet në Hollandë "nën mbrojtjen e një prej karteleve kryesore serbe të drogës", tha Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç.

photo

Serbët ndezin qirinj dhe vënë lule në sheshin kryesor të Beogradit në kujtim të tifozit francez të vrarë të futbollit Bris Taton. [Getty Images]

Javën e kaluar, 24 vjeçari Bojan Hrvatin u shpall fajtor për vrasje të shkallës së parë dhe u dënua me 30 vjet burg për vrasjen e një tifozi rival të futbollit më 2006. Tre tifozë të tjerë të klubit Rad të Beogradit u dënuan me deri në tre vjet burg për pjesëmarrje në rrahje.

Më 2007, një tifoz i ekipit Ylli i Kuq i Beogradit sulmoi një polic jashtë shërbimit me një fishekzjarr dhe u dënua me dhjetë vjet burg për tentativë vrasjeje. Një tifoz tjetër i Yllit të Kuq u vra nga një fishekzjarr që ishte hedhur nga një grup i përkrahësve të Partizan, rreth një dekadë më parë.

Gjithashtu më 2007, tifozët e Partizan u përfshinë në përleshjet në qytetin boshnjak të Mostarit që rezultuan në përjashtimin e klubit me qendër në Beograd nga Kupa e UEFA. Tifozët morën pjesë në bërjen e dokumentarit britanik "Fabrikat reale të futbollit" ku ata nuk e fshehën se mbanin armë dhe nxorrën detaje të luftrave të tyre me grupe të tjerë tifozësh.

Megjithatë, dhuna nuk përmbahet në fushën e futbollit, pasi gazetarët që njoftojnë mbi krimet janë gjithashtu në rrezik.

Gazetarja e radios dhe televizionit B92 Brankica Stankoviç mori kërcënime vdekjeje nëpërmjet Fejsbuk pas njoftimit mbi veprimtarinë kriminale që përfshinte udhëheqës të grupeve të tifozëve serbë të futbollit, njoftoi SETimes më parë këtë muaj.

"Nuk janë kërcënimet që më shqetësojnë aq shumë, por fakti se ata janë ende mjaft të fuqishëm," i tha Stankoviç së përditshmes së Athinës Kathimerini. "Eshtë një skandal që gazetarët në Serbi duhet të punojnë nën mbrojtjen e policisë. E gjithë kjo po ndodh pasi shteti tha se do të merret me ta."

Në një përpjekje për të mbytur dhunën që në djep, prokurori serb i shtetit Slobodan Radovanoviç i kërkoi në tetor Gjykatës Kushtetuese të ndalojë 14 grupe ekstremiste tifozësh futbolli.

photo

Përkrahësit e klubit të futbollit Partizan të të Beogradit, të quajtur gjithashtu Varrgërmues. [Getty Images]

Prokurori i tha një konference shtypi se kishte propozuar ndalimin për shkak se grupet e tifozëve kishin bërë thirrje për "shpërbërje me dhunë të rendit kushtetues, shkeljen e të drejtave të garantuara të pakicave dhe të drejtave të njeriut dhe për shkaktimin e urrejtjes së motivuar raciale, fetare dhe etnike."

"Ata nuk kanë agjë të përbashkët me sportet, më tepër kanë shumë më të përbashkët me krimin," tha Radovanoviç lidhur me grupet ekstremiste të sporteve.

Ky propozim, sipas Radovanoviç, është vazhdimësi e luftës së vendosur të Serbisë kundër të gjitha organizatave ekstremiste.

Nisma e Radovanoviç nuk ndalet në grupet e tifozëve. Prokurori kërkoi gjithashtu për nisjen e një procesi gjyqësor kundër presidentit të klubit të futbollit Ylli i Kuq, Vladan Lukiç për daljen në një ndeshje me një bluzë ku qenë vargjet e një kënge tifozësh që sipas prokurorit është një thirrje për dhunë.

Sidoqoftë, presidenti i Shoqatës Serbe të Futbollit Tomisllav Karaxhiç tha se do të duhej një kohë e gjatë për të ardhur në udhën e duhur. Ai paralajmëroi se detyra nuk mund të kryhet pa thyer lidhjet e paligjshme midis tifozëve dhe administratorëve të klubeve.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Ne duhet të shohim gjithashtu kush janë kandidatët për postet administrative në futboll. Përveç njerëzve të nderuar, janë ata të përfshirë në krime, ata që kanë qenë në burg apo që do të paditen," tha Radovanoviç.

Një ligj i ri që do të penalizojë ashpër keqbërësit në veprimtaritë sportive, i modeluar sipas rregullave britanike, hyri në fuqi në shtator.

Megjithë përpjekjet e fundit për të prishur dhunën në futboll, disa mendojnë se qeveria ka bërë shumë pak dhe shumë vonë. Analisti i Beogradit Zoran Dragishiç beson se zyrtarët mund të ishin përballur me grupet huligane dhe organizatat ekstremiste.

"Problemi është te politikanët, që u mungon kurajoja të nisin atë luftë sepse ata besojnë se ajo do të rezultojë në humbjen e mbështetjes nga një numër votuesish," tha Dragishiç. (Reuters-13/12/09; Sports Illustrated-10/12/09; Kathimerini-08/12/09)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment